Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këto janë 50 gratë më të fuqishme në botën e biznesit

2017/10/13 at 10:21 AM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Këto janë 50 gratë më të fuqishme në botën e biznesit

Revista Fortune ka nxjerrë listën e sivjetshme me 50 gratë më të fuqishme të botës së korportave. Në listë përfshihen drejtuese ekzekutive në korporata globale si Mary Barra e General Motors dhe Indra Nooyi e Pepsit. Listës i janë shtuar shtatë emra të rinj, ndër to është një latino-amerikane që drejton një ndër 500 kompanitë më të fuqishme të botës.


Në numrin e këtij muaji, revista Fortune ka një artikull biografik mbi Indra Nooyi, e cila renditet e dyta në listën e 50 grave më të fuqishme. 61-vjeçarja Nooyi është shefe ekzekutive e kompanisë PepsiCo, një ndër prodhuesit kryesorë globalë të ushqimit dhe pijeve me të ardhura neto mbi 63 miliardë dollarë.

Në takimin e 19-të vjetor në Uashington, zonja Nooyi thotë se kompania e saj ka përqafuar prirjet e reja për t’iu përshtatur evolimit të shitjeve me pakicë.

“Për kompani si e jona që e mbështesin modelin e shitjeve tek vendimet impulsive të konsumatorit, gjë që kërkon që konsumatori të nxitet me imazhin e produktit, na duhet të gjenim mënyra të reja për ta krijuar këtë impuls. Prandaj analizojmë ndryshimet që po ndodhin në treg për të indentifikuar mënyrat e reja të veprimit. Është ndoshta momenti më interesant për të drejtuar një kompani ushqimi e pijesh, por mund të jetë edhe momenti më i frikshëm,” thotë zonja Nooyi.

Zonja Nooyi ka qenë disa herë në këtë listë, po ashtu edhe shefja ekzekutive e kompanisë General Motors Mary Barra, e cila për të tretin vit ndodhet në vend të parë.

Në vend të 13-të është një emër i ri: Geisha Williams, e lindur në Kubë, e cila tani drejton kompaninë më të madhe elektro-energjetike të Kalifornisë. Ajo është e para latine, e lindur jashtë Shteteve të Bashkuara që përfshihet në listën e revistës Fortune.

“Ndjehem shumë e nderuar dhe e prekur që historia ime gjeti jehonë ndër ata që kanë lindur në një vend tjetër, që erdhën si imigrantë, që nuk e kishin anglishten gjuhën e nënës. Për ta unë jam shembull se çdo gjë mund të arrihet në këtë vend,” tha zonja Williams.

Në vend të 40-të është nënpresidentja e IBM-it, e cila drejton një divizion të krijuar rishtazi që po punon për të zhvilluar teknologji për të reaguar në moment kur një sistem operimi ka avari:

“Për shembull në sistemin që po zhvillojmë ne, brenda 2 sekondash identifikohet dhe veçohet një problem në zinxhirin e sigurisë ushqimore. Ndërsa aktualisht në praktikë, në kompanitë më të shpejta në reagim duhen 6 ditë e 18 orë. Mendoni sa njerëz sëmuren pasi problemi nuk kapet brenda 2 sekondash, por pas gjashtë ditësh,” thotë zonja Bridget Van Kralingen.

Lista përfshin një numër figurash që drejtojnë kompani në sektorë që nga informatike, tek automjetet e shitja me pakicë.

“Ne analizojmë të ardhurat e kompanisë ose të divizionit që këto gra drejtojnë, vlerën e kompanisë në treg dhe luhatjet e kësaj vlere gjatë viteve. Pra ka një proces specifik në zgjedhjen e këtyre emrave në listë. Ne duam të analizojmë edhe ndikimin që kanë këto gra, gjë që nuk është shumë e lehtë,” thotë Michal Lev-Ram e kompanisë “Fortune”.

