Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

13 Ditë kamping në Shqipërinë e Mbretit Zog, rrëfimi i francezit

2019/01/04 at 9:45 AM
në -Kulturë, Kryesore
Kohë leximi: 7 min
A A
13 Ditë kamping në Shqipërinë e Mbretit Zog, rrëfimi i francezit

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Janar 2019


Revista franceze “L’Escargot : campeurs du Touring-club de France” ka botuar, në muajin dhjetor të vitit 1938, një shkrim tepër të veçantë mbi eksperiencën e kampingut në Shqipëri të dy bashkëkombasve të saj, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Kamping në Shqipëri

– Po shkoni në Shqipëri ?

– Po. Dhe në kamping.

– Kjo është çmenduri. Një nga miqtë e mi që njeh vendet e Ballkanit më ka thënë që është e rrezikshme të udhëtosh në këto vende, akoma dhe më shumë për kamping.

– Le ta shohim vetë.

Shqipëria është një vend përrallor për kamping dhe kampingu është mënyra ideale për të udhëtuar i qetë në Shqipëri, sepse hotelet nuk janë kaq të shumta dhe mungojnë plotësisht në vendet piktoreske. Vetëm Zoti e di nëse ka ndonjë !

Në këtë shtet simpatik të vogël të Evropës që nuk ka fare hekurudhë, mënyrat dhe traditat janë ruajtur me gjithë freskinë e tyre dhe thjeshtësinë mesjetare. Mikpritja shqiptare i bindet një ligji shumë të vëzhguar dhe ju tregojnë për të historitë më prekëse.

Për të lëvizur në këtë mbretëri, në të cilën Mbreti Zog konsiderohet si shpëtimtar, duhet të kalosh nëpër rrugë mjaft të vështira, shpesh të reduktuara në gjendjen e pistave dhe për të cilat nevojitet një makinë e mirë dhe e fuqishme. Përqindja e rampave është me të vërtetë e lartë, sidomos në Alpet dhe Rivierën Shqiptare.

Mikpritja më e shkëlqyer u rezervohet francezëve, ku atje jemi fatkeqësisht shumë të rrallë. Pra, meqenëse Francës i mungon propaganda për këtë vend, unë ju këshilloj pushuesve të kampingjeve, të shkojnë në ambasada, sepse do të zgjerojnë rrethin miqësor !

Koha ideale e udhëtimit është në pranverë deri në fund të verës. Është e nevojshme të merren parasysh shirat, mënyrat e kalimit të lumenjve pa ndihmën e urave. Për këtë arsye në sezonin e thatë, kalojmë më mirë.

Theksojmë se, si në të gjitha vendet e varfëra, jeta është jashtëzakonisht e lirë. Hanim shpesh pula, ku dy copë kushtonin 3 deri në 4 franga.

Një itinerar mjaft interesant është sigurisht ai që kam ndjekur. Duke ardhur nga Jugosllavia nëpërmjet bregdetit dalmat, hymë në Shqipëri nga Shkodra e cila, në mënyrë paqësore, shtrihet në buzë të një liqeni.

Të mërkurën qyteti gjallërohet në mënyrë të jashtëzakonshme. Është dita e tregut. Turma e dendur është shumë e larmishme.

Pazarin, i modës orientale, tek ne e quajmë treg. Imagjinoni një rrugë kryesore ku ecin myslimanët, fshataret katolike me kostume cilësore…ortodoksë, të gjithë të veshur me plisin e bardhë, një lloj stili kryesisht kombëtar.

Shumë njerëz nga fushat dhe malet përreth vijnë për të shitur, tregtuar, blerë. Nga pamja e fytyrave dhe kostumeve, dallohet se sa e ashpër, e vështirë dhe e varfër është jeta e tyre.

