Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto-video/ Gryka e Rugovës, një fundjavë në Alpe

2018/01/28 at 10:01 AM
në Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Foto-video/ Gryka e Rugovës, një fundjavë në Alpe

Kur vendosëm të nisemi për një fundjavë në Bogë të Rugovës iu referuam Google Maps, ku shënonte se nga Tirana në Bogë udhëtimi zgjat mbi 6 orë, shto këtu edhe ndalesat, 7 orë udhëtim!? Më duhet t’ju them që në krye të herës se këto të dhëna janë gabim. Nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, bashkë me një grup miqsh u nisëm një të premte janari me makina private drejt Alpeve. Emocionet ishin të mëdha për gjithësecilin prej nesh, e para pse pëlqejmë shumë turizmin malor dhe e dyta se do të shkonim në një vend të ri.


E vetmja frikë ishte rruga e gjatë. Për afro 2 orë mbërrijmë në doganën e Morinës. Më pas drejt Prizrenit e Pejës, që zgjat më pak se 2 orë. Rruga është shumë e mirë, autostradë deri në Pejë. Përpos tabelave na orientojnë edhe qytetarët për segmentin e fundit dhe më të rëndishmin për ne: Pejë – Rugovë – Bogë. Tabela në dalje të qytetit të Pejës shënon: “Gryka e Rugovës – 28 km”.

Është errësirë totale derisa lë qytetin dhe i ngjitesh maleve. Tani emocionet janë bërë pak lëmsh. Nuk mund ta mohoj se është pak e frikshme t’iu ngjitesh shpateve, e të përshkosh kthesa gjatë natës. Por ne ishim grup, makinat varg njëra-pas tjetrës ta largojnë pak përshtjellimin. Ja ku mbërritëm për pak minuta tek Gryka e Rugoves, që e kisha adhuruar veç në foto.

Kanionet thikë mbi lumë, rruga e ngushtë, qysh e kohës së Titos, kalon sa në njërën anë të lumit në tjetrën, nëpër disa tunele të vegjël, gjithkund nën shkëmbinj… frikë se ndonjëri prej tyre do të shkëputet! Bredhat e lartë, dritat e makinave nga kthesa në kthesa… Disa ndjesi së bashku, po aq dhe mendime të ndryshme. Më në fund në Bogë: Ishte veç 40 minuta udhëtim nga Peja në hotelin ku ne kemi prenotuar, “Magra Austria” në fshatin Bogë. Ah se harrova! Ka rënë borë, por rruga është e pastër xham. Hoteli të jep një ngrohtësi që nga jashtë, por këtë e ndjen më mirë kur hyn brenda, ku temperaturat jashtë me ato të hotelit ndryshojnë si vera me dimrin. Rehatohemi në dhoma dhe afrohemi tek oxhaku. Nga një gotë verë sigurisht….

E nesermja është një nga ato ditët që njeriu mbase nuk e harron kurrë. Në dritaren tënde shtrihet madhështor pylli me bredha të lartë… po shumë të lartë. Bora ia ka nisur shtruar. Ishte e kotë të prisje të pushonte, ndaj u nisëm për në pistën e skive, që është në qendër të fshatit. Zbresim në këmbë nga hoteli tek pista që është afro 1 km. Bora bie kaq dendur, sa kurrë nuk kisha parë kështu. “Borë si në Alpe”, do më thoshte një mik, si për të kujtuar se bora është në vendin e vet dhe në stinën e vet. Përreth pistës së skijimit janë vendosur disa bare dhe shtëpi pushimi. Po kështu edhe shkolla e të ushtruarit në ski, për ata që duhet ta mësojnë këtë sport të bukur me instruktor. Ka teleferik, motora bore, veshje skijimi me qira dhe një sipërfaqe të madhe për ski. Kafe dhe çaj të ngrohtë dhe mbi të gjitha shërbim të edukuar e sjellje vëllazërore, sidomos për ne shqiptarët e Shqipërisë.

Bora nuk pushon, ndaj detyrohemi të kthehemi në hotel pak më shpejt seç e kishim menduar. Borëpastueset punojnë papushim pasi rruga mbulohet nga bora çdo 10 minuta. Në hotel na prêt një drekë tradicionale, siç e kishim porositur. Hoteli është i mbushur plot dhe brenda bën shumë nxehtë. Për më të papërtuarit ka edhe pishina, banjo turke, sauna etj.

Më bëri përshtypje fluksi, edhe pse në fakt nuk kisha shkuar për të bërë një shkrim, pyeta kamerierin: Kështu është gjithmonë? – Jo, më tha, – vetëm në fundjavë. Këtu, të premte, të shtunë të diel, zor se gjen vende në gjithë hotelet e vilat e zonës, ama ditë jave ke vende me shumicë.

