Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023

2024/04/23 at 5:10 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023

Inteligjenca perëndimore i ka parandaluar të paktën 10 sulme xhihadiste nëpër Evropë më 2023, ka thënë agjencia holandeze e inteligjencës, AIVD, të martën.

Sipas saj, lufta e nisur mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, e ka rritur kërcënimin për sulme tjera.

Në kuadër të sulmeve është paraparë therja e njerëzve në mënyrë rastësore, sulme në ndërtesa dhe ngjarje specifike, ka thënë AIVD në raportin e tij vjetor, pa dhënë më shumë hollësi.

“”Kanë qenë dy çështje mobilizuese: shkatërrimi i Kuranit në Holandë dhe shtetet tjera evropiane, si dhe konflikti në mes të Izraelit dhe Hamasit”, ka thënë agjencia holandeze.

Suedia e ka rritur alarmin për rrezik nga terrorizmi në të dytin më të lartë në vend, pas djegieve të Kuranit – librit të shenjtë për myslimanët – dhe akte tjera me qëllim të dëmtimit të librit, çka ka zemëruar myslimanët dhe ka nxitur kërcënime prej xhihadistëve.

Në tetor, dy tifozë suedezë të futbollit janë qëlluar për vdekje në Bruksel, dhe akti dyshohet të jetë kryer prej një burri që e ka identifikuar veten si anëtar të grupit ekstremist Shteti Islamik.

Po ashtu, në tetor të vitit të kaluar, një 20-vjeçar e ka therur për vdekje një mësues dhe i ka plagosur rëndë dy persona në një shkollë në veri të Francës.

Presidenti francez, Emmanuel Macron e pati dënuar sulmin si “terrorizëm islamik”.

Izraeli dhe Hamasi luftojnë në Gazë prej tetorit të vitit të kaluar.

Lufta është nxitur prej sulmeve të militantëve të Hamasit në tokën izraelite, më 7 tetor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 250 të tjerë.

Izraeli është përgjigjur me fushatë ushtarake, duke lënë të vdekur më shumë se 34.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Agjencia holandeze e inteligjencës nuk ka reaguar sa ka qenë numri i saktë i sulmeve që i ka parandaluar prej 7 tetorit.

Agjencia holandeze kundër terrorizmit e ka rritur në dhjetor të vitit të kaluar shkallën e kërcënimit ndaj terrorizmit, për herë të parë prej vitit 2019, duke e përmendur ndikimin e luftës në Gazë./ REL

Ju sugjerojmë

Operacioni antidrogë/“2 nga drejtuesit nga Vlora”, prokurori: Bazat në këto qytete..
Aktualitet

Operacioni antidrogë/“2 nga drejtuesit nga Vlora”, prokurori: Bazat në këto qytete..

3 Qershor, 2025 1:43 pm
Hapet një kuti votimi në Vlorë, procesi ishte i rregullt
Aktualitet

Hapet një kuti votimi në Vlorë, procesi ishte i rregullt

3 Qershor, 2025 1:37 pm
Dumani tregon se si funksiononte grupi kriminal:Kishte krijuar një rrjet në Finlandë
Aktualitet

Dumani tregon se si funksiononte grupi kriminal:Kishte krijuar një rrjet në Finlandë

3 Qershor, 2025 1:29 pm
Operacioni i trafikut të drogës/ 11 urdhër-arresti, 9 të ndaluar e 2 në kërkim
Aktualitet

Operacioni i trafikut të drogës/ 11 urdhër-arresti, 9 të ndaluar e 2 në kërkim

3 Qershor, 2025 1:11 pm
Veshjet “fake”, arrestohet ish-kandidati demokrat
Aktualitet

Veshjet “fake”, arrestohet ish-kandidati demokrat

3 Qershor, 2025 1:03 pm
Prokurori finlandez: Kokat e rrjetit shqiptarë,droga trafikohej nga Spanja e Holanda
Aktualitet

Prokurori finlandez: Kokat e rrjetit shqiptarë,droga trafikohej nga Spanja e Holanda

3 Qershor, 2025 12:53 pm
Operacioni me autoritetet finlandeze/ Dumani: Goditëm grupe të trafikut të drogës
Aktualitet

Operacioni me autoritetet finlandeze/ Dumani: Goditëm grupe të trafikut të drogës

3 Qershor, 2025 12:47 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Sherr mes të miturave në Tiranë, policia nis hetimet

3 Qershor, 2025 12:43 pm
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Aktualitet

Përndoqën në rrjetet sociale/ Shpallen në kërkim nga policia dy shtetas

3 Qershor, 2025 12:31 pm
Familjarët e denoncuan të humbur, 20-vjeçari gjendet i mbytur në liqenin e Paskuqanit
Te Fundit

U fut në liqen për t’u larë, humb jetën 38-vjeçari në Shkodër

3 Qershor, 2025 12:24 pm
Para
Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, qëndrimet e Biden dhe Trump për kanabisin

Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, qëndrimet e Biden dhe Trump për kanabisin

Panairi i punës tek Fakulteti Ekonomik, ministri Gonxhe: Do bëjmë çmos që të rrisim pagat

Panairi i punës tek Fakulteti Ekonomik, ministri Gonxhe: Do bëjmë çmos që të rrisim pagat

SHBA/Senatorja demokrate arrestohet gjatë një tentative grabitjeje

SHBA/Senatorja demokrate arrestohet gjatë një tentative grabitjeje

TE FUNDIT

Operacioni antidrogë/“2 nga drejtuesit nga Vlora”, prokurori: Bazat në këto qytete..

Operacioni antidrogë/“2 nga drejtuesit nga Vlora”, prokurori: Bazat në këto qytete..
3 Qershor, 2025

Në konferencën e përbashkët për mediat, prokurori i posaçëm Alfred Shehu bëri me dije se grupet kriminale të goditura kishin...

Lexo më shumë

Hapet një kuti votimi në Vlorë, procesi ishte i rregullt

Hapet një kuti votimi në Vlorë, procesi ishte i rregullt
3 Qershor, 2025

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve hapi këtë të martë kutinë nr. 4494/00 në KZAZ 85, në Vlorë, pas kërkesës së...

Lexo më shumë

Dumani tregon se si funksiononte grupi kriminal:Kishte krijuar një rrjet në Finlandë

Dumani tregon se si funksiononte grupi kriminal:Kishte krijuar një rrjet në Finlandë
3 Qershor, 2025

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka zbuluar se si funksiononte grupi kriminal që drejtohej nga Shqipëria. Gjatë fjalës së tij,...

Lexo më shumë

Operacioni i trafikut të drogës/ 11 urdhër-arresti, 9 të ndaluar e 2 në kërkim

Operacioni i trafikut të drogës/ 11 urdhër-arresti, 9 të ndaluar e 2 në kërkim
3 Qershor, 2025

Prokurori i posaçëm, Alfred Shehu, bëri me dije se SPAK kërkoi 11 masa sigurimi arrest me burg, të cilat janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com