Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1.8 milionë Euro investim për ujësjellësin e fshatit të Himarës, por banorët mbushin ujë në lumë

2024/01/10 at 9:14 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
1.8 milionë Euro investim për ujësjellësin e fshatit të Himarës, por banorët mbushin ujë në lumë

Fshati Kuç Buronjë i Himarës nuk ka ujë të pijshëm, edhe pse janë dhënë 1.8 milionë Euro për të ndërtuar rrjetin e tubacioneve për këta banorë.

Sipas banorëve, ujin ata e sigurojnë në lumë. Shkak është bërë lënia në mes e investimit edhe pse ka përfunduar ndërtimi i depove.

Emisioni Stop në Tv Klan ka investiguar këtë problem. Me financuese Bankën Gjermane për Zhvillim, Qeverinë Shqiptare dhe Bashkimin Evropian, me autoritet kontraktor Fondin Shqiptar Të Zhvillimit, Bashkia e Himarës si përfituese, investimi  për furnizimin me ujë të fshatit Kuç Buronjë ka kushtuar plot 1.841.303 Euro.

Banorët tregojnë se puna është lënë përgjysmë dhe në shtëpitë e tyre nuk ka asnjë pikë uji.

“Kjo depo është nisur për depo uji që do furnizonte fshatin Kuç Buronjë me gjithë lagjet e tij. Gjë të cilën tubacioni shpërndarës me difektet e saj dhe me mangësi në vendbanimet, te shtëpitë e banuara dhe të pabanuara, lagjeve të tjera nuk u kanë çuar fare tubacion. Në Gura është burimi. Tubo kryesore që kalohet në sipërfaqe në pjesën dërrmuese, që do e hajë ndryshku maksimumi për 10 vjet, del në krye të Kuçit. Përveç se kaq sa paraqita, s’ka asnjë funksion tjetër”, thotë një banor.

“Tubacionet nuk funksionojnë pasi nuk vjen uji, ka bllokim nga rezervati kryesor. Tubacioni ka ardhur te dera e shtëpisë, është marrë në dorëzim nga ujësjellësi”, shprehet një tjetër.

Administratori i Vranishtit thotë se linja nuk ka funksionuar asnjëherë.

Gramoz Balili, administrator i Vranishtit: Ka dy vjet, që është investuar. Është bërë linja, linja nuk ka funksionuar. Ne kemi bërë kërkesat, po pse, nuk e di unë, nuk jam teknik.Kemi bërë kërkesa të vazhdueshme në bashki, qoftë verbale, qoftë me shkrim. Sot, duhet të ketë ardhur brigada, për të vënë ujin në ujësjellësin, në rrjetin shpërndarës. Lagjia, që diskutojmë, lagjia përtej lumit ( Kuç Buronja), nuk ka pasur ndonjëherë ujësjellës, s’ka pasur shpërndarje. E marrin në burimet, që ka lagjia, me burime individuale.Jo në lumë, asnjë shtëpi nuk merr ujë në lumë.

Ujësjellësi kishte parashikuar të kryente lidhjet 100% brenda Nëntorit 2023. Por në Janar 2024, kjo nuk ka ndodhur.

Andrea Goro, drejtor i Ujësjellësit Himarë: Nuk është vendosur akoma sistemi 100%, sistemi i ri në punë. Ka pasur problematika teknike, po punohet. Brenda muajit Nëntor, i është dhënë fjala banorëve, kryesisë së Këshillit Bashkiak, që ujësjellësi në Kuç do të jetë funksional.

Ujësjellësi shprehet se ky investim është marrë në dorëzim në Maj të vitit 2023 dhe në Verë u përqëndrua te mbarëvajtja e sezonit turistik. Ky institucion pretendon se përsa i takon lidhjeve të reja, procesi nuk vazhdon me ritmet e duhura, sepse stafet kanë hasur me kundërshti të banorëve konsumatorë, që duan të shmangin pagesat./tvklan

Ju sugjerojmë

Dalin rezultatet e para të votave preferenciale në Mirditë, kryeson ish-gjyqtari
Aktualitet

Dalin rezultatet e para të votave preferenciale në Mirditë, kryeson ish-gjyqtari

13 Maj, 2025 1:31 pm
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
Kryesore

‘Lista e Hapur’/ Celibashi: S’lejojmë ‘trafikimin’ e votave për kandidatët

13 Maj, 2025 1:13 pm
Ndarja e votës nga Greqia, KAS tërhiqet për vendim
Aktualitet

Ndarja e votës nga Greqia, KAS tërhiqet për vendim

13 Maj, 2025 1:03 pm
Rama në selinë e PS/ Nuk komenton rezultatin e zgjedhjeve: Të mbarojnë një herë!
Aktualitet

Rama në selinë e PS/ Nuk komenton rezultatin e zgjedhjeve: Të mbarojnë një herë!

