Zyrtarizohet kodi telefonik i Kosovës +383. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) e ka botuar buletinin e vet, ku ka sqaruar se Kosova ka numrin thirrës treshifror +383. Kosova këtë numër e ka marrë me lejen e Serbisë. Ministri serb i telekomunikacionit Rasim Lajiq më 3 dhjetor i ka dërguar një letër ITU-së në të cilën ka theksuar se jep pëlqimin për numrin thirrës treshifror +383 për rajonin gjeografik Krahina Autonome e Kosovë – Metohisë, raporton Express.