Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krimi në familje/ 25 vjeçari që plagosi prindërit dhe u hodh nga ballkoni, në depresion: Sapo ishte kthyer nga Gjermania

2018/05/07 at 10:07 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Krimi në familje/ 25 vjeçari që plagosi prindërit dhe u hodh nga ballkoni, në depresion: Sapo ishte kthyer nga Gjermania

I riu qe u vetëvra duke u hedhur nga ballkoni, pasi masakroi me thikë babanë dhe nënën në shtëpinë ku jetonin me qira, vetem para pak ditesh ishte kthyer nga Gjermania. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Nasi Pavllo”, në një pallat në krah të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Brian Skrapari, i cili mbeti i plagosur rëndë pasi u hodh nga kati i tretë, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve, duke humbur jetën disa orë më pas në spitalin e Traumës.

Ndërsa prindërit e tij, Ermir dhe Anila Skrapari, ndodhen në Spitalin Ushtarak. Në gjendje kritike dhe në rrezik për jetën ndodhet babai 66- vjeçar, i cili u godit të 10 herë më thikë nga i biri, në bark dhe në qafë. E ëma, ndonëse ka një plagë të rëndë në qafë, sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Por ajo ende nuk e di që i biri ka ndërruar jetë. Burime nga Policia thanë se shkak për krimin e rëndë në familje është bërë një debat që viktima Brian Skrapari ka pasur me të atin.

Sipas Policisë, nga dëshmitë e disa të afërmve të familjes Skrapari, është mësuar se 25-vjeçari vuante nga depresioni dhe prej dy vitesh kurohej me medikamente. Ndërsa kishte vetëm disa ditë që ishte kthyer nga Gjermania, ku shkonte herë pas here tek e motra, e cila studion atje për mjekësi, shkruan Panorama.

“Nga hetimet e kryera deri tani rezulton se 25-vjeçari pas një grindjeje ka goditur babanë dhe më pas nënën me thikë. Pas këtyre veprimeve i riu është hedhur nga kati i tretë i banesës”, tha zyrtarisht Policia. Nga hetimet e kryera gjatë orëve të paradites është mësuar se sherri fillimisht ka nisur mes djalit e babait. Në grindje e sipër, i riu ka marrë thikën e bukës dhe ka goditur 10 herë të atin në bark dhe në qafë. Në këtë moment ka hyrë në shtëpi nëna e tij, e cila ndodhej poshtë në dyqan. Kur ka parë skenën ajo është futur në mes, por djali e ka goditur edhe atë me thikë në qafë. Më pas ka lëshuar thikën nga dora dhe është hedhur nga ballkoni. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, e lajmëruar nga fqinjët.

Ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Burimet thanë se gjatë këqyrjes së banesës janë gjetur edhe disa medikamente që dyshohet se përdorte 25-vjeçari për depresionin. Nga dëshmitë e fqinjëve është mësuar se familja Skrapari kishte më pak se 10 ditë që ishte akomoduar në atë pallat, ku kishin marrë një shtëpi me qira. Për këtë arsye asnjë prej fqinjëve ende nuk i njihte dhe nuk kishte dëgjuar për probleme që ata mund të kishin brenda familjes.

*Pamje te renda, momenti kur 25 vjeçari që u hdoh nga ballkoni transportohet ne spital

Etiketa: brian skrapariplagosjeprindertiranevdekje

Ju sugjerojmë

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve
Aktualitet

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve

19 Nëntor, 2025 3:31 pm
Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin
Kryesore

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin

19 Nëntor, 2025 1:45 pm
Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike
Aktualitet

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

19 Nëntor, 2025 12:41 pm
Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë
Aktualitet

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë

19 Nëntor, 2025 11:43 am
Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin
Kryesore

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

19 Nëntor, 2025 11:17 am
Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji
Aktualitet

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji

19 Nëntor, 2025 10:25 am
“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK
Aktualitet

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

19 Nëntor, 2025 9:43 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

19 Nëntor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 19 nëntor 2025

19 Nëntor, 2025 7:45 am
Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
-U tha në Opinion

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

18 Nëntor, 2025 11:36 pm
Para
VIDEO/ “Jam shumë mirë, faleminderit”, gjendet turistja austriake që humbi në pyllin e Llogarasë

VIDEO/ “Jam shumë mirë, faleminderit”, gjendet turistja austriake që humbi në pyllin e Llogarasë

Si ta kuptoni nëse partneri po iu tradhton online, nëse jep këto sinjale bëni kujdes

Si ta kuptoni nëse partneri po iu tradhton online, nëse jep këto sinjale bëni kujdes

Rritet tatimi mbi të ardhurat për personat e dypunësuar, zbulohet shkresa e Tatimeve

Rritet tatimi mbi të ardhurat për personat e dypunësuar, zbulohet shkresa e Tatimeve

TE FUNDIT

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve
19 Nëntor, 2025

Reshjet intensive gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar një sërë problemesh në qarkun e Korçës, duke vënë në veprim...

Lexo më shumë

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump
19 Nëntor, 2025

Në mënyra dhe fusha të ndryshme, Donaldo Trump dhe Cristiano Ronaldo janë dy prej njerëzve më me influencë në botë....

Lexo më shumë

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin
19 Nëntor, 2025

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku janë përfshirë në një debat të ashpër në seancën e...

Lexo më shumë

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike
19 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama prezantoi në Kuvend buxhetin e vitit 2026 dhe paketën fiskale që e shoqëron. Buxheti që socialistët kanë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com