Aktualitet

Zyrtari i KE-së: Shteti i së drejtës parametri kryesor për negociatat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:57 - 11/05/21 |
Opi Nion

Këshilli për Çështjet e Përgjithshme në BE në një konferencë për mediat të mbajtur ditën e sotme ka deklaruar se për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut element thelbësor është shteti i së drejtës.

Maroç Çefçoviq, nënkryetar i Komisionit Evropian për Marrëdhëniet Ndërinstitucionale tha se  po punohet që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të zhvillojnë konferencën e parë ndërqeveritare duke nënvizuar se shteti i së drejtës është parametri kryesor për hapjen e negociatave.

““Mund të theksoj se nga ana e komisionit po punojmë shumë që të dyja vendet të mund të zhvillojnë konferencën e parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur. Zgjerimi është një proces mjaft kërkues. Ne i kemi dhënë rëndësi të veçantë shtetit të së drejtës dhe të gjitha çështjeve të ndjeshme që duhen vendosur në negociata, me ato i mbyllim kapitujt. Mendoj se shteti i së drejtës do jetë parametri kryesor për negociatat. Duhet të japim një sinjal pozitiv për Ballkanin Perëndimor dhe shpresoj shumë që brenda presidencës portugeze të mbahet konferenca e parë”, tha ai./Opinion.al

Pas