Në një kodër me pamje nga qyteti dhe liqeni, gjendet një kështjellë e vjetër, historia e të cilës daton nga ilirët, romakët, sllavët dhe turqit. Diçka interesante, kryqëzatat tona kanë lënë shenjën e tyre. A nuk gjendemi në itinerarin e Parisit për në Jeruzalem ?

Ne kampuam, drejt Tiranës, pak metra nga rruga. Nuk patëm frikë nga zhurma apo pluhuri i makinave, meqë ishim të vetmit që qarkullonim ndryshe se në këmbë ose me gomar.

Dy xhandarë na ruajtën tërë natën. Nuk njoh në asnjë vend tjetër kaq dashamirësi dhe një kamping të sigurtë. Pas kësaj, shkoni dhe u besoni njerëzve që kanë fobi plaçkitjen, të cilët ju sinjalojnë se Shqipëria është një vend plaçkitësish.

Kruja, qyteti i shenjtë, rrëzë malit, ishte djepi i heroit kombëtar Skënderbeut, kampion i pavarësisë, i cili në shekullin e pesëmbëdhjetë i rezistoi pushtuesit turq. Kurioz ky qytet me pazarin e tij ku në të dyja anët gjenden dyqane.

Tirana është kryeqyteti. Nuk është e madhe sigurisht, është në shkallën e kësaj mbretërie të vogël e cila ka të paktën një milion e treqind mijë banorë. Qyteti modern shtrihet në Perëndim. Ministritë, të gjitha grupohen në një shesh të bukur. Por lagjet e vjetra janë më tërheqëse. Në rrugicat shohim shumë zejtarë që punojnë lëkurë, lesh, hekur dhe bakër. Argjendarët punojnë me mjeshtëri bizhuteritë prej argjendi. Minaret e vjetra dhe disa xhami shumë elegante ju kujtojnë bukuritë e Portës së Lartë.

Për të arritur në rajonet e egra të liqeneve të larta të Ohrit dhe Prespës, duhet të shkojmë deri në luginën Shkumbinit, nëpërmjet një rrugice shumë të keqe, ku na duhet të kalojmë nganjëherë majtas, nganjëherë djathas përroit. Rreziqet dhe tundjet ia vlejnë për këtë bukuri të çuditshme. Nga larg dallojmë gurët e urave turke të një epoke të bukur.

Kodra. Zbritje e mrekullueshme në liqenin e Ohrit. Para drekës, kampi ndodhet disa hapa nga liqeni, në një plazh të bukur. Ky vend është aq piktoresk, i egër, madhështor që ne vendosim të kalojmë 48 orë atje.

Banjo e këndshme. Mëngjes i shijshëm. Boyer, gjuetar i thekët, kapi dy rosa të egra pas një prite, ku uji i arrinte deri në gjoks, me pushkën shtrirë afër ujit. Bravo !

Në jugun e Shqipërisë, i cili është sigurisht më pak i depërtuar, qarkullojmë nëpër male. Pistat shumë turistike shtrihen qoftë në kodra ose në fund të luginave nganjëherë shumë të thella, parada reale ku dëgjojmë shushurimën e ujërave të përroit. Ne e kuptojmë më mirë pse këta njerëz ishin gjithmonë të trazuar, të aftë t’i rezistojnë pushtuesit dhe madje ta shtypin atë me luftë guerile.

Panorama të mrekullueshme. Fshatrat e vogla me çati të sheshta të dominuara nga minare me majë lapsi. Në mbrëmje, në rrugicat e ndriçuara nga llambat me naftë, hasim jetën ritmike të malësorëve të guximshëm, të cilët vazhdojnë të mbulojnë gratë e tyre, duke respektuar Gjysmëhënën e Islamit.

Para se të arrijmë në detin Adriatik në Vlorë, u detyruam të zbresim nga këto male nëpërmjet një piste të tmerrshme. Ne thyejmë tubin e shkarkimit, kjo ka pak rëndësi, por ne gjithashtu thyejmë baterinë, makina zvarritet në kaosin e gurëve, të cilën godasin boshtet.

