Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Libri i 1829 / Rrëfimi i etnologut William Frederic Edwards mbi origjinën pellazge të shqiptarëve

2018/05/27 at 11:12 AM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Libri i 1829 / Rrëfimi i etnologut William Frederic Edwards mbi origjinën pellazge të shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 27 Maj 2018


Në librin me titull “Caractères physiologiques des Races humaines considérés dans leurs rapports avec l’histoire, lettre a M. Amédée Thierry”, të etnologut William Frederic Edwards (1777-1842), botuar në Paris në vitin 1829, gjejmë një përshkrim të veçantë të autorit në lidhje me origjinën pellazge të shqiptarëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“…Nga dy tipet (pellazgë dhe helenë) që kemi folur, është e sigurt se i pari është i pastër; ndërsa për të dytin, jo. Ky mund të jetë rezultat i një përzierjeje të të parit me një tjetër, i panjohur për ne, sepse nuk më duket mjaft elegant (uniform) apo origjinal. Duhet të kërkohet në të gjithë Greqinë duke i dhënë këtij emri kuptim më të gjerë.

Një popull gjendet aty (në Greqi) që nuk është studiuar mjaftueshëm. Ai flet gjuhën e tij; ne nuk e dimë prej nga erdhi, as kur u vendos aty; të paktën unë nuk kam qenë në gjendje të mësoj asgjë nga ata që ishin më të arsimuar.

Në disa aspekte, shqiptarët janë në Greqi ashtu siç janë baskët në të dyja anët e Pirenejeve, bretonët në Francë, galët (uellsianët) në Angli, dhe ata që flasin gjuhën « erse » në Skoci dhe Irlandë, një ‘mbetje’ banorësh të lashtë.

Pse të mos i konsiderojmë si të tillë, nëse është e vërtetë që nuk gjejmë asnjë gjurmë të origjinës së tyre të huaj qoftë në traditat e tyre, në histori, apo në krahasimin e gjuhëve?

Pse të mos jenë pasardhësit e Pellazgëve ? Kam parë shqiptarë në Venedik, madje edhe i kam pikturuar (vizatuar) ; por unë nuk do të përpiqem të vë në dukje idetë që më kanë sugjeruar, se unë nuk e di nëse kam parë tipin karakteristik të këtij populli, dhe nëse informacionet e origjinës së tyre që unë sapo kam sjellë janë të vërteta apo iluzione.

Le të shpresojmë që shkencëtarët e dërguar në të dy vendet, që kanë qenë vatrat e para të rilindjes në Evropë, do të ndërrmarin nisma të reja ekspeditash shkencore, të cilat do të rivalizojnë me ato të lundruesve, në lidhje me përcaktimin e saktë të llojeve të racave njerëzore…”

Source : Bibliothèque numérique de Lyon

 * Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/libri-i-1829-rrefimi-i-etnologut-william-frederic-edwards-mbi-origjinen-pellazge-te-shqiptareve/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

Etiketa: pellazgetwilliam frederic


Ju sugjerojmë

Veliaj 1 vit në burg, studiot ligjore: Persekutim politik, i është mohuar procesi…
Aktualitet

Veliaj 1 vit në burg, studiot ligjore: Persekutim politik, i është mohuar procesi…

10 Shkurt, 2026 11:31 am
Protesta e PD/ Policia në gatishmëri maksimale, RENEA dhe 1400 efektivë në terren
Aktualitet

Protesta e PD/ Policia në gatishmëri maksimale, RENEA dhe 1400 efektivë në terren

10 Shkurt, 2026 11:27 am
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protesta e PD/Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni larg grumbullimeve

10 Shkurt, 2026 10:24 am
Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
Kryesore

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

10 Shkurt, 2026 8:34 am
Parashikimi i motit, 28 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:32 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i yjeve, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:29 am
Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
-U tha në Opinion

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

9 Shkurt, 2026 11:26 pm
Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
-U tha në Opinion

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

9 Shkurt, 2026 10:52 pm
Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
-U tha në Opinion

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

9 Shkurt, 2026 10:38 pm
Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Para
Kush është drejtuesja e re e prokurorisë së Durrësit, si liroi djalin e Ruçit 5 vite më parë

Flasin të arrestuarit për bastisjen e Prokurorisë: Nuk e kemi bërë ne vjedhjen

Protesta/ 11 policë të plagosur, Veliu: Policët treguan profesionalizëm

Pas filmimeve, policia procedon 20 protestues

Nëna fut djalin në makinën larëse, e hedh me fytyrë për tokë dhe e fotografon  

Nëna fut djalin në makinën larëse, e hedh me fytyrë për tokë dhe e fotografon  
















TE FUNDIT

Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin

Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin
10 Shkurt, 2026

Në seancën e së martës, Henrik Hoxha, i pandehur në dosjen "Plumbi i artë" rrëfeu atentatin e dështuar ndaj biznesmenit...

Lexo më shumë

Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
10 Shkurt, 2026

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Bashkimi Evropian ndodhet përballë një zgjedhjeje vendimtare, të shndërrohet në një fuqi globale...

Lexo më shumë

Bashkëpunëtore e Epstein, Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në Kongres

Bashkëpunëtore e Epstein, Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në Kongres
10 Shkurt, 2026

Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e dënuar e Jeffrey Epstein, refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve të...

Lexo më shumë

Zelensky: Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë

Zelensky: Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë
10 Shkurt, 2026

Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë në një ndryshim të madh politik në kohë lufte, njoftoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com