Aktualitet

Ja e vërteta e bombës në Ambasadën Sovjetike

               Publikuar në : 10:25 - 27/02/16 |
root

Ishte 19 shkurti, i vitit 1951 ora 17:47, kur në pjesën e Ambasadës së ish Bashkimit Sovjetik sot Ministria e Arsimit, shpërtheu një lëndë eksplozive. Kush e hodhi bombën në perimetrin rrethues të ambasadës?!

Cili ishte qëllimi i tij dhe a kishte qenë një akt i veçuar apo në bashkëpunim. Sipas dëshmive të ish të burgosurve politik të asaj kohe, emrat që lakohen janë Hysen Llullaj dhe Qazim Laçaj.

Llullaj ishte 20 vjeç krutan, ishte pjesëtar i grupit “Rezistenca” mbas disa ditësh ai u vra në rrugën e “Shën Gjergjit” në përpjekje me agjentët e sigurimit.

I përfoluri i dytë ishte oficeri i policisë rrugore Qazim Laçaj, mbrëjen e 19 shkurtit ai ishte caktuar në detyrë në afërsi të ambasadës. Më 20 shkurt ai u arrestua për mos vigjilencë në kryerjen e detyrës, por kur mësoi në qeli se ai ishte bërë shkaktar për një terror masiv mori përsipër hedhjen e bomëbs dhe u dënua me vdekje, dhe u ekzekutua brenda ditës.

Të gjitha këto u mësuan më vonë në 20 shkurt 1951, Byroja politike u mblodh në një takim të jashtëzakonshëm. Mehmet Shehu Ministër i Brendshëm, deklaroi se edhe njëherë tjetër kemi pushkatuar jashtë ligjeve në fuqi. Të arrestojmë 100 apo 150 veta nga të cilët 10 ose 15 prej tyre ti pushkatojmë, duke zgjedhur ata më kryesorët. Kjo masë duhet të proçedohet me një masë tjetër spastrimi nga Tirana të familjeve reaksionare. Ne duhet ti përgjigjemi terrorit me terror dhe këtë duhet ta bëjme me ndërgjegjje dhe gjakftohtësi.

Në ditët në vijim u arrestuan mbi 150 vetë. Natën e 26 shkurtit 1951, 22 prej tyre u pushkatuan pranë Tiranës. Nuk u ishte komunikuar asnjë akuzë dhe asnjë nuk kishte dalë në gjyq. Vendimi për dënimin e tyre u morr një ditë më pas në 27 shkurt të vitit 1951. Dëshmitarët okular të fshatrave të Tiranës, përkatësisht Kadri dhe Selam Hysa deklaruan se në dt 18-19 shkurt të 1951, një togë policësh kanë hapur një gropë në afërsi të Urës së Beshirit me dimension 8 me 8 dhe vendi është ruajtur me policë, deri në mesnatën e 28 shkurtit, ku u pushkatuan viktimat. Fshatarët kishin dëgjuar atë natë të shtëna pushkësh dhe ulërimën e një gruaje nga vendi ku ishte hapur gropa.

Disa ditë përpara ata fshatarë pas 1990 ndihmuan familjarët e viktimave të gjeni trupat e tyre.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Pas