Një ndalesë të vogël në Apolloni, qytet i lashtë grek në proçes zbulimi, ku konstatojmë se është një francez që drejton gërmimet; kjo gjë na gëzon. Është e vërtetë, sa më shumë largohemi nga vendi ynë, aq më shumë e duam atë.

Pranë tij gjendet një manastir i vogël ortodoks i arkitekturës bizantine. Vetëm disa murgj jetojnë në këto mure të vjetra, shumë mirë edhe pse janë tepër të varfër, ata na ofrojnë kafen dhe na ftojnë t’u lëmë një kujtim në librin e mysafirëve. Ata duken shumë të nderuar.

Disa kilometra larg Vlorës, kampi ynë qëndron madhështor midis maleve dhe detit. Para darkës, në Adriatik, në mijëra reflektime të muzgut, marrim aperitivin dhe banjon. Vala e ngrohtë, e zjarrtë, errësohet ndërsa nata zbret. Asnjë rrudhë, asnjë dallgë, vetëm britmat tona të lumtura ngjallin jehonë që shkëmbinjtë na kthejnë në rrafshin e valëve.

Etapa e fundit, përpara !

Dhe ja kalimi i një kodre 1,050 m. Nuk mund të ndjekim bregun sepse mali bie direkt mbi det. Rampa të tmerrshme deri në 30%. Motori ndalohet, është e domosdoshme që dy shoqëruesit e mi të shtyjnë makinën dhe pushimi bëhet i detyrueshëm çdo 100 metra, vetura çahet dhe thyhet në shkëmbinj.

Më në fund kodra. Pa tranzicion, peizazhi ndryshon krejtësisht dhe deti shfaqet përsëri, në drejtim të Jugut, në një mjedis që erërat e thata kanë sterilizuar.

Duket sikur mali po hidhet drejt dallgëve. Zbritja është emocionuese…një pistë mezi e gjerë për makinën. Me marrshin e parë, me të gjitha frenat e shtrënguara, hasim vështirësi në kthesa. Pas shumë emocioneve të llojeve të ndryshme, ne arrijmë në fshatin Dhermi, në anën e pasme dhe në luginën e mbushur me selvi. Shtëpi speciale me perspektivë kurioze.

Banorët kanë ndryshuar plotësisht, gratë e zbuluara janë të dukshme në rrugë, ata lajnë rrobat në përrua. Kostumet janë më të thjeshtë, ku dominon e zeza. Shprehja është më e gjallë, njerëzit janë të lumtur që jetojnë në këtë breg të lagur nga drita, ku gjelbërimi i vreshtave dhe ullinjve dallohet nga vija e errët e selvive.

Në vazhdim të kësaj mrekullie, udhëtojmë në këtë Rivierë shqiptare, të cilën mund ta kenë zili ajo franceze dhe italiane. Akoma më tërheqëse për mendimin tim, sepse është më e egër. Asnjë kazino, asnjë klub i zhurmshëm nuk shpërfytyron këtë natyrë të bukur.

Dhe ja Saranda. Për trembëdhjetë ditë, patëm mjaft kohë për të vizituar Mbretërinë e Shqipërisë nga Perëndimi në Lindje dhe nga Veriu në Jug.

Tashmë, në bordin e anijes M.I.O, morën fund, fatkeqësisht ! zbulimet tona të folklorit shqiptar. Por kujtimet tona janë brenda nesh dhe do t’i mbajmë gjallë. Në këtë çast, në sytë tanë, parakalojnë skenat entuziaste të miqësisë ku ne ishim objekt i secilës prej stacioneve tona në qytetet e kaluara.

Miq shqiptarë, do të kthehemi sërish.

