Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

10 benefitet e bananes

2016/01/29 at 10:42 AM
në -Shëndeti, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
10 benefitet e bananes

Vlerat ushqimore


Nga pikëpamja e vlerave ushqimore, kjo frutë është një burim i mirë i elementeve sikurse është potasium, magnez dhe vitamina B6. Përbërës që përdor organizmi jonë për të mbajtur trupin në formë. Nga ana tjetër jo të gjithë e dinë se banania është një frutë e pasur me antioksidantë të cilët ndihmojnë organizmin tonë nga veprimi i radikaleve të lira. Banania ndihmon në forcimin e sistemit nervor, ndihmon në humbjen në peshë dhe kontribuojnë në prodhimin e rruazave të bardha të gjakut falë kontributit të vitaminës B6.

Vetëm kaq? Jo, ka akoma vlera ushqyese në këtë frutë. Mbi të gjitha kjo frutë shton humorin e mirë. Një banane me madhësi rreth 126 gramë përmban 450 mg potasium, 30 gramë karbohidrate, 3 gramë fibra, 19 gramë sheqer dhe 1 gramë proteinë.

Përmirëson përqendrimin

Një studim i kryer nga një universitet në Angli ka përfshirë në studim rreth 300 studentë, të cilët konsumonin banane në mënyrë të vazhdueshme, çka i ka ndihmuar ata të kenë një përqendrim më të mirë. Niveli i lartë i potasiumit ndihmon studentët të studiojnë, të kenë kujtesë më të mirë dhe të kenë një përqendrim më të madh në klasë. Këtyre studentëve iu kërkua që të hanë banane për mëngjes, në rast se munden edhe në vakte të tjera.

Burim i vitaminës C

Kur flasim për vitaminën C menjëherë na vjen më mendje frutat si portokallet dhe luleshtrydhet, por edhe bananet janë një burim i mirë i vitaminës C. Një banane përmban një depozitë prej 15% të vitaminës C, vitaminë që lufton radikalet e lira dhe ndihmon në parandalimin e viruseve dhe ftohjes. Gjithashtu kontribuon në formimin e kolagjenit dhe ndihmon të mbash të shëndetshme enët e gjakut.

Burim energjie

Bananet konsiderohen një ushqim perfekt për sportistët. Një studim i kryer nga l’Appalachian State University ka evidentuar se ngrënia e gjysme banane çdo 15 minuta përgjatë pedalimit ka të njëjtin burim energjie po aq sa të konsumosh një pije energjike. Banania këshillohet të bëhet pjesë e dietës ushqimore pasi furnizon muskujt me karbohidrate, të domosdoshme për përmbajtjen e antioksidantëve që ndihmojnë në shërim më të shpejtë.

Kundër mbajtjes së ujërave

Bananet mund të jenë një aleat i mirë në mos mbajtjen e ujërave në trup dhe kundër fryrjes. Sipas një studimi të fundit, gratë të cilat hanë të paktën dy herë në ditë banane para vaktit të drekës apo darkës, brenda 60 ditëve arrijnë të reduktojnë ndjesinë e fryrjes së barkut me 50%. Kjo vjen për shkak se potasiumi i pranishëm në banane ndihmon në mos mbajtjen e lëngjeve të tepërta në organizëm.

Parandalon goditjet  

Të hash banane në mënyrë të vazhdueshme ndihmon në reduktimin e rrezikut të goditjeve në tru në menopauzë. Këtë e tregon studimi kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranë universitetit “Albert Ajnshtajn” në Nju Jork dhe publikuar në revistën mjekësore të Shoqatës Amerikane të Zemrës. Për 11 vite 90 mijë gra në menopauzë në moshë 50 deri në 79 vjeç. Gjatë kësaj kohe këto gra nuk kanë marrë suplemente potasiumi, por kanë përthithur këtë përbërës vetëm përmes ushqimeve të freskëta. Për dijeni, edhe ushqime të tjera janë të pasura me sasi të mëdha potasiumi sikurse janë fasulet e bardha, spinaqi, patatet, kungujt, kajsi të thata, rrush të thatë dhe bajamet.

