Aktualitet

Zyrtarja e lartë amerikane: SPAK po tregon rezultate, krenarë për bashkëpunimin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:23 - 18/07/22 |
Opi Nion

Lisa Johnson, zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë.

Johnson ka zhvilluar një takim në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ajo shprehet se SHBA është krenare për bashkëpunimin me SPAK dhe e ka mbështetur atë në çdo hap.

“Jemi krenarë për bashkëpunimin me Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion. SPAK po tregon rezultate me arrestime, hetime dhe dënime për Ministra, deputetë, gjyqtarë, prokurorë, kryebashkiakë, figura të krimit të organizuar, etj. Përgëzime Kreut të SPAK Arben Kraja dhe Drejtoreshës së BKH-së Aida Hajnaj. U takova me hetuesit e BKH-së. Gjysma e tyre kanë përfunduar trajnimin disa javë më parë – përfshirë edhe trajnim një mujor të specializuar me FBI-në. Ata janë patriotë të përkushtuar dhe plot energji të cilët do ta ndjekin krimin në çdo vend dhe do ti bëjnë shqiptarët krenarë. SHBA ka mbështetur nga afër SPAK në çdo hap të saj, nga ngritja tek rekrutimi dhe fillimi i punës. Presim me kënaqësi të takohemi sërish muajin tjetër gjatë vizitës së tyre në Uashington dhe Akademinë e FBI-së në Quantico, Virginia”, u shpreh zv/ndihmës Sekretarja e Shtetit, Lisa Johnson.

Zv/Ndihmës Sekretarja u takua gjatë ditës së stome edhe me Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, për të biseduar mbi mbështetjen e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi që vijon.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar ndaj reformës në drejtësi dhe luftës së Shqipërisë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve. Ndërsa festojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ne qëndrojmë krah për krah me Shqipërinë”, thuhej më herët në një postim në rrjetet sociale të ambasadës amerikane.

Pas