13 Maj, 2025 1:00 pm
Balla: Presim të dalim forcë e parë në Shkodër për votën e diasporës
Kryesore

Balla: Presim të dalim forcë e parë në Shkodër për votën e diasporës

13 Maj, 2025 12:46 pm
Jorida Tabaku: OSBE foli, ne nuk dimë të bëjmë zgjedhje!
Aktualitet

Jorida Tabaku: OSBE foli, ne nuk dimë të bëjmë zgjedhje!

13 Maj, 2025 12:40 pm
Votat e Greqisë/PS ankimon vendimin e Celibashit:Të vijojë numërimi!PD: S’kërkuam…
Aktualitet

Votat e Greqisë/PS ankimon vendimin e Celibashit:Të vijojë numërimi!PD: S’kërkuam…

13 Maj, 2025 12:36 pm
43 deputetë nga lista e hapur në Kuvend
Kryesore

43 deputetë nga lista e hapur në Kuvend

13 Maj, 2025 12:31 pm
Akuza për sulm seksual, dënohet me burg aktori francez Gérard Depardieu
Bota

Akuza për sulm seksual, dënohet me burg aktori francez Gérard Depardieu

13 Maj, 2025 12:19 pm
PS-ja në avantazh, PD-ja e rezervuar dhe në heshtje
Kryesore

PS-ja në avantazh, PD-ja e rezervuar dhe në heshtje

13 Maj, 2025 12:16 pm
Para
Skandali në Sarandë, humbi zgjedhjet dhe të nesërmen dha leje ndërtimi në shkelje të ligjit

Skandali në Sarandë, humbi zgjedhjet dhe të nesërmen dha leje ndërtimi në shkelje të ligjit

Lorenc Vangjeli vjen me thupër për të rrahur dhe me gurë për të vrarë Ilir Beqajn

Lorenc Vangjeli vjen me thupër për të rrahur dhe me gurë për të vrarë Ilir Beqajn

Hetimet ndaj Beqajt/ Gazetarja: Shërbimet janë marrë tek “Gzona”, faturat janë prerë në restorante të tjera

Hetimet ndaj Beqajt/ Gazetarja: Shërbimet janë marrë tek “Gzona”, faturat janë prerë në restorante të tjera

TE FUNDIT

Dalin rezultatet e para të votave preferenciale në Mirditë, kryeson ish-gjyqtari

Dalin rezultatet e para të votave preferenciale në Mirditë, kryeson ish-gjyqtari
13 Maj, 2025

Dalin rezultatet e para të votave preferenciale në Mirditë, kryeson ish-gjyqtari Kanë dalë rezultatet e para, pas nisjes së procesit...

Lexo më shumë

‘Lista e Hapur’/ Celibashi: S’lejojmë ‘trafikimin’ e votave për kandidatët

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
13 Maj, 2025

Nisur nga disa shqetësime për integritetin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë në “Listën e Hapur”,  ka reaguar...

Lexo më shumë

Ndarja e votës nga Greqia, KAS tërhiqet për vendim

Ndarja e votës nga Greqia, KAS tërhiqet për vendim
13 Maj, 2025

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ në një seancë publike pasi dëgjoi pretendimet e palëve në mbledhjen e sotme...

Lexo më shumë

Rama në selinë e PS/ Nuk komenton rezultatin e zgjedhjeve: Të mbarojnë një herë!

Rama në selinë e PS/ Nuk komenton rezultatin e zgjedhjeve: Të mbarojnë një herë!
13 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në selinë e Partisë Socialiste paraditen e kësaj të marte. Para hyrjes së selisë, Rama...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com