Mbron shikimin

Edhe bananet sikurse karota, luajnë një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e shikimit. Në fakt bananet përmbajnë vitaminën A, një substancë esenciale për të mbrojtur sytë, për të mbrojtur nivelin e shikimit për së largu dhe së afërti. Vitamina A ndihmon në mbrojtjen e membranës së syrit dhe kornean.

Forcon kockat

Banania është jo vetëm një prej burimeve më të mira të kalciumit por rezulton gjithsesi shërben për të mbajtur kockat e forta. Sipas një studimi të publikuar në “Journal of Physiology and Biochemistry”, banania përmban substanca që ndihmojnë në tretje, gjithashtu ndihmojnë në kapacitetin e organizimit për të përthithur kalcium.

Rrit humorin

Bananet mund të jenë të domosdoshme për të gjetur humorin e mirë dhe për të reduktuar stresin, falë përmbajtjes së triptofanit, një aminoacid të cilin trupi jonë e kthen në serotoninë një neurotransmetues që na ndihmon të përmirësojmë gjendjen e shpirtit, sipas Laura Flores, nutricioniste në San Diego. Përveç vitaminës B6 të pranishme në banane, ndihmon gjithashtu për të fjetur më mirë, falë edhe magnezit të pranishëm, që ndihmon të qetësosh muskujt.

Djeg kaloritë

Një minierë vlerash ushqimore, kjo frutë përmban mesatarisht 12 mg kolinë, një substancë organike klasifikuar si një lëndë ushqyese thelbësore dhe në gjendje për të përshpejtuar procesin e lipolysis, që është procesi i degradimit të lipideve. Në pak fjalë, pra , ky komponent mund të veprojë si një djegëse e yndyrës. Ushqime të tjera që përmbajnë sasi të mëdha të këtij substance janë soja, gjeli i detit, mishi i viçit, maja e birrës dhe e verdha e vezës.

Jep ndjesinë e ngopjes

Një banane e madhësive të mesme përmban 110 kalori dhe siguron 30 gramë të karbohidrateve, 3 gramë fibra. Banania përmban fibra vegjetale të veçanta, të cilat na ndihmojnë të mbajmë ndjesinë e ngopjes sa më gjatë. Duke ngrënë një banane në ditë, largon rrezikun e shkuarjes drejt ushqimeve të konservuara. Bananet gjithashtu janë shumë të rëndësishme për sportistët dhe këshillohen të hahen një orë para stërvitjes.



Ju sugjerojmë

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025

24 Qershor, 2025 11:25 pm
Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!
-U tha në Opinion

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!

24 Qershor, 2025 11:13 pm
Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit
-U tha në Opinion

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit

24 Qershor, 2025 10:54 pm
Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025

24 Qershor, 2025 10:50 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje

24 Qershor, 2025 10:31 pm
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Aktualitet

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

24 Qershor, 2025 10:09 pm
Ambasada iraniane falënderon Vuçiçin për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-së në Iran
Rajoni

Ambasada iraniane falënderon Vuçiçin për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-së në Iran

24 Qershor, 2025 10:03 pm
Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur

24 Qershor, 2025 9:48 pm
Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?
Politikë

Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?

24 Qershor, 2025 9:35 pm
“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët
Aktualitet

“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët

24 Qershor, 2025 9:22 pm
Para
Nora Istrefi ndihet fëmijë krah nënës së saj

Nora Istrefi ndihet fëmijë krah nënës së saj

Vlorë, inaugurohet nënstacioni elektrik i Babicës

Vlorë, inaugurohet nënstacioni elektrik i Babicës

Foto lajm/ Tregu i kuajve në pazarin e Korçës

Foto lajm/ Tregu i kuajve në pazarin e Korçës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025
24 Qershor, 2025

Ditën e shtunë, më 21 qershor, shqiptarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës organizuan paradën e tyre tradicionale. Është hera...

Lexo më shumë

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!
24 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, zhvilloi një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan. I...

Lexo më shumë

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit
24 Qershor, 2025

Me rastin e paradës së shqiptarëve, kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin Blendi...

Lexo më shumë

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025
24 Qershor, 2025

Vetëm një ditë pas sulmeve të Iranit, duket se armëpushimi u arrit. Lajmin e bëri të ditur presidenti Donald Trump,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com