Ann-Marie Campbell që drejton kompaninë Home Depot mbetet e vetmja afrikano-amerikane në listë. Gratë afrikano-amerikane ndeshin sfida specifike në ngjitjen në karrierë në korporata:

“Kur flasim me gra afrikano-amerikane në pozicione drejtuese mësojmë se duhet të punojmë më shumë që të sjellim më shumë gra në këto poste,” thotë zonja Lev-Ram.

Ajo thotë se kjo do të shtonte numrin e grave që ngjisnin shkallët e karrierës në korporata./VOA

Etiketa: #gra #biznes #50


Ju sugjerojmë

Tabaku në Konferencën e Sigurisë në SHBA: Ekonomia, çështje e sigurisë kombëtare
Politikë

Tabaku në Konferencën e Sigurisë në SHBA: Ekonomia, çështje e sigurisë kombëtare

5 Shkurt, 2026 10:44 am
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

BE: Sanksionet perëndimore po godasin fort ekonominë ruse

5 Shkurt, 2026 10:29 am
Vatikan/ Lutja e Ramës në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Mbroje Shqipërinë
Aktualitet

Vatikan/ Lutja e Ramës në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Mbroje Shqipërinë

5 Shkurt, 2026 9:46 am
“Kujdes me armët që i jepni Tajvanit”, zbardhet telefonata Xi – Trump
Bota

“Kujdes me armët që i jepni Tajvanit”, zbardhet telefonata Xi – Trump

5 Shkurt, 2026 9:29 am
Gjermania ka punëtorët më të moshuar në BE
Bota

Gjermania ka punëtorët më të moshuar në BE

5 Shkurt, 2026 9:27 am
Itali/ Humbin jetën 4 anëtarët të një familje shqiptare nga rrjedhja e gazit
Kronikë

Itali/ Humbin jetën 4 anëtarët të një familje shqiptare nga rrjedhja e gazit

5 Shkurt, 2026 9:24 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

5 Shkurt, 2026 9:22 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

5 Shkurt, 2026 9:20 am
“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem
-U tha në Opinion

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

4 Shkurt, 2026 10:42 pm
Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis
Bota

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis

4 Shkurt, 2026 10:38 pm
Para
Rama: Sot vendi s’ka opozitë, por dy shartore

Rama: Sot vendi s'ka opozitë, por dy shartore

Debat në Parlament/ Basha-Ramës: Ambasadori  amerikan dhe Kryeministri italian të kërkuan të shkëputesh nga krimi i organizuar

Debat në Parlament/ Basha-Ramës: Ambasadori amerikan dhe Kryeministri italian të kërkuan të shkëputesh nga krimi i organizuar

Si puthin shenjat e horoskopit?

Si puthin shenjat e horoskopit?
















TE FUNDIT

Tabaku në Konferencën e Sigurisë në SHBA: Ekonomia, çështje e sigurisë kombëtare

Tabaku në Konferencën e Sigurisë në SHBA: Ekonomia, çështje e sigurisë kombëtare
5 Shkurt, 2026

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, së bashku me deputetë të tjerë demokratë, morën pjesë në Konferencën e Sigurisë në Shtetet...

Lexo më shumë

BE: Sanksionet perëndimore po godasin fort ekonominë ruse

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
5 Shkurt, 2026

Sanksionet e vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë po kanë një “ndikim të ndjeshëm” në ekonominë ruse dhe mund ta çojnë...

Lexo më shumë

Vatikan/ Lutja e Ramës në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Mbroje Shqipërinë

Vatikan/ Lutja e Ramës në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Mbroje Shqipërinë
5 Shkurt, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi një vizitë në Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, Regina di Albania, ku...

Lexo më shumë

“Kujdes me armët që i jepni Tajvanit”, zbardhet telefonata Xi – Trump

“Kujdes me armët që i jepni Tajvanit”, zbardhet telefonata Xi – Trump
5 Shkurt, 2026

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump që Shtetet e Bashkuara të tregohen “të kujdesshme”...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com