-Teknologji

Hidhini një sy Whatsapp, updati i fundit është ajo që po prisnit

               Publikuar në : 12:32 - 04/10/18 |
E SH

Pasi e ka bërë të disponueshme për përdoruesit e iOS për disa muaj, dhe duke pritur për “Swipe to Reply” , Whatsapp për Android është gati për t’u pasuruar me një veçori të re shumë interesante. Kjo është mënyra Picture-in-Picture për videot.

Kjo do të thotë që kur të marrësh një video nga YouTube, Instagram ose Facebook, mund ta shikosh drejtpërdrejt nga biseda pa e lënë aplikacionin.

E gjithë kjo ndodh përmes modalitetit PiP që u prezantua nga Apple vitin e kaluar në Safari dhe kjo ngadalë po bëhet standard sepse ju lejon të hapni një dritare për të parë filmin që është mbivendosur në proceset e tjera.

Duke folur për Whatsapp për Android, funksioni ju lejon të vazhdoni dhe kontrolloni videon (nëpërmjet butonave të luajtjes dhe pauzës) edhe nëse dilni nga biseda në të cilën është dërguar: thjesht mos e mbyllni plotësisht aplikacionin dhe filmi do të vazhdojë rregullisht.

Shpërndarja në versionin Android të aplikacionit filloi disa orë më parë, por përdoruesit raportojnë se nuk mund të funksionojë herën e parë. Në këtë rast është e nevojshme të kryesh backup-in e bisedave dhe pastaj të ri-instalosh Whatsapp, por mund të jetë gjithashtu një bug i thjeshtë.

Pas