Godina e Kryesisë së Kuvendit është ndriçuar mbrëmjen e sotme me ngjyrat e flamurit kombëtar ukrainas, në përkujtim të ditës së 1000-të të agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, theksohet mbështetja e Shqipërisë e cila do të vazhdojë e palëkundur deri në çlirimin e Ukrainës dhe paqes së qëndrueshme, kthimin e rendit ndërkombëtar dhe rindërtimin e plotë.
Njoftimi i plotë:
Godina e Kryesisë së Kuvendit ndriçohet me ngjyrat e flamurit kombëtar të Ukrainës, në përkujtim të ditës së 1000-të të agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës
Sonte në mbrëmje godina e Kryesisë së Kuvendit u ndriçua me ngjyrat e flamurit kombëtar të Ukrainës, në përkujtim të ditës së 1000-të të agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës.
Mbështetja e Shqipërisë do të vazhdojë e palëkundur deri në çlirimin e Ukrainës dhe paqes së qëndrueshme, kthimin e rendit ndërkombëtar dhe rindërtimin e plotë.
Duke mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, ne mbrojmë vlerat tona të përbashkëta, lirinë, demokracinë dhe paqen.