Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk e kanë me ty Rovena!

2016/09/27 at 5:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush ja ngre nervat Edi Ramës?

Nga Desada METAJ

Hera e dytë që prokuroria e përgjithshme prezantohet në debat më një grua pas ish kryeprokurores Ina Rama. Kjo ndodhi mbrëm në emisionin “Opinion”, kur prokurorja Rovena Gashi, shefe e sektorit të jashtëm në këtë institucion u ballafaqua me të ftuarit e tjerë për çështjen e kërcënimit të prokurorit të përgjithshëm, por dhe për punën e bërë nga prokuroria për zbardhjen e çështjeve delikate kryesisht ato të krimit të organizuar.

Është mëse normale që dikush që vjen për herë të parë në një format të tillë televiziv të ketë emocione, ose qoftë edhe për shkak të detyrës të rezervohet në ndërhyrjet në debat. Kjo ndodhi mbrëmë edhe me zonjën Gashi, që foli në minutën e 30-të të emisionit, ndoshta jo vetëm për mungesën e argumentave por edhe pse çështja trajtohet si konfidenciale.

A ka probleme komunikimi dhe bashkëpunimi mes institucioneve përgjegjëse për sigurinë e jetës së Adriatik Llallës? A ka gjysmë të vërteta në këtë ngjarje? Sa e aftë dhe efiçente ka qenë dhe është prokuroria për zbardhjen e ngjarjeve kriminale? Këto dhe shumë të tjera janë përgjigje që zonja në studio nuk mundi t’i përgjigjej jo vetëm për shkak të konfidencialitetit, por dhe për arsye të tjera të ngjyrosura edhe me politikë. A ishte mënyra e zgjedhur prej saj më e mira? Edhe kjo është çështje që e gjykon publiku që e ndjek debatin. Personalisht do të preferoja që në vend të saj të ishte dikush që mban më shumë përgjegjësi dhe di të komunikojë më qetë me gazetarët përballë. Por gjithsesi, nuk mund të pajtohem me histerinë shpërthyese ndaj një zonje qe në një panel dinjitoz nuk përfaqësonte asgjë më shumë se institucionin ku punon.

A është prokuroria një institucion i dobët? Ndoshta po, ndoshta shumë gjëra janë lënë në mes ose nuk janë nisur fare, por kjo nuk do të thotë që duhet të fërkojmë barkun pse është kërcënuar familja e prokurorit të përgjithshëm.

Nuk na pëlqejnë lëvizjet dhe ngjyrimet që ka marrë institucioni i akuzës? Ndoshta po, por askush nuk mund të marrë përsipër të njollosë dhe të zhgërryejë lapsin me jetën personale të një zonje që për më tepër është nënë e dy fëmijëve. Çdo gjykim profesional apo etik për prezantimin e saj në publik është mëse normal dhe profesional.

Madje edhe gjykimi për flokët apo këpucët. Ky është haraçi që paguajnë ata që dalin në gjykimin e publikut. Por më shumë se e tepruar është vala dhe llumi që kaplon ata që duan me patjetër të të tregojnë moralin në një vend ku frustrimet seksuale të meshkuve por dhe femrave shpërthejnë kur kanë përpara një grua pa mekanizma mbrojtëse nga kjo histeri gati kolektive.

Se çfarë bëjnë zonjat e administratës ne jetën private deri kur kjo nuk cënon punën e institucionit janë gjëra krejt të pavlera për publikun, veç atyre që vuajerizmin tek parku i liqenit e kanë zhvendosur nëpër portale. Ka rënëdësi vërtet jeta personale e kryeministrit,ministrave, zyrtarëve të lartë të shtetit, përfshirë dhe kryeprokurorin, por me ta nuk merret seriozisht njeri, veç thashethemeve dhe gjysmë të vërtetave që vërviten nëpër tavolina. Kjo sepse ata kanë para dhe pushtet mbi median dhe gazetarët për t’i bërë të padukshme zullumet e tyre dhe për të hedhur si pre emra thuajse të panjohur dhe që ngjallin kuriozitet për pak orë.

Sepse të vërtetat e mëdha personale të pushtetit mbeten gjithmonë pa u thënë e shkruajtur veç rasteve kur ai që vendoset në shenjëstër është ose i pambrojtur ose i kaq i padobishëm sa askush nuk e do më nëpër këmbë.

