Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zyrtari i DASH bisedon me Kurtin: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjet

2023/02/26 at 8:39 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zyrtari i DASH bisedon me Kurtin: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjet

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që janë arritur në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe është koha për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai i bëri këto komente pas një bisede me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në prag të takimit të planifikuar për të hënën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Bruskel. “Shtetet e Bashkuara mbështesin një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të Bashkimit Evropian”, shkroi zoti Chollet.

Kryeministri Kurti, shkroi se i ka konfirmuar zotit Chollet qëndrimin e tij për propozimin evropian “si bazë e mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi”. “Normalizimi i plotë kërkon njohje të ndërsjellë në qendër të marrëveshjes dhe respektim të të drejtave të pakicave në të dyja vendet”, shkroi ai.

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë tashmë e kanë pranuar në parim propozimin evropian i cili nuk parasheh njohjen e ndërsjellë ndërmjet të dyja vendeve, por zotimin e palëve se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë se presin që ata të pranojnë edhe zyrtarisht e publikisht propozimin në takimin e së hënës.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë se propozimi nuk do të negociohet dhe të hënën palët do të diskutojnë për zbatimin e planit i cili mbështetet nga të gjitha vendet anëtare të bllokut, përfshirë edhe ato që nuk e njohin Kosovën.

Një zyrtar i lartë evropian tha se pranimi i propozimit nënkupton edhe pranimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që është çështja më e diskutueshme në marrëveshjet e deritashme. Ai tha se propozimi paraqet po ashtu “njohje de facto” të Kosovës nga Serbia.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të shtunën gjatë mbledhjes së Këshillit të përgjithshëm të partisë së tij, lëvizjes Vetëvendosje, se Kosova është treguar e përkushtuar në procesin e bisedimeve.

“Dialogu në Bruksel është dialog për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, është dialog për statusin e marrëdhënieve, statusi aktual i marrëdhënieve nuk është normal e status normal është ai i fqinjësisë së mirë. Pra njohje reciproke si thelb dhe reciprociteti si princip”, tha kryeministri Kurti.

Por kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi përmes rrjeteve sociale kritikoi qasjen e qeverisë ndaj dialogut dhe se sipas tij 27 shkurti do të shënojë fillimin e një faze të re të procesit të dialogut, ku njohja e ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë nuk do të jetë më fare temë diskutimi.

“Pavarësisht nga takimi i së hënës, qeveria, tashmë publikisht, e ka pranuar planin e propozuar nga Bashkimi Evropian. Mirëpo, nga ajo që është parë deri tash, plani në vetvete nuk përmban pothuajse asnjë përfitim konkret për Kosovën. Aty nuk flitet për njohjen nga pesë vendet mos-njohëse të BE, nuk flitet për hapjen e rrugës drejt anëtarësimit në NATO, as për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE, ndërsa njohja e ndërsjellë është jashtë çdo diskutimi”, shkroi zoti Krasniqi duke nënvizuar se takimi i së hënës është takim për Asociacionin e jo për njohje.

Një pjesë e opozitës në Serbi ndërkaq pohon se propozimi nënkupton njohje të Kosovës duke e akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç për dështim në proces, i cili ndërkaq ka theksuar se mosnjohja e Kosovës dhe mospajtimi me anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara janë çështje të padiskutueshme për Beogradin.

Diplomatët perëndimorë ua kanë bërë me dije të dyja palëve se refuzimi i propozimit nënkupton përballje me sanksione./VOA

Etiketa: kosovakurtiserbiaZyrtari i DASH

Ju sugjerojmë

Cilat territore mund të detyrohet t’i dorëzojë Ukraina?
Bota

Cilat territore mund të detyrohet t’i dorëzojë Ukraina?

12 Gusht, 2025 9:01 pm
Zjarret në Gramsh, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit
Aktualitet

Zjarret në Gramsh, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit

12 Gusht, 2025 8:28 pm
Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së thellë ndaj Qarabag
Sport

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së thellë ndaj Qarabag

12 Gusht, 2025 8:10 pm
Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?
Life Style

Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?

12 Gusht, 2025 7:57 pm
“Proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, Moska njofton nisjen e përgatitjeve për një takim Trump-Putin
Bota

Lufta në Ukrainë/ Ky është qyteti ku do të zhvillohet takimi mes Trump dhe Putin

12 Gusht, 2025 7:54 pm
Gramsh/ U asfiksuan nga zjarret, mbërrijnë në spital 10 persona, pa rrezik jete
Aktualitet

Gramsh/ U asfiksuan nga zjarret, mbërrijnë në spital 10 persona, pa rrezik jete

12 Gusht, 2025 7:49 pm
Zjarret, Greqia kërkon për herë të dytë ndihmë nga BE
Bota

Zjarret, Greqia kërkon për herë të dytë ndihmë nga BE

12 Gusht, 2025 7:45 pm
Gaza nën sulmin më të rëndë në javët e fundit, 89 të vrarë brenda një dite
Bota

Gaza nën sulmin më të rëndë në javët e fundit, 89 të vrarë brenda një dite

12 Gusht, 2025 7:43 pm
Berat/ Vatra zjarri në Terpan dhe Plashnik, evakuohen banorët në lagjen Rexhaj
Aktualitet

Berat/ Vatra zjarri në Terpan dhe Plashnik, evakuohen banorët në lagjen Rexhaj

12 Gusht, 2025 7:32 pm
Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza
InstaBIZ

Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza

12 Gusht, 2025 7:28 pm
Para
Vodhi librin “Gjuetari i balonave”, gjykata dënon 19-vjeçarin: S’kisha lekë ta blija

Nga Joy tek lojtarët që lënë gjithçka, gazetarja rrëfen prapaskenat e kazinove

Foto/Aksidentohet autobusi me targa shqiptare në Kroaci, 1 viktimë dhe disa të plagosur

Foto/Aksidentohet autobusi me targa shqiptare në Kroaci, 1 viktimë dhe disa të plagosur

Qëlloi ndaj dy personave në Mëzez, kapet i shumëkërkuari në Portin e Durrësit

Qëlloi ndaj dy personave në Mëzez, kapet i shumëkërkuari në Portin e Durrësit

TE FUNDIT

Cilat territore mund të detyrohet t’i dorëzojë Ukraina?

Cilat territore mund të detyrohet t’i dorëzojë Ukraina?
12 Gusht, 2025

Pas tre vitesh lufte brutale dhe rraskapitëse, një marrëveshje e mundshme midis presidentit amerikan, Donald Trumpit dhe homologur rus, Vladimir...

Lexo më shumë

Zjarret në Gramsh, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit

Zjarret në Gramsh, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit
12 Gusht, 2025

Familjet e evakuuara nga fshatrat e Njësisë Administrative Skënderbegas të Gramshit, kanë mbërritur në ambientet e konviktit të qytetit, ku...

Lexo më shumë

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së thellë ndaj Qarabag

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së thellë ndaj Qarabag
12 Gusht, 2025

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka përfunduar aventurën në Ligën e Kampionëve pas një humbjeje të thellë 5-1 ndaj Qarabagut...

Lexo më shumë

Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?

Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?
12 Gusht, 2025

Disa besojnë se zhdukja e mushkonjave do të kishte pasoja serioze për kