Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May është zyrtarizuar si lideri e parë botërore që do të takohet me Presidentin e 45-të të Shteteve të Bashkuara.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se ajo do të takohet të premten me presidentin Donald Trump.
Një nga çështjet që është paraparë të bisedohet në këtë takim është tregtia e lirë, për çfarë May udhëton drejt Uashington.
Konfirmimi për këtë takim vjen pas protestave të qindra mijëra njerëzve nëpër botë, që u bashkuan marsheve kundër presidencës së Trump.