Etiketa: desada metaj

Ju sugjerojmë

Ndarja territoriale, Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive…
-U tha në Opinion

Ndarja territoriale, Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive…

30 Tetor, 2025 10:37 pm
Kur pritet të përfundojë Reforma Territoriale? Mazniku tregon objektivin e PS
-U tha në Opinion

Kur pritet të përfundojë Reforma Territoriale? Mazniku tregon objektivin e PS

30 Tetor, 2025 10:33 pm
Ndarja territoriale, Mazniku: Nuk i mbajmë dot 61 administrata funksionale
-U tha në Opinion

Ndarja territoriale, Mazniku: Nuk i mbajmë dot 61 administrata funksionale

30 Tetor, 2025 10:06 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Politikë

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar

30 Tetor, 2025 9:53 pm
Fletëthirrje për Ballukun? Gazetarja: Burime thonë se do paraqitet nesër në SPAK
-U tha në Opinion

Fletëthirrje për Ballukun? Gazetarja: Burime thonë se do paraqitet nesër në SPAK

30 Tetor, 2025 9:44 pm
Veliaj të premten në Kushtetuese, avokati shpjegon kur pritet shpallja e vendimit
-U tha në Opinion

Veliaj të premten në Kushtetuese, avokati shpjegon kur pritet shpallja e vendimit

30 Tetor, 2025 9:40 pm
Akuzat e Berishës, Manja heq xhaketën: Të sfidoj Sali
Politikë

Akuzat e Berishës, Manja heq xhaketën: Të sfidoj Sali

30 Tetor, 2025 9:17 pm
Berisha: Qytetarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, ka pasojë vetëgjyqësinë
Kryesore

Berisha: Qytetarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, ka pasojë vetëgjyqësinë

30 Tetor, 2025 8:21 pm
Gjenerali gjerman:Po i dërgojmë Rusisë një sinjal të qartë, mos guxoni të na sulmoni
Bota

Gjenerali gjerman:Po i dërgojmë Rusisë një sinjal të qartë, mos guxoni të na sulmoni

30 Tetor, 2025 8:01 pm
Messi në dilemë për Kupën e Botës 2026: S’e di nëse mund ta ndihmoj ekipin
Sport

Messi në dilemë për Kupën e Botës 2026: S’e di nëse mund ta ndihmoj ekipin

30 Tetor, 2025 7:23 pm
Para
VIDEO/ “Hiqi ti plehrat, boll të kemi ty”, kënga e re për Edi Ramën nga…

VIDEO/ "Hiqi ti plehrat, boll të kemi ty”, kënga e re për Edi Ramën nga...

Fotot/ 22-vjeçarja fiton betejën me anoreksinë, pak ditë larg nga vdekja

Fotot/ 22-vjeçarja fiton betejën me anoreksinë, pak ditë larg nga vdekja

Gazetari Artan Hoxha pas shoqërimit në prokurori: Disa histori janë tepër të verteta për tu treguar

Hoxha: Një deputet ka hyrë në burgun 302, takoi Dritan Dajtin dhe një politikan të arrestuar

TE FUNDIT

Ndarja territoriale, Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive…

Ndarja territoriale, Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive…
30 Tetor, 2025

Drejtuesi i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimali ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me Reformën Territoriale. Haxhimali...

Lexo më shumë

Kur pritet të përfundojë Reforma Territoriale? Mazniku tregon objektivin e PS

Kur pritet të përfundojë Reforma Territoriale? Mazniku tregon objektivin e PS
30 Tetor, 2025

Korriku i vitit 2026 është objektivi i PS për të përfunduar çështjen e Reformës Territoriale. Socialisti Arbjan Mazniku tha në...

Lexo më shumë

Ndarja territoriale, Mazniku: Nuk i mbajmë dot 61 administrata funksionale

Ndarja territoriale, Mazniku: Nuk i mbajmë dot 61 administrata funksionale
30 Tetor, 2025

Reforma Territoriale është një nga pikat më të rëndësishme për të cilën palët politike do të përfshihen në diskutime nëpërmjet...

Lexo më shumë

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
30 Tetor, 2025

Pasi  socialistët dolën kundër dy komisioneve hetimore ‘McGonigal’ dhe ‘11 Maj’, grupi parlamentar i PD-së do të mblidhet nesër. Mbledhja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com