Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokumenti/ Hasan Prishtina – korrespondentit gjerman: Një leksion për rusët, një mesazh për turqit dhe një zgjidhje zvicerane për shqiptarët

2017/05/26 at 11:08 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Figaro : Letra e 12 dhjetorit 1912 për Shqipërinë nga princi patriot Albert Gjika

Nga Aurenc Bebja*


Gazeta franceze, « Le Temps », ka botuar, të dielën e 4 gushtit 1912, bisedën e zhvilluar në kryeqytetin e Kosovës mes Hasan Prishtinës dhe korrespondentit gjerman të « Vossiche Zeitung », në lidhje me situatën e Shqipërisë, e cila gjendej asokohe nën zgjedhën turke.

Politikani shqiptar – dikur deputet i Vushtrisë (në Shqipërinë veriore), por i dëbuar prej këtij posti pak kohë më vonë nga presioni i grupit politik ‘Bashkim e Përparim’ – përshkruhej si një njeri me tipare dhe veshje evropiani të kulturuar, i cili i përkiste një familjeje të vjetër të bejlerëve të Gjakovës.

Çfarë ka rrëfyer patrioti shqiptar në median gjermane ? Në vijim do të gjeni bisedën e plotë të Hasan Prishtinës, sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

« Ju e shikoni se para Prishtinës gjendet një ushtri me 25 mijë shqiptarë ; e gjithë Shqipëria e veriut është e jona, Gjakova, Mitrovica, Prizreni, Vushtria, Prishtina kanë rënë në duart tona, kryesisht pa luftë ; Duke gjykuar çdo rezistencë të padobishme, garnizonet kanë kapitulluar. Vetëm komandanti i Pejës reziston ende, por ne i kemi rrethuar trupat e tij dhe qytetin, dhe mjaftojnë vetëm disa qindra burra për ta mbajtur nën kontroll.
Nuk mund të bëhet më fjalë për kërkesa ; koha e programeve dhe e desideratave ka mbaruar. Turqit do të bëjnë premtime që nuk do të mund t’i mbajnë. Pse nuk mund të jemi ne një republikë si Zvicra ? Atje ekzistojnë kantonet ; këtu fiset ; Historisë dhe konfigurimit tonë gjeografik u duhet kjo zgjidhje. Rusët dhe Turqit nuk janë largpamës. Pas pushtimit të Kaukazit, rusët duhet t’i kishin dhënë atij autonominë ; ata do të kishin pasur një shtet me një aftësi të mrekullueshme për t’i bërë ballë Persisë dhe Turqisë. Pra, Turqia të na akordojë sot autonominë, kështu ajo shpëton situatën e saj në Evropë dhe na bën aleatët më të mirë. »


Gazetari gjerman i kërkoi Hasan Beut se çfarë do t’i thotë komisionit zyrtar që do të vijë për të negociuar, i cili sigurisht nuk do të pranojë autonominë. Hasan beu iu përgjigj :

« Në qoftë se ne mund të biem dakord në mënyrë paqësore me turqit, të cilët duhet të kuptojnë se çdo rezistencë është e padobishme, kjo do të jetë më mirë se sa lufta që do të ndërmarrim në rast të kundërt nga Shkupi deri në Selanik. Ne ende shpresojmë se Turqia do të na akordojë autonominë, e cila do t’i sigurojë miq dhe aleatë, sepse ajo nuk është më në gjendje të na mbajë kështu ; Shqipëria po i largohet. Këmbëngulja e misionit është një rrezik për të. Atëherë, ne do të diktojmë kushtet tona në Selanik ! »

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/vossische-zeitung-1912-hasan-prishtina-korrespondentit-gjerman-nje-leksion-per-ruset-nje-mesazh-per-turqit-dhe-nje-zgjidhje-te-ngjashme-me-modelin-zviceran-per-shqiptaret/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Etiketa: dokumenthasan prishtinahistori


Ju sugjerojmë

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

6 Shkurt, 2026 9:49 pm
Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
Kryesore

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

6 Shkurt, 2026 8:06 pm
Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit
Sport

Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit

6 Shkurt, 2026 8:01 pm
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë
Bota

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë

6 Shkurt, 2026 7:52 pm
Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein
Bota

Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein

6 Shkurt, 2026 7:49 pm
Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”
Politikë

Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”

6 Shkurt, 2026 7:22 pm
Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin
Aktualitet

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin

6 Shkurt, 2026 6:04 pm
3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
Kronikë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

6 Shkurt, 2026 5:42 pm
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Veliajt
Aktualitet

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Veliajt

6 Shkurt, 2026 5:40 pm
Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën
Aktualitet

Qeveria rrit pagat e administratës, kategoritë që përfitojnë

6 Shkurt, 2026 5:06 pm
Para
Video/ Ndotja nga fabrika e bakrit, banorët: Do bllokojmë autostradën

Video/ Ndotja nga fabrika e bakrit, banorët: Do bllokojmë autostradën

Tuna përsëri në shoqerinë e mikut të vjetër

Tuna përsëri në shoqerinë e mikut të vjetër

“Met Gala”/ Rita Ora me vathë 3 milionë dollarësh

Dy vite pa asnjë projekt muzikor, Rita Ora publikon këngën e re
















TE FUNDIT

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
6 Shkurt, 2026

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot nga Foltorja me demokratët e degëve 8 dhe 10, se vendimi i Gjykatës...

Lexo më shumë

Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit

Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit
6 Shkurt, 2026

Barcelona do të hyjë në fushatën zgjedhore brenda pak ditësh, përpara zgjedhjeve që do të mbahen më 15 mars.  Joan...

Lexo më shumë

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë
6 Shkurt, 2026

Franca ka hapur një konsullatë në kryeqytetin e Grenlandës, Nuuk, duke forcuar praninë e saj diplomatike në Arktik dhe duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com