Gregor Rama, djali i madh i kryeministrit shqiptar shfaqet në një foto të postuar në profilin e tij në facebook, shumë klas.
Të paktën kështu shkruajnë të njohur, miq, real dhe virtual, poshtë fotos së tij.
Gregu, foton e ka postuar vetë bashkë me një shënim, ku shkruan: “Dikush më pyeti nëse të njihja ty. Një milion kujtime kaluan në mendjen time, por pastaj thjesht buzëqesha dhe thashë që m’u desh të të njihja”.
Me një cigare teksa rreket për ta ndezur, nuk kishte se si të shkruante ndryshe.
Ajo që bie aq shumë në sy, nuk është cigarja dhe sigurisht as statusi i tij, por janë syzet shumë të shtrenjta të markës “Maybach”.
Djali i madh i kryeministrit është një student i arteve në degën e pikturës, i papunësuar diku, megjithatë, kohët e fundit, statusi ia ka dashur të ketë pak luks të tepërt, pikërisht kur shokët e klasës së tij nuk kanë as lekë të paguajnë kafet.
Ndërsa, Greg Rama del Bllokut me syzet e tij prej mijera eurosh.
Gjithsesi, në Shqipëri syze të tilla mban vetëm deputeti i PS-së Tom Doshi, i cili është edhe një biznesmen i njohur dhe i suksesshëm në vend, si dhe kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski.
Ky i fundit është akuzuar për superluks dhe i përfshirë në dhjetra afera korrupsioni…