Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Le Figaro (1932)/ “Shqipëria ka bërë përparime të jashtëzakonshme nën udhëheqjen e mbretit Zog”

2017/11/19 at 2:48 PM
në Aktualitet, Komente
Kohë leximi: 2 min
A A
Le Figaro (1932)/ “Shqipëria ka bërë përparime të jashtëzakonshme nën udhëheqjen e mbretit Zog”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Nëntor 2017


“Le Figaro” ka botuar të dielën e 27 nëntorit 1932, në faqen n°2, një shkrim me rastin e 20 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Prestigjiozia franceze ka vënë në dukje asokohe përparim-zhvillimin e kombit tonë nën drejtimin e mbretit Zog.

Si ka qenë situata e Shqipërisë në vitin 1932 ? Në vijim, përshkrimi i “Le Figaro”, sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

“28 nëntorin e ardhshëm, Shqipëria do të festojë 20 vjetorin e pavarësisë. Pikërisht, me 28 nëntor 1912 u shpall pavarësia e Shqipërisë në Vlorë, pavarësi e njohur me 20 dhjetor nga Konferenca e Londrës.

Shqipëria ka bërë përparime të jashtëzakonshme nën udhëheqjen e mbretit Zog. Janë ndërtuar qindra kilometra rrugë, ura dhe shumë shkolla. Porti i Durrësit, punimet e të cilit kanë filluar prej tetë vitesh, së shpejti do të përfundojë. Uzina elektrike, kanale ujitëse, janë në ndërtim e sipër. Tetë linja ajrore lidhin vendin me pjesën tjetër të botës. Janë mundësuar udhëtime me anije, me ardhje dhe vajtje ditore ; këto anije janë ndërtuar me komoditetin më të fundit. Një hotel i madh dhe shumë modern është afër përfundimit në Durrës. Pikërisht, në plazhin e këtij qyteti, mbreti Zog e ka për zakon të kalojë pushimet e tij verore. Pavarësisht krizës globale që, natyrisht, ka prekur edhe Shqipërinë, zhvillimi i vendit nuk është vonuar.

Të gjithë udhëtarët që kanë qëndruar në Shqipëri e dinë se të huajt janë të mirëpritur. Madje, atyre u jepen shpesh konçesione. Kështu, ata kontribuojnë në prosperitetin e vendit.

Shqipëria ka miratuar moton “Ballkani për popujt e Ballkanit”. Sjellja e saj politike është të jetojë në marrëdhënie të mira me popujt fqinjë. Traktatet janë nënshkruar me vende të ndryshme. Tirana e vlerëson veçanërisht miqësinë e Francës, e cila në shumë raste ka pasur një ndikim të madh në çështjet shqiptare.

Le të shtojmë se shumë shqiptarë, të cilët janë në krye të punëve të vendit të tyre, kanë studiuar në Francë. Mbreti Zog, i cili e njeh mirë gjuhën tonë, është një ndjekës i zjarrtë i kulturës franceze. Shkrimtarët tanë të mëdhenj janë leximet e tij të preferuara. Dhe, thuhet se, ai nuk kalon një ditë, pa lexuar një numër të madh gazetash franceze.”

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/20-vjetori-i-pavaresise-shqiperia-ka-bere-perparime-te-jashtezakonshme-nen-udheheqjen-e-mbretit-zog-le-figaro-1932/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Etiketa: ahmet zoguLe Figarombreti zogperparime te jashtezakonshme


Ju sugjerojmë

Selenicë/ Vatër zjarri në Lapardha, flakët u afrohen banesave
Aktualitet

Selenicë/ Vatër zjarri në Lapardha, flakët u afrohen banesave

19 Gusht, 2025 6:18 pm
Shqipëria pranohet zyrtarisht në SEPA
Aktualitet

Kredia në rritje, Shqipëria kryeson rajonin

19 Gusht, 2025 5:07 pm
Fluks vizitorësh në sitet historike në Durrës
Aktualitet

Fluks vizitorësh në sitet historike në Durrës

19 Gusht, 2025 4:27 pm
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Tentoi të kontrabandonte një sasi nafte që e kishte fshehur…arrestohet 61-vjeçari

19 Gusht, 2025 4:13 pm
Shtyhet në shtator publikimi i raportit final nga ODIHR
Aktualitet

Shtyhet në shtator publikimi i raportit final nga ODIHR

19 Gusht, 2025 3:56 pm
Integrimi dhe konsensusi politik/ Spiropali takon ambasadorin e BE, Silvio Gonzato
Aktualitet

Integrimi dhe konsensusi politik/ Spiropali takon ambasadorin e BE, Silvio Gonzato

19 Gusht, 2025 3:47 pm
Fluks në Portin e Durrësit, mbi 33 mijë udhëtarë kanë hyrë dhe dalë në vetëm 4 ditë
Aktualitet

Fluks në Portin e Durrësit, mbi 33 mijë udhëtarë kanë hyrë dhe dalë në vetëm 4 ditë

19 Gusht, 2025 3:12 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Patos, të plagosur tre persona

19 Gusht, 2025 2:50 pm
Rregullat e reja/ Sot hapen parukeritë, dentistët dhe qendrat tregtare
Aktualitet

Devoll/59-vjeçari vdiq pas kontrollit në klinikë, policia nis hetimin për dentistin

19 Gusht, 2025 2:09 pm
Berisha: Kur Shqipëria digjej,Edi Rama i caktoi vetes pension 4 milionë lekë në muaj
Aktualitet

Berisha: Kur Shqipëria digjej,Edi Rama i caktoi vetes pension 4 milionë lekë në muaj

19 Gusht, 2025 1:47 pm
Para
Dy persona grabisin kasafortën e Teatrit “Skampa”

Grabitja e parave në teatrin 'Skampa', policia jep një tjetër version

Vasili: Kuvendi para një situate të paprecedentë në histori, ja çfarë po ndodh me vettingun

Vasili: Krimi në krye të qeverisë largon investimet e huaja

Gjendet trupi i pajetë i shqiptarit në Greqi, shkon në 19 numri i viktimave nga përmbytjet

Gjendet trupi i pajetë i shqiptarit në Greqi, shkon në 19 numri i viktimave nga përmbytjet
















TE FUNDIT

Mbretëria e Bashkuar gati të dërgojë trupa për të mbrojtur Ukrainën

Deputetja britanike:Bandat serbe në veri të Kosovës po paguhen dhe armatosen nga Beogradi
19 Gusht, 2025

Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të dërgojë trupa për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe portet e Ukrainës, si dhe...

Lexo më shumë

Zvicra: Jemi të gatshëm të presim bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

Zvicra: Jemi të gatshëm të presim bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës
19 Gusht, 2025

Zvicra është e hapur për të pritur bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, madje edhe me pjesëmarrjen e presidentit...

Lexo më shumë

Trump: Kthimi i fëmijëve të rrëmbyer është një përparësi

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
19 Gusht, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania Trump, kanë shprehur rëndësinë e kthimit të fëmijëve ukrainas të...

Lexo më shumë

OSBE thirrje Serbisë: Mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta!

OSBE thirrje Serbisë: Mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta!
19 Gusht, 2025

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com