Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit, si i ka raportet kjo shenjë me të tjerat?

2019/01/27 at 7:10 PM
në Life Style, ZZinstant
Kohë leximi: 4 min
A A
Zyrtarisht në sezonin e Ujorit, si i ka raportet kjo shenjë me të tjerat?

Ujori është një shenjë intelektuale që ka pikë të fortë marrëdhëniet dhe komunikimin. Llojet e marrëdhënieve që Ujori zakonisht ndërton janë të natyrës platonike. Ujori është gjithashtu shenjë e mendimtarëve dhe gjenive të mëdhenj. Të lindurit nga 21 janari deri më 18 shkurt janë njerëzit me imagjinatën më të zhvilluar dhe të etur për dije.


E ndërsa i afrohemi datës 14 shkurt, yjet kanë bërë gati planet për ju. Sidomos për Ujorin pasi jemi zyrtarisht në muajin e tij. E dini vallë pse ndonjëherë nuk funksionojnë lidhjet e Ujorit? Shumë e thjeshtë: mungon përputhja me shenjën e duhur. Por cilat janë më fatlumet që do të mund të shijojnë një marrëdhënie të qëndrueshme me të? Zbulojeni më poshtë:

Ujori dhe Dashi

Marrëdhënia e Ujorit me Dashin është një ndër marrëdhëniet më të komplikuara mes shenjave të horoskopit. Dashi njihet për kokëfortësinë e tij dhe dëshirën për të qenë ai partneri dominues. Kjo karakteristikë e tij bie ndesh me një shpirt të lirë si Ujori. Kjo lidhje është e destinuar të mos funksionojë pasi asnjë prej të dyve nuk pranon të jetë ‘’i nënshtruari’’ në lidhje.

Ujori dhe Demi

Lidhja mes një Ujori dhe një Demi është e destinuar të përballet me ulje-ngritje të vazhdueshme. Të dyja shenjat tërhiqen dhe largohen nga njëra-tjetra. Demi është shenjë që i pëlqen të përllogarisë gjithçka dhe të mos i lërë asgjë rastësisë. Ujori dëshiron të ndjekë momentin dhe të mos mbytet nga monotonia.

Ujori dhe Binjakët

Ujori dhe Binjakët duket se janë bërë për njëri-tjetrin. Të dyja shenjat e duan lirinë. Nuk u pëlqen imponimi dhe rregullat strikte, dinë të komunikojnë dhe janë tolerante. Nëse jeni Ujor dhe partneri juaj Binjakët, mos e lëshoni nga duart. Keni gjetur nje njeri besnik dhe të gatshëm për t’ju dashur gjithmonë.

Ujori dhe Gaforrja

Flirti mes një Ujori dhe një Gaforreje është një lojë tunduese nga e cila nuk duan të heqin dorë asnjë prej të dyve. Por kur gjërat shkojnë më tej e kuptojnë që janë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Gaforrja nuk mund t’i ofrojë lirinë dhe sigurinë për të cilën ka nevojë një Ujor.

Ujori dhe Luani

Ky çift është një ndër më interesantët e zodiakut. Të dyja shenjat e plotësojnë mjaft mirë njëra-tjetrën. Fillimisht do ta keni të vështirë të vendosni ekuilibrat në marrëdhënie pasi Luanit i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, kurse Ujori është më i tërhequr. Megjithatë dashuria do të gjejë rrugën e saj.

Ujori dhe Virgjëresha

Lidhja mes Ujorit dhe Virgjëreshës mund të funksionojë vetëm në planin seksual. Të dyja shenjat kanë tërheqje të fortë erotike mes tyre. Por, kur bëhet fjalë për t’u përfshirë më shumë emocionalisht, asnjë prej të dyjave nuk dëshiron ta ndërmarrë këtë hap. Virgjëresha joshet nga shpirti i lirë i Ujorit, kurse Ujori vlerëson zgjuarsinë e Virgjëreshës, por vetëm kaq.

Ujori dhe Peshorja

Një marrëdhënie aspak e lehtë në pamje të parë, por e destinuar për të patur fund të lumtur. Ujori mund të trembet paksa në fillim nga pasiguria e Peshores, por të dyja shenjat dinë si të gjejnë çelësin e zemrës dhe të zgjidhin çdo mosmarrëveshje apo problem në çift.

Ujori dhe Akrepi

Kjo është lidhja më sfiduese për të dyja shenjat pasi Ujori është i qëndrueshëm në kërkesat e tij. Kurse Akrepi kërkon një lidhje përtej stereotipeve klasike të zakonshme. Temperamenti i tyre do të bëjnë që të dy të kenë përplasje të vazhdueshme me njëri-tjetrin, por njëkohësisht mister dhe joshje mes tyre.

