Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

10 qen rruge i sulen sipër, gruaja përfundon në spital: Mund të isha paralizuar sot

2024/01/18 at 9:12 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
10 qen rruge i sulen sipër, gruaja përfundon në spital: Mund të isha paralizuar sot

Në 4 janar të këtij viti, Flutura Hoxholli tregon se kishte shkuar nga Cërriku në Durrës, të festonte ditëlindjen e të vëllait. Pas ceremonisë, niset me të shoqin dhe djalin drejt autobusit të linjës.

Del nga autobusi për të blerë një shishe ujë, por sapo zbret sulmohet nga një tufë prej 10 qensh që i hipën sipër dhe e dëmtuan në pikën që përfundoi urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës.

Pas ekzaminimeve me grafi dhe skaner, mjekët i thonë, që kishte pësuar thyerje të vertebrës së shtyllës kurrizore L2. Flutura tani është vënë në një pajisje dhe për pak i ka shpëtuar paralizës.

Flutura Hoxholli: Më datën 4 janar 2024 kisha ditëlindjen e vëllait, e festuam këtu në Durrës dhe kur mbaruam ditëlindjen, vajtëm për të hipur në autobusin e Gramshit. U futa brenda në autobus, zumë  vendet, donte dhe nja 10 minuta të ndizej autobusi. Dola bashkë me burrin. “Unë do pi një cigare”, tha, “dhe ti merr një bidon me ujë”. U nisja të merrja bidonin me ujë. M’u sul një qen nga mbrapa. U ktheva ballore qenit, që mos të më hante. Ai m’u largua njëherë, pastaj mbas tij, u turrën nja 10 qen po njëherë dhe më sulmuan. Njëri më kapi prej fustani. Edhe ato të tjerët më kapnin prej fustani, por fustani ishte copë e fortë dhe nuk arritën dot të ma shqyenin. Më hipën në gjoks dhe më rrëzuan. Nuk kisha snjë njeri aty vërdallë.

Gazetarja: Po bashkëshortin ku e kishe në atë moment?

Flutura Hoxholli: Ishte tek autobusi.

Gazetarja: Sa larg ishit ju nga autobusi?

Flutura Hoxholli: S’mund ta them dot me afërsi, por burri nuk më pa për momentin. Nuk lëvizja dot dhe thërrisja: “Ndihmë, ndihmë!”. Dëgjuan disa burra tek taksitë, erdhën larguan qentë. Pastaj m’u gjend një vajzë aty. Lajmëroi ambulancën, mori një bidon me ujë, më dha pak ujë, por unë nuk ngrihesha dot. Qëndrova aty derisa erdhi ambulanca.

Gazetarja: Mbërrite në Spitalin Rajonal të Durrësit me ambulancë. Çfarë ndodhi pastaj, e mban mend?

Flutura Hoxholli: Po, e mbaj mend. Më futën direkt, më bënë një grafi. Nga grafia, doktori që ishte në turn, dyshoi si duket tek grafia dhe më futi direkt në skaner. Tek skaneri pastaj tha që: “Ke dëmtuar një vertebër. Nga pesha që ti je rrëzuar, është shtypur dhe është thyer”.  

Gazetarja: Çfarë të kanë thënë mjekët?

Flutura Hoxholli: Shtypje e L2-shit, vertebrës L2, shumë afër me shtyllën kurrizore. Domethënë, për pak kam shpëtuar nga shtylla kurrizore, se mund të isha paralizuar sot.

Në Spitalin e Durrësit askush nuk e merr në pyetje, ndaj bën një kallzim në bashki. Gazetarja e “Stop” flet me Urgjencën Kombëtare, nëse është regjistruar rasti dhe me sallën operative të Policisë Durrës. Më pas vijnë policët dhe OPGJ dhe marrin në pyetje qytetaren për ngjarjen e rëndë.

Shefi i pavionit të ortopedisë në Spitalin e Durrësit, Neritan Myderrizi, tregon se zonja do të rrijë me korse pa lëvizur, 2-3 muaj, me shërbim mjeksor, derisa të fillojë të lëvizë sërish me mjekim dhe fizioterapi./tvklan

Ju sugjerojmë

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë
Bota

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë

14 Shtator, 2025 5:12 pm
Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore
Bota

Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore

14 Shtator, 2025 5:11 pm
“Fëmijët po paguajnë çmimin e armiqësive”/ Papa: Izraeli të lejojë ndihmat në Gaza
Bota

Papa Leoni XIV feston 70-vjetorin

14 Shtator, 2025 4:45 pm
2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë
Kronikë

2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë

14 Shtator, 2025 3:45 pm
Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra
Kronikë

Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra

14 Shtator, 2025 3:17 pm
Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza
Bota

Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza

14 Shtator, 2025 3:07 pm
Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama për protestën në Hagë: Me zemër e mendje jam edhe unë atje

14 Shtator, 2025 3:04 pm
Ish-luftëtari i UÇK: Aktakuzë pa baza për të shkatërruar ata që kanë mbrojtur kombin
Aktualitet

Ish-luftëtari i UÇK: Aktakuzë pa baza për të shkatërruar ata që kanë mbrojtur kombin

14 Shtator, 2025 3:00 pm
VIDEO/Lionel Messi “lë nam”, provon penalltinë me “Panenka” dhe e gabon
Sport

VIDEO/Lionel Messi “lë nam”, provon penalltinë me “Panenka” dhe e gabon

14 Shtator, 2025 2:16 pm
Elon Musk zbulon drogën që përdor: Më ndihmon të largoj depresionin
Bota

Britani/ Protesta kundër emigracionit, Musk: Të shpërndahet parlamenti

14 Shtator, 2025 1:31 pm
Para
Deklaratat e Bashës për aksionin e opozitës, Bardhi: Na jep leksione demokracie njeriu që dogji mandatet

Deklaratat e Bashës për aksionin e opozitës, Bardhi: Na jep leksione demokracie njeriu që dogji mandatet

Përplasja mes demokratëve te komisioni i Medias, Bardhi Ndihem keq për skenën, por ishte shpërthim i sinqertë

Përplasja mes demokratëve te komisioni i Medias, Bardhi Ndihem keq për skenën, por ishte shpërthim i sinqertë

“Rama i ka vënë shkelmin në fyt opozitës”, Bardhi: Nuk po e lejojmë që të na ngulë thikën

“Rama i ka vënë shkelmin në fyt opozitës”, Bardhi: Nuk po e lejojmë që të na ngulë thikën

TE FUNDIT

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë
14 Shtator, 2025

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, së bashku me Kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe Ambasadorin e SHBA-së Mike Huckabee, vizituan...

Lexo më shumë

Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore

Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore
14 Shtator, 2025

Qeveria australiane njoftoi se do të investojë një shumë prej 6.8 miliardë eurosh për të përmirësuar një nga kantieret e...

Lexo më shumë

Papa Leoni XIV feston 70-vjetorin

“Fëmijët po paguajnë çmimin e armiqësive”/ Papa: Izraeli të lejojë ndihmat në Gaza
14 Shtator, 2025

Më 14 shtator, Papa Leoni XIV feston 70-vjetorin e lindjes. Një ditëlindje e veçantë, që shënon jo vetëm moshën, por...

Lexo më shumë

2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë

2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë
14 Shtator, 2025

Një incident i rëndë në det ka ndodhur këtë të diel në gjirin e Kakomesë, ku dy mjete lundruese turistike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com