Sport

Superliga, Vllaznia siguron mbijetesën. Ja kush rrezikon

               Publikuar në : 22:49 - 14/05/16 |
ri.de.

 

Vllaznia siguroi qëndrimin në Superligë pas ndeshjeve të javës së 35. Skuadra shkodrane pavarësisht humbjes 1 – 0 në fushën e Tiranës nuk rrezikon më falë diferencës së pikëve me ekipin e renditur të parafundit.

Laçi, Flamurtari dhe Bylisi nuk e kanë ende të sigurtë qëndrimin në Superligë, pasi nuk ia lejon ende matematika. Bylisi barazoi pa gola me Flamurtarin në Ballsh, ndërsa Laçi u mund me rezultatin 3 – 0 nga Teuta.

Për momentin në zonën e rënies është skuadra mallakastriote dhe do të duhen ndeshjet e javës së fundit për të qartësuar gjithçka.

Kukësi fitoi 2 – 1 takimin me Tërbunin në Pukë duke lënë të hapur garën për vendin e tretë. Të konfirmuar janë ekipet që ngjiten Superligë. Korabi dhe Luftëtari do të jenë skuadrat që do të luajnë në sezonin e ardhshëm në grupin e më të mirëve.

Tv Klan

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Pas