Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paris 1608: Shpirtmadhi Skënderbe, edhe i vdekur, tmerronte e çorodiste muhamedanët supersticiozë

2017/04/12 at 1:05 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Paris 1608: Shpirtmadhi Skënderbe, edhe i vdekur, tmerronte e çorodiste muhamedanët supersticiozë

Nga Aurenc Bebja*

Në librin francez, të autorit Adrien de Boufflers, me titull « Le chois de plusieurs histoires et autres choses mémorables tant anciennes que modernes appariées ensemble, pour la plupart non encore divulguées », botuar në vitin 1608 nga shtëpia botuese mbretërore franceze, P. Mettayer, gjejmë një shkrim të rrallë, në faqet n° 102 – 103, dedikuar posaçërisht heroit tonë kombëtar, të madhit Gjergj Kastrioti.

Trimi shqiptar tashmë kishte ndërruar jetë. Kur turqit, e morën vesh, nuk vonuan të pushtonin Lezhën dhe të shkonin tek varri i luftëtarit legjendar që i kishte tmerruar për një çerek shekulli.

Në vijim, shkrimi i sjellur ekskluzivisht nga Aurenc Bebja, [Blogu Dars (Klos), Mat – Albania] :

okkk

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
« Pasi Muhamedanët pushtuan qytetin e Lezhës, ku ishte varrosur

Rrufeja e madhe e luftës, Skënderbeu, ata e nxorrën trupin e tij nga varri për të parë të vdekur njeriun që i kishte bërë të largoheshin të tmerruar qoftë dhe vetëm me përmendjen e emrit të tij.

Të afruar pranë kockave të tij, këta ndiheshin të lumtur që mund t’i preknin, ose të paktën t’i admironin. Edhe krerët dhe komandantët morën monedhat e arit dhe të argjendit, e i mbanin ato me nderim të madh sikur të ishin diçka e shenjtë (hyjnore) duke besuar seriozisht se mbajtja e këtyre relikeve do t’u sillte atyre lumturi ashtu si qiejt kishin vepruar për Skënderbeun.

Bëmat e Skënderbeut në luftë nuk janë admiruar vetëm nga kapitenët Muhamedanë, por edhe nga vetë perandori (sulltani) Mehmet, i cili për të imituar princin shqiptar, përdori shpatën e tij pas vdekjes, duke menduar se do të bënte të njëjtat bëma me dorën e tij kundra të Krishterëve, të përjetonte të njëjtën eksperiencë si Mbreti i Epirit, por këto tehe nuk prenë ndaj të Krishterëve.

Virtyti nuk vinte aspak nga shpata, por nga energjia nervore e krahut dhe dorës së shpirtmadhit Skënderbe, i cili e përdorte atë për të flakëruar mohuesit. »

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit: https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-1608-shpirtmadhi-skenderbe-edhe-i-vdekur-tmerronte-dhe-corodiste-muhamedanet-supersticioze/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

Ju sugjerojmë

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital
Aktualitet

Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital

8 Shkurt, 2026 2:56 pm
Kishte fshehur 10 pistoleta në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova
Kronikë

Kishte fshehur 10 pistoleta në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova

8 Shkurt, 2026 2:22 pm
“Balluku”, Berisha: Rama sheh mundësin e pezullimit të tij, të martën protestojmë
Kryesore

“Balluku”, Berisha: Rama sheh mundësin e pezullimit të tij, të martën protestojmë

8 Shkurt, 2026 1:57 pm
“Do ta vras”, arrestohet personi që kërcënoi me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve
Bota

“Do ta vras”, arrestohet personi që kërcënoi me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve

8 Shkurt, 2026 12:40 pm
Para
Çfarë po ndodh me shqiptarët dhe konsumin e cigareve? Dalin shifrat

Çfarë po ndodh me shqiptarët dhe konsumin e cigareve? Dalin shifrat

Propozimi/ Idrizi: Vendi në krizë, pakt kombëtar për drejtësinë e integrimin

Aleati i qeverisë thirrje Nishanit: Ul në tryezë Ramën e Bashën

Fotogaleri/ Skandali me varrezat e Sharrës, mbulohen nga bari dhe gjarpërinjtë

E rëndë/ Humbi vajzën 19 vjeçe, babai pret damarët mbi varrin e saj

TE FUNDIT

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
8 Shkurt, 2026

11 persona plagosën si pasojë e bombardimeve ruse në distriktin Korabelnyi të Khersonit, njoftoi administrata ushtarake rajonale e qytetit në...

Lexo më shumë

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
8 Shkurt, 2026

Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me dhunimin e Avokatit Kujtim Cakrani, duke zbardhur të...

Lexo më shumë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
8 Shkurt, 2026

Avokati Kujtim Cakrani ka treguar për mediat momentet kur sipas tij u dhunua nga dy të rinj, pranë një pike...

Lexo më shumë

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
8 Shkurt, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara u kanë vendosur Ukrainës dhe Rusisë një afat të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com