*Teksti dhe fotografitë e Michel Hodent

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/13-dite-kamping-ne-shqiperine-e-mbretit-zog-rrefimi-i-francezit-ne-revisten-l-escargot-1938/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

Etiketa: Kamping në ShqipëriL’EscargotRrefimi i francezitviti 1938


Ju sugjerojmë

“Hiqni dorë nga kundërmitingu në Vlorë”, Balla-Berishës: Po bën diversion
Kryesore

“Hiqni dorë nga kundërmitingu në Vlorë”, Balla-Berishës: Po bën diversion

4 Qershor, 2026 2:14 pm
Zvërneci, Berisha thirrje Ramës: Anuloje anti-mitingun, është praktikë fashiste
Kryesore

Zvërneci, Berisha thirrje Ramës: Anuloje anti-mitingun, është praktikë fashiste

4 Qershor, 2026 11:05 am
Rama në “Bread & Heart” Festival: Zhvillimi duhet të jetë në harmoni me natyrën
Kryesore

Rama në “Bread & Heart” Festival: Zhvillimi duhet të jetë në harmoni me natyrën

4 Qershor, 2026 10:54 am
Integrimi/ Rama intervistohet nga ambasadori italian në Berlin: Duhet më pak pengesa
Aktualitet

Rama reagon për ngjarjen e rëndë në Maliq: Ndëshkim maksimal

4 Qershor, 2026 10:06 am
Vrau policin, autori i kishte ikur 4 herë RENEA-s
Kronikë

Vrau policin, autori i kishte ikur 4 herë RENEA-s

4 Qershor, 2026 9:26 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Vrasja e efektivit të policisë në Maliq dhe plagosja e një tjetri, reagon policia

4 Qershor, 2026 9:11 am
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Maliq/ Vritet një efektiv policie gjatë operacionit, plagoset një tjetër

4 Qershor, 2026 8:29 am
6 interpelanca sot në Kuvend, opozita kërkon sqarime nga kryeministri Rama
Kryesore

6 interpelanca sot në Kuvend, opozita kërkon sqarime nga kryeministri Rama

4 Qershor, 2026 8:27 am
Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
Aktualitet

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

3 Qershor, 2026 10:40 pm
Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
Kryesore

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

3 Qershor, 2026 10:28 pm
Para
U nis me traget drejt Italisë, zhduket pa lënë gjurmë avokati shqiptar

Moti i keq, vonohen tragetet në Durrës

Ja dasmat e të famshmëve shqiptarë që do të mbahen gjatë 2019-ës

Ja dasmat e të famshmëve shqiptarë që do të mbahen gjatë 2019-ës

Video/ Nëna e Anxhelinës: Kisha 15 vite pa e parë. Dua trupin e saj

Video/ Nëna e Anxhelinës: Kisha 15 vite pa e parë. Dua trupin e saj
















TE FUNDIT

Bordi i Transparencën ndryshon sërish çmimin e karburanteve

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
4 Qershor, 2026

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve. Çmimi i shitjes me pakicë i naftës është vendosur 195 lekë/litri,...

Lexo më shumë

VIDEO/ Zvërneci, Braçe pas deklaratës së Ramës: Transparencë, asgjë tjetër

VIDEO/ Zvërneci, Braçe pas deklaratës së Ramës: Transparencë, asgjë tjetër
4 Qershor, 2026

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në...

Lexo më shumë

Kim Jong Un inspekton centralin e ri bërthamor, planifikon rritje të prodhimit

Kim Jong Un inspekton centralin e ri bërthamor, planifikon rritje të prodhimit
4 Qershor, 2026

Koreja e Veriut po vazhdon të zgjerojë kapacitetet e saj bërthamore, ndërsa vlerësohet se zotëron material të mjaftueshëm për të...

Lexo më shumë

Hezbollahu refuzon armëpushimin e SHBA me Izraelin

Hezbollahu refuzon armëpushimin e SHBA me Izraelin
4 Qershor, 2026

Hezbollahu ka refuzuar armëpushimin e mbështetur nga SHBA-ja me Izraelin. Në një deklaratë, grupi thotë se e kishte “informuar zyrtarisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}