Tre shqiptarë dhe një italian kanë përfunduar në pranga të policisë italiane, ndërsa ishin pjesë e dy organizatave kriminale që merreshin me trafikun e marijuanës dhe heroinës. Ata ishin prej kohësh nën hetim, ndërsa operacioni i policisë italiane ka nisur që nga 14 maji në komunat e Chieti, San Salvo dhe Val Vibrata.
Nga hetimet ka rezultuar se të rinjtë (3 shqiptarët dhe italiani) kishin futur në tregun vendas rreth 10 kg marijuanë dhe 3 kg heroinë.
Lënda narkotike marijuanë kapte vlerën nga 100 deri në 150 mijë euro, ndërsa heroina 120 mijë euro. Sipas policisë italiane marijuana gjithmonë futej nga Shqipëria.
Ndërkohë dënimi për të rinjtë parashikohet të jetë nga 6 deri në 20 vite, dhe me gjobë nga 26 mijë deri në 260 mijë euro./tvklan.al