Kryesore

Zyrtarja e DASH mbërrin në Kryeministri, takon Ramën bashkë me ambasadoren Kim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:10 - 29/04/22 |
Opi Nion

Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried ka mbërritur në Kryeministri e shoqëruar nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Zyrtarja e DASH e nis ditën me një takim me kryeministrin Edi Rama në kuadër të vizitës që po zhvillon në Tiranë.

Në përfundim të takimit me kryeministrin, nuk është parashikuar një dalje për mediat e diplomates amerikane, por pritet të ketë një reagim nga kreu i qeverisë.

Sipas agjendës, zyrtarja e DASH do të takojë edhe kreun e grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeajn dhe deputeten e PD Jorida Tabaku./Opinion.al

Pas