Kryesore

Zyrtari i lartë I.M me dosje, Lindita Nikolla thërret krerët e Grupeve Parlamentare



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:17 - 27/07/22 |
Opi Nion

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka thërritur në mbledhje në Kryesi kryetarët e Grupeve Parlamentare.

Sipas “News24”, ajo i ka thërritur për t’i vënë në dispozicion dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Aty flitet se një personazh me profil të lartë me inicialet I.M., që rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Mësohet se Nikolla do takojë kryetarët e grupeve parlamentare veçmas në orare të ndryshme.

Ndërkohë fillimisht Nikolla është takuar me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ku u njoh me informacionin që ka ardhur në Kuvendin e Shqipërisë nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

 

Pas