Ujori dhe Shigjetari

Kush tha që zjarri dhe ajri nuk munë të jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin? Përkundrazi kjo është një nga ato marrëdhënie që ia del të funksionojë edhe përtej barrierave e ndryshimeve. Si Ujori dhe Shigjetari kanë një botë të pasur shpirtërore dhe kanë çfarë t’i ofrojnë njëri-tjetrit.

Ujori dhe Bricjapi

Të dyja këto shenja udhëhiqen nga Saturni, mirëpo Bricjapi nuk u shmanget dot përgjegjësive dhe detyrimeve, kurse Ujori i kundërshton hapur ato. Kjo gjë mund të kthehet në burim problemesh dhe konflikti mes të dy shenjave, si dhe t’i largojë gjithmonë e më shumë nga njëra-tjetra.

Ujori dhe Ujori

Aq sa është e lehtë të joshin njëri-tjetrin, aq e vështirë është të gjejnë rrugën e përbashkët dhe të kënaqen në lidhjen e tyre.

Ujori dhe Peshqit

Peshqit janë shenja më e ndjeshme e horoskopit, u pëlqen të dhurojnë shumë dashuri dhe Ujori e vlerëson këtë gjë, shkruan living.al. Mirëpo kokëfortësia e Peshqve dhe nevoja për t’u kapur pas Ujorit rrezikon t’i marrë frymën këtij të fundit./Living

Etiketa: Horoskopmarredhenie me te tjeretujori


Ju sugjerojmë

Studentët ndërkombëtar në Shqipëri, 200 të rinj do banojnë në rezidencat studentore
Life Style

Studentët ndërkombëtar në Shqipëri, 200 të rinj do banojnë në rezidencat studentore

1 Shtator, 2025 11:06 am
Chatbot me Inteligjencë Artificiale po krijojnë shumë përmbajtje problematike
Life Style

Chatbot me Inteligjencë Artificiale po krijojnë shumë përmbajtje problematike

31 Gusht, 2025 12:46 pm
Terapia e heshtur që po ndryshon mënyrën si pushojmë në natyrë
Life Style

Terapia e heshtur që po ndryshon mënyrën si pushojmë në natyrë

30 Gusht, 2025 9:17 pm
Testohet me sukses te minjtë, së shpejti një terapi universale antivirale
Life Style

Testohet me sukses te minjtë, së shpejti një terapi universale antivirale

30 Gusht, 2025 4:34 pm
Kapet për herë të parë peshkaqeni portokalli
Life Style

Kapet për herë të parë peshkaqeni portokalli

30 Gusht, 2025 4:25 pm
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 30 gusht 2025

30 Gusht, 2025 8:33 am
Si të mbroheni nga mashtrimi i ri që synon përdoruesit e Gmail në Google?
Life Style

Si të mbroheni nga mashtrimi i ri që synon përdoruesit e Gmail në Google?

29 Gusht, 2025 5:44 pm
Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 29 gusht 2025

29 Gusht, 2025 8:29 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 28 gusht 2025

28 Gusht, 2025 8:44 am
Qyteti ku çelin vetëm trëndafila të zinj
Life Style

Qyteti ku çelin vetëm trëndafila të zinj

27 Gusht, 2025 7:20 pm
Para
Foto/Vëllai i vrau të dashurin, historia jashtëmartesore e Elida Canit

Foto/Vëllai i vrau të dashurin, historia jashtëmartesore e Elida Canit

“The Indipendent”: Shqipëria është Kolumbia e Europës  

"The Indipendent": Shqipëria është Kolumbia e Europës  

Minohet zona, mbyllet kompleksi turistik ku humbi jetën Zv.ministri Daci

Minohet zona, mbyllet kompleksi turistik ku humbi jetën Zv.ministri Daci
















TE FUNDIT

Spiropali takohet me ambasadorin e BE dhe përfaqësuesen e ambasadës së SHBA

Spiropali takohet me ambasadorin e BE dhe përfaqësuesen e ambasadës së SHBA
4 Shtator, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali është takuar këtë të enjte me Ambasadorin e BE, Silvio Gonzato dhe drejtuesen e Zyrës...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike, Rama batuta me Qosen: Hudhrën e paskemi me vete

Lirimi i hapësirave publike, Rama batuta me Qosen: Hudhrën e paskemi me vete
4 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama në fundin e takimit me në eventin "Shqipëria Turistike 2030", nuk ka lënë pa shkëmbyer batuta edhe me...

Lexo më shumë

Hapësirat publike, Rama: Policia bashkiake dhe IKMT, disfunksionale

Hapësirat publike, Rama: Policia bashkiake dhe IKMT, disfunksionale
4 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në eventin “Shqipëria Turistike 2030” u shpreh se një karrige jashtë nga bizneset duhet të...

Lexo më shumë

“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve

“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
4 Shtator, 2025

Kryeministri Rama kritika për Ksamilin, duke e cilësuar një plazh të dhunuar. Rama tha se ajo perlë e natyrës nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com