Koncerti vienez i Tiranës që do të mbahet më datë 2 Janar në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet ka siguruar që tani radha të gjata në sportele për një biletë e cila shkon nga 3,5,6 deri në 7 mijë lekë të rinj. Pritja për një biletë ka sjellë pakënaqësi të mëdha të adhuruesit e muzikës klasike për shkak se biletat kanë avulluar në kohë rekord. Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë kompania organizatore e cila nëpërmjet një njoftimi shkruante :”Të dashur artdashës, ju bëjmë me dije se sapo u njoftuam që shitja e biletave ka përfunduar në kohë rekord për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm nga ana juaj. Nga ana tjetër ju sigurojmë që të gjitha komentet që ju keni bërë u mbajtën shënim dhe do bëhet më e mira për edicionin tjetër 2018”
Pas pëktij postimi komentet kanë qenë fyese dhë kanë vërshuar akuzat për dështim dhe manipulim ndaj organizatorëve.
Koncerti do të mbahet më datë 2 janar në Pallatin e Kongreseve dhe në të interpretojnë violinisti Shkëlzen Dolli dhe ansambli i Filarmonisë së Vienës që përbëhet nga 40 instrumentistë dhe jo nga e gjithë filarmonia e Vjenës ndërsa programi i Tiranës do të përmbajë pjesë nga Johan Straus. Franz Lehar, Johannnes Brahms si edhe interpretimin e Marshit të Radezkyt dhe Danubi Blu.