Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet skema mashtruese me tregtinë e ilaçeve nga Shqipëria në Itali

2019/01/08 at 12:43 PM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet skema mashtruese me tregtinë e ilaçeve nga Shqipëria në Itali

Tre kompani biznesi që operojnë në sektorin e prodhimit e tregtimit të produkteve mjekësore, njëra prej të cilave me seli në Tiranë e dy të tjera në Cosenza të Italisë akuzohen nga Policia Financiare italiane për mashtrim fiskal në fryrje të faturave të tyre të tregtimit të ilaçeve me qëllim uljen e taksës tatimore.


Ilaçet, të cilat bliheshin me çmim mjaft të lirë në Kinë e Pakistan, tregtoheshin në Shqipëri e më pas mbërrinin në Itali të papërpunuara e me një vlerë të dyfishuar nga çmimi i tyre i vërtetë.

Operacioni i Financës italiane i koduar “Trekëndëshi” ka zbardhur një skemë mashtrimi fiskal me vlerë mbi 800 mijë euro ndaj tre kompanive me pronarë dy sipërmarës italianë banues në Kozenca e anëtarë të së njëjtës familje.

Hetimet e drejtuara nga prokurorët Pier Paolo Bruni e Maurizio De Franchis, kanë zbardhur se këto kompani që operojnë në sektorin e “Prodhimit e tregtimit të produkteve mjekësore”, me anë të një mekanizmit të sofistikuar mashtrimi në mbifaturimet fiskale, kanë kryer një evazion tatimesh në vlerë monetare mbi 800 mijë euro.

Në detaje financierët italianë kanë zbuluar se kompania e ilaçeve e ngritur e me bazë në Tiranë, blinte mallra nga furnizuesit në Kinë e Pakistan. Ilaçet tranzitonin në portin e Gioia Tauros me destinacion final dy kompanitë motra të ilaçeve në Cosenza të Italisë.

Mallrat shoqëroheshin nga fatura shitje me shifra të fryera, të falsifikuara e jo me çmimin e tyre real.

Në sintezë, kompania shqiptare blinte produkte mjekësore nga furnizues në vende jo të Bashkimit Europian e i shiste më pas në Itali pa iu nënshtruar asnjë procesi përpunimi e duke dyfishuar vlerën e tyre.

Në këtë mënyrë, me anë të këtij mashtrimi fiskal, dy kompanitë e ilaçeve në Itali rrisnin koston e mallrave që tregtonin duke ulur vlerën e tyre tatimore me përfitime ekonomike të paligjshme e të pajustifikueshme.

Skema mashtruese u zbardh falë një ekzaminimi të detajuar të librave të llogarive të kompanive e materialeve të regjistruara në sistemin informatik të blerjeve të kryera nga to.

Dy sipërmarrësit italianë janë vënë nën hetim për mashtrim fiskal, emetim e përdorim faturash fiskale për transaksione që nuk ekzistojnë.

Me urdhër të Gjykatës së Paolo në provincën e Kozencas janë bllokuar llogaritë bankare të kompanive në vlerë 226 mijë euro./Alba Kepi

Burimi: OraNews

 

Etiketa: marreveshja shqiperi-italiskema mashtruesetregtia e ilaceve


Ju sugjerojmë

“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet
Aktualitet

“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet

9 Korrik, 2025 9:05 am
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë

9 Korrik, 2025 9:01 am
Mat, gjendet i pajetë 23 vjeçari. Dyshimet e para
Aktualitet

Mat, gjendet i pajetë 23 vjeçari. Dyshimet e para

9 Korrik, 2025 8:51 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit

9 Korrik, 2025 8:39 am
“Nuk pi ujë diploma”/INSTAT:Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë në 2025
Aktualitet

“Nuk pi ujë diploma”/INSTAT:Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë në 2025

9 Korrik, 2025 8:34 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025

9 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 9 korrik 2025

9 Korrik, 2025 8:15 am
Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
Para
S’mbyllën lojërat e fatit, 14 të proceduar në 24 orët e fundit

S’mbyllën lojërat e fatit, 14 të proceduar në 24 orët e fundit

Bulqizë/ Nxënësit bëjnë mësim pa ngrohje në temperatura -15 gradë Celsius

Bulqizë/ Nxënësit bëjnë mësim pa ngrohje në temperatura -15 gradë Celsius

Fifi zgjedh mes Noizyt dhe Ledrit, komenton Dafina Zeqirin e Nora Istrefin

Video/"Je si lopë, je shumë e shëmtuar",Fifi reagon ndaj ofendimeve për të
















TE FUNDIT

“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet

“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet
9 Korrik, 2025

Këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një pamje nga liqeni i zi...

Lexo më shumë

Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë

Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
9 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksioneve kundër Moskës, e 18-ta me radhë...

Lexo më shumë

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara
9 Korrik, 2025

Kosova numëron gjithsej 581,095 banesa, prej të cilave 356,959 janë të banuara, ndërsa 207,165 banesa, ose 35.7%, janë të pabanuara....

Lexo më shumë

Mat, gjendet i pajetë 23 vjeçari. Dyshimet e para

Mat, gjendet i pajetë 23 vjeçari. Dyshimet e para
9 Korrik, 2025

Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkopetit. Një 23-vjeçar është gjetur i pajetë pranë liqenit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com