Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1 vit pas vdekjes së Adelës, Eraldo Rexho realizon ëndrrën e saj të madhe

2018/10/29 at 10:38 AM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 3 min
A A
1 vit pas vdekjes së Adelës, Eraldo Rexho realizon ëndrrën e saj të madhe

Largimi i parakohshëm nga jeta i gazetares dhe ish banores së Big Brother, Adelaida Xhamani, e cila la gjurmë për përpjekjet e saj për të ndryshuar mentalitetin nga vinte, ishte tragjedi jo vetëm për familjen e saj por edhe për miqtë e njerëzit që e rrethonin.

Një ndër ta është dhe Eraldo Rexho miku dhe bashkëpunëtori i saj. Jo rrallë herë ai me anë të statuseve të ndjera ka shprehur dhimbjen për vdekjen e Adelës. Themeluesi i revistës “Who” sot një vit pas humbjes së rëndë ka postuar një tjetër shkrim për miken e tij . Ai preazantoi nismën më të re “Në vend të Adelës”.


I cili me sa duket është një projekt që dyshja e kishte ëndërruar prej kohësh. Nisma, siç thotë Eraldo ka në parim dëshirën për të ndihmuar dhe për t’i dhënë shpresë vajzave të provincave. Atyre vajzave që ëndërrojnë Tiranën. E që prej pamundësive ekonomike dhe mentalitetit, nuk arrijnë kurrë të bëhen të pavarura. Vajza që njësoj si Adelaida ëndërrojnë shkollimin dhe lirinë.

Postimi i plotë i Eraldo Rexhos:

Një vit shkoi pa ty Adela… Ti e di, na ke parë, nuk ka qenë i lehtë për asnjërin nga ne. Pa ty ‘lufta’ ka qenë më e vështirë, trishtimi më i fortë, gëzimi më i shkurtër…

Por sidoqoftë jetuam, me ty çdo ditë, ndoshta dhe për ty, për ëndrrat e tua. Ende sot është e vështirë që të besosh se ti nuk je. Cdo ditë hap whatsapp e messenger dhe mundohem të të gjej aty, dëgjoj zërin tënd, shoh fotot tona, qaj e qesh me ty, për kohën tonë, kohën e një shoqërie me ditë të paharrueshme, me lumturi, zënka, kapriço, realizime, krenari, probleme dhe me shumë shumë dashuri.

Adela, nuk e di ku je, ndoshta ja krah meje në zyrë tani që po shkruaj, por edhe nëse po më sheh e dëgjon nga lart, dije që më mungon shumë. Më mungon fjala jote, buzëqeshja, zgjidhja, e bërtitura, përkëdhelja, më mungon ti Adela…

Shumë njerëz kur humbasin dikë të afërt, i drejtohen Zotit me pyetjen: pse e solle në jetën time për kaq pak? Unë nuk ia bëj më Atij këtë pyetje Adela. Vendosa të mos ia bëj më. Madje përkundrazi, tani e falenderoj çdo ditë. Që më dha mundësinë të jetoj një shoqëri të pastër, si kristali, me një vajzë si ty, që më mësoi çdo ditë aq shumë.

Lotët ende nuk janë tharë, por kur kujtoj sesa xhan më e kishe dhe mendimi se je gjithmonë me mua, më ka bërë që të vazhdoj nismën që kishim në plan ta ndërmerrnim bashkë… “Në vend të Adelës” është projekti që prezantohet sot. Me dëshirën për të ndihmuar dhe për t’i dhënë shpresë vajzave të provincave, që ëndërrojnë Tiranën. Që prej pamundësive ekonomike dhe mentalitetit, nuk arrijnë kurrë të bëhen të pavarura e as të vendosin vetë për jetën e tyre, që njësoj si ty ëndërrojnë shkollimin dhe lirinë.

Më janë bashkuar shumë miq artistë në këtë projekt Adela. Ata që ti i doje fort dhe me ndihmën e tyre dhe të Zotit lart, shpresojmë të çojmë përpara këtë iniciativë që ti e kishe aq përzemër. Do takohemi bashkë pak ditë pas ditëlindjes tënde, në Tiranën që aq shumë e doje. Pusho në paqe engjëll! Parajsa është e jotja, unë jam krenar për këtë #GjithmonëMeMua #PërgjithmonëAdela #AdelaXhamani #NëVendTëAdelës #12Nëntor #arTurbina. /Opinion.al

Etiketa: adelaEnderreraldo


Ju sugjerojmë

Sulmoi një shofer taksie, arrestohet aktori i njohur
InstaBIZ

Sulmoi një shofer taksie, arrestohet aktori i njohur

14 Janar, 2026 7:10 pm
Beyonce shpallet miliardere nga Forbes
InstaBIZ

Beyonce shpallet miliardere nga Forbes

30 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot
InstaBIZ

Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot

28 Dhjetor, 2025 3:49 pm
Transformimi i aktorit/ Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë
InstaBIZ

Transformimi i aktorit/ Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë

26 Dhjetor, 2025 11:44 am
Kevin i “I vetëm në shtëpi”/ Macaulay Culkin zbulon arsyen pse hoqi dorë nga aktrimi
InstaBIZ

Kevin i “I vetëm në shtëpi”/ Macaulay Culkin zbulon arsyen pse hoqi dorë nga aktrimi

25 Dhjetor, 2025 5:22 pm
Gjenden të vdekur regjisori Rob Reiner dhe gruaja e tij, dyshohet se djali i tij…
InstaBIZ

Gjenden të vdekur regjisori Rob Reiner dhe gruaja e tij, dyshohet se djali i tij…

15 Dhjetor, 2025 8:41 am
Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni
InstaBIZ

Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni

22 Nëntor, 2025 1:31 pm
Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
InstaBIZ

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

14 Nëntor, 2025 6:51 pm
Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen
InstaBIZ

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen

14 Tetor, 2025 3:51 pm
Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri
InstaBIZ

Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri

24 Shtator, 2025 9:30 pm
Para
I riu kanosi me thikë 61-vjeçarin dhe sulmoi një efektiv policie

E rëndë/ Fëmija 4 vjeç bie në pusin e shtëpisë

Deputeti merr në mbrojtje Stresin: Rama hakmarrje ndaj tij. Kokainën ai e përdor vetë

Stresi nuk del në Apel, vendimi i befasishëm për të qenduar në burg

Era e fortë, shtyhet udhëtimi me tragetin e linjës Vlorë-Brindizi

Era e fortë, shtyhet udhëtimi me tragetin e linjës Vlorë-Brindizi
















TE FUNDIT

Kompjutera, kamera dhe Ferrari, SPAK jep detaje për operacionin e Call Center-ave

Operacioni i SPAK/Kush janë personazhet e përfshira. Zbulohet plani për të vrarë dy vëllezërit në Angli 
18 Janar, 2026

Prokuroria e Posacme ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditëve të fundit, sa I...

Lexo më shumë

Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri

Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri
18 Janar, 2026

Pentagoni ka urdhëruar rreth 1500 ushtarë aktivë në detyrë të përgatiten për një dislokim të mundshëm në Minesota, ku po...

Lexo më shumë

Çfarë efektesh do të sjellin tarifat e reja të Trump për Europën

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
18 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka shtuar dozat e kërcënimeve ndaj Europës e cila po kundërshton çdo plan të tij...

Lexo më shumë

“Do të përgjigjemi të bashkuar”, Evropa reagon ndaj kërcënimeve me tarifa të Trump

“Do të përgjigjemi të bashkuar”, Evropa reagon ndaj kërcënimeve me tarifa të Trump
18 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar një valë tarifash ndaj aleatëve evropianë derisa Shtetet e Bashkuara të lejohen të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com