Partia Demokratike njoftoi se ka depozituar në Kuvend Projekt-Rezolutën “Për nderimin dhe mirënjohjen e thellë nga Republika e Shqipërisë për figurën e Presidentit Ibrahim Rugova” në 10 vjetorin e vdekjes.
Ajo kerkon dhe vendosjen në një nga sheshet kryesore të qytetit të Tiranës, të shtatores së Presidentit Ibrahim Rugova. Shtatorja, që u bë me nismën e Lulzim Bashës dhe me kontributet vullnetare të qytetarëve të Tiranës është gati.
“Është vepër e skulptorit, Idriz Balani, dhe do të përjetësojë mirënjohjen e kryeqytetasve dhe mbarë kombit për veprën e tij të pavdekshme”, thotë PD.