Pasditja dhe darka kalojnë këndshëm sidomos kur je me miq të mirë, natyrë të bukur dhe borën që nuk ndalon…

E nesërmja është e diela, pra dita e kthimit. Prisja me padurim të shihja Grykën e Rugovës, tashmë ditën. Pasi kaluam disa orë në pistën e skijimit, marrim rrugën e kthimit. Bora të dielën ka pushuar. Të shumta janë makinat sidomos ato me targa Kosove që vazhdojnë të ngjiten edhe pse është mesditë. Ndërsa neve që jemi për Tiranë na duhet të kthehemi…

Në të vërtetë që deri tani nuk kisha parë asgjë! Mbetëm e mrekulluar me pyjet plot me bredha që janë hijeshuar më shumë nga petku i bardhë. Një pjesë të kësaj magjie jam përpjekur t’ua sjell përmes videove e fotove që i bashkangjitën shkrimit.

Gryka e Rugovës, kanionet, ujëvara, rruga që kalon nëpër shkëmb, tuneli, bredhat që kanë mbirë edhe mbi shkëmb, janë bukuri natyrore që nuk përshkruhen me fjalë. Thjesht magjepëse! Dhe unë kam parë male e Alpe ndaj arrij ta bëj diferencen: Si Rugova nuk ka tjetër!

Disa informacione që do t’ju duhen nëse vendosni ta frekuentoni një fundjavë:

Rruga nga Tirana në Pejë është më pak se 4 orë. Nga Peja në Bogë 40 minuta. Duhet të keni zinxhirët me vete për çdo rast dhe goma dimërore për makinën edhe pse rruga ishte e hapur dhe e pastruar, ju duhet të jeni te pergatitur ne rast rreshjesh.

Disa prej çmimeve: Dhoma çift në hotel 50 euro/nata, dhoma me tre shtretër 60 euro/nata. Një mundësi e mirë janë vilat turistike me kapacitet nga 4-8 persona dhe me çmime nga 60- 80 euro. Pajisja me ski kushton 7 euro. Kafet, çaji, etj. nga 7 cent deri ne 1.2 euro. Ushqimet? Varet se çfarë zgjidhni në mënu dhe pijet që konsumoni. Por pa e tepruar me porosinë, një person mund të ushqehet me 10 euro/vakt (drekë apo darkë). Mëngjesi në disa hotele është falas, në disa të tjerë 3- 5 euro. Sigurisht mundësitë e zgjedhjes për akomodim, apo restorante janë të shumta. Në Rugovë e Bogë gjenden që nga shtëpitë e vogla alpine e deri tek hotelet me 4 yje.

Në shifra:

Shtëpi akomoduese dhe hotele: 25 në Rugovë dhe 10 në Bogë.
Atraksione, vende për tu vizituar: Gryka, Ujvara, Shpella, etj.
Numri i turistëve: 40 mijë në vit
Hapësira e skive në Bogë: 2 km

/Riviera  DEDAJ – Opinion.al


Etiketa: alpebogegryka e rugoveskosovepejarugovarugoveturizmi malor


Ju sugjerojmë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

7 Shkurt, 2026 9:54 pm
Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
Kryesore

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

7 Shkurt, 2026 8:34 pm
Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës
Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
Aktualitet

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

7 Shkurt, 2026 1:53 pm
Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër
Kronikë

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër

7 Shkurt, 2026 9:35 am
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

SHBA: Trump preferon diplomacinë me Iranin, por nuk përjashton opsionet ushtarake

7 Shkurt, 2026 9:12 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 shkurt 2026

7 Shkurt, 2026 9:08 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

7 Shkurt, 2026 9:07 am
Para
Video/ Dom Gjergj Meta: Ja çfarë duhet të mësojnë nxënësit për fenë

Kriza aktuale si krizë besimi

Ja kush është djali i ish-deputetit që u arrestua për grabitje, më parë akuzohej për drogë

Zbardhet ngjarja në Çole të Vlorës, autori iu afrua makinës në këmbë dhe shtiu ndaj 25 vjeçarit (video)

Horoskopi, 8 Gusht

Horoskopi, 28 Janar 2018
















TE FUNDIT

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
7 Shkurt, 2026

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe...

Lexo më shumë

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
7 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në Kamëz, deklaroi se "një armatë e tërë e drejtorëve,...

Lexo më shumë

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
7 Shkurt, 2026

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët, duke e cilësuar përdorimin e...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
7 Shkurt, 2026

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar miliona faqe të reja lidhur me dosjen ‘Epstein’, ku së fundmi ka rezultuar se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com