Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervistë Ekskluzive/ Kulla e Berishës në Viçidol, ja se si Shkëlzeni po merret ekskluzivisht me restaurimin e Kullës së babait

2016/02/13 at 10:29 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Intervistë Ekskluzive/ Kulla e Berishës në Viçidol, ja se si Shkëlzeni po merret ekskluzivisht me restaurimin e Kullës së babait

Ajo është një kullë e lartë tre katëshe, e cila është bërë shpesh objekt i kureshtisë pasi aty ka lindur Presidenti i Parë i postpluralizmit dhe një nga politikanët që kanë shenjuar 25 vitet e fundit të politikës shqiptare. Bëhet fjalë për kullën e liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fshatin Viçidol të Tropojës, e cila prej afro dy vitesh i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë. Por kush po merret ekskluzivisht me punimet e kësaj kulle, e cila shpesh është bërë objekt ngacmimi edhe nga politikanët e majtë në Parlamentin e Shqipërisë ?

Opinion.al është interesuar dhe ka mësuar se me punimet në Kullë po merret vetë djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzeni, i cili po ndjek hap pas hapi të gjitha punimet. Për të ditur më shumë se si po zhvillohen punimet në Kullë, Opinion.al ka biseduar me drejtuesin e punimeve, z. Asllan Halili, nga firma Halili Punime Dekorative, i cili trefon detaje interesante, që nga mënyra se si u kontaktua nga djali i Berishës, ndërtimi i Kullës nga e para dhe atë çka kjo Kullë do të jetë në vazhdim.

Opinion.al/ Si jeni kontaktuar për restaurimin e kullës në Viçidol?

Shtëpia e ish Kryeministrit Berisha në Viçidol është restauruar nga disa punëtorë të cilët merren me ndërtimin e shtëpive dhe mureve me gurë dekorativë. Ata janë nga fshati Rrajcë i Librazhdit. Kanë qenë katër punonjësit të cilët kanë zhvilluar një pjesë të punimeve dhe më kryesoret siç është veshja me gurë e Kullës. Ata janë Asllan,Besnik, Dritan dhe Bardhyl Halili. Ne nuk kemi pasur njohje të mëparshme me familjen Berisha por jemi lidhur me Shkëlzenin nëpërmjet një mikut tonë të përbashkët në Tiranë të cilit familja Halili i kishte ndërtuar një vilë prej guri në fshatin turistik të Voskopojës. Ka qenë pikërisht Shkëlzeni i cili është takuar fillimisht me kryeustain Asllan Halili duke i prezantuar edhe restaurimin e Kullës në Viçidol. Për restaurimin e së cilës ishte kontaktuar fillimisht një inxhinier kosovar, ndërsa ustai Asllan Halili ka bërë zbërthimin e projektit fillimisht dhe më pas i ka treguar Shkelzenit, mënyrën se si duhej rindertuar kulla. Idea është pëlqyer dhe mirëpritur nga Shkelzen Berisha. Ndërkohë fillimisht ishte menduar që kosovarët të bënin veshjen me gurë të Kullës por ata kishin hasur vështirësi në zbërthimin e projektit dhe më pas është kontaktuar familja Halili.

Opinion.al/ A ju ka bërë sugjerime Berisha në lidhje me restaurimet?

Mësohet se ish Kryeministri Berisha nuk është marrë fare me punimet. Gjatë gjithë kohës që ato u zhvilluan, ne “kokë” të tyre ka qëndruar vetëm Shkëlzeni, i cili siç e thashë edhe më lart e ka pëlqyer idenë e ndërtimit nga ana e familjes Halili dhe nuk ka bërë sugjerime rreth projektit.

Opinion.al/ A ka qenë ndonjëherë Berisha në Viçidol për të parë punimet në Kullë?

Jo, Berisha nuk ka qenë asnjëherë,  por Shkelzeni ka qenë disa herë.

Opinion.al/  Si janë zhvilluar punimet? Çfarë punimesh janë kryer? Dhe në sa kohë janë shtrirë punimet?

Punimet jane realizuar në kohë dhe muaj të ndryshme për shkak të motit tepër të ftohtë,por projekti nuk del nga kornizat e Kullës që ka qenë. Atje përgjithësisht është punuar në pranverë, verë dhe vjeshtë pasi në dimër trashësia e dëborës dhe temperaturat e ulta nuk e lejonin zhvillimin e punimeve. Kulla tre katëshe është prishur tërësisht. Vetëm një pjesë e katit të parë nuk është prishur, më pas është rindërtuar sërish kati i parë, i dytë dhe i tretë. Muret jane në brendësi me derdhje betoni dhe më pas është bërë veshja e tyre me gurë. Gurët jane të zonës, jane mbledhur nga zonat perreth dhe nga disa miniera të zonës. Punimet kanë nisur në tetor të 2014, janë ndërprerë gjatë dimrit dhe më pas kanë rinisur në pranverë. Ndërsa veshja me gurë është bërë në Tetor të vitit 2014 për 10 dite dhe më pas në nëntor të 2015 kanë rinisur për 2 javë deri në përfundim të plotë të veshjes së mureve me gure.Theksojme se familja Halili, Punime Guri Halili, ka kryer vetëm veshjen e mureve dekorative ndërsa konstrukti prej betoni është bërë nga kosovarët dhe sigurisht që edhe instalimet e nevojshme do të bëhen prej tyre.

Opinion.al/ Keni bërë vetëm rikonstruksion të jashtëm apo edhe të brendshëm të ndërtesës?

Në Kullë është ndërhyrë në të gjitha pjesët e saj, por në pjesët e brendshme ajo ende nuk është gati. Janë duke u bërë edhe punime. Kulla ka 2 dhoma në katin e parë,  2 në katin e dyte dhe 2 katin e tretë, përfshi këtu korridoret dhe 3 banja. Përveç këtyre në pjesën e jashtme është ndërtuar edhe një mur rrethues prej gati 240 metrash,  i cili është mur dekorativ. Ndërkohë qe jo të gjitha punimet kanë përfunduar në pjesën e jashtme. Ato pritet të rinisin në pranverë ku do të ndërtohen shkallë me gurë dekorativ  dhe shumë objekte dekorative zbukuruese. Në pranverë do të nisë edhe rikonstruksioni e Kullës së Xhaxhait, e cila është shumë pranë asaj të ish KM Berisha/ Bisedoi Dritan Laci

Fotogaleri. Ja se si është Kulla në fazën e tanishme të rikonstruksionit.

opinion1

opinn2opi4opi5

opi6opi3

Ju sugjerojmë

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Mbyllet sërish qeveria amerikane, ngërçi te financimi i Departamentit të Sigurisë

31 Janar, 2026 5:48 pm
Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente
Bota

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente

31 Janar, 2026 4:18 pm
OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para
Bota

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para

31 Janar, 2026 3:02 pm
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit

31 Janar, 2026 2:48 pm
Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet
Bota

Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet

31 Janar, 2026 2:26 pm
Ndërron jetë Catherine O’Hara, “mamaja” e Kevinit
InstaBIZ

Ndërron jetë Catherine O’Hara, “mamaja” e Kevinit

31 Janar, 2026 2:24 pm
Rey Manaj i jep fund aventurës në Emiratet e Bashkuara Arabe,largohet nga Al Sharjah
Sport

Rey Manaj i jep fund aventurës në Emiratet e Bashkuara Arabe,largohet nga Al Sharjah

31 Janar, 2026 2:21 pm
Endri Shabani dërgon vëzhgues në protestën e Adriatik Lapajt
Aktualitet

Endri Shabani dërgon vëzhgues në protestën e Adriatik Lapajt

31 Janar, 2026 2:13 pm
Integrimi, Spiropali: Viti 2026 vendimtar, avancojmë për mbylljen e negociatave
Politikë

Integrimi, Spiropali: Viti 2026 vendimtar, avancojmë për mbylljen e negociatave

31 Janar, 2026 2:12 pm
Pazaret e  Epstein/ E reja nga Tirana kërkoi punë, “ndërmjetësi” i kërkon video
Aktualitet

Pazaret e Epstein/ E reja nga Tirana kërkoi punë, “ndërmjetësi” i kërkon video

31 Janar, 2026 12:55 pm
Para
Video/ Nami në Napoli. Ja se si ultrasit përcjellin ekipin e Hysaj në transfertën e vështirë me Juventusin

Video/ Nami në Napoli. Ja se si ultrasit përcjellin ekipin e Hysaj në transfertën e vështirë me Juventusin

Sarandë/ E vrau për 100 mijë lekë të vjetra, ja si ndodhi grabitja-vrasje gjatë natës

Sarandë/ E vrau për 100 mijë lekë të vjetra, ja si ndodhi grabitja-vrasje gjatë natës

Më shumë kontrabandë në Rinas dhe Durrës, gjetjet e “Crown Agents”

Më shumë kontrabandë në Rinas dhe Durrës, gjetjet e “Crown Agents”

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mbyllet sërish qeveria amerikane, ngërçi te financimi i Departamentit të Sigurisë

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
31 Janar, 2026

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është mbyllur pjesërisht, pavarësisht një marrëveshjeje financimi të miratuar nga Senati. Ndërprerja e financimit filloi...

Lexo më shumë

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente
31 Janar, 2026

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, deklaroi se publikimi i dokumenteve nga dosja Epstein, “shënon fundin e një...

Lexo më shumë

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para
31 Janar, 2026

Organizata e Kombeve të Bashkuara po përballet me një krizë financiare alarmante, që sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres, mund...

Lexo më shumë

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
31 Janar, 2026

Në publik bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe zgjidhje diplomatike, por pas kuintave. Arabia Saudite duket se nuk i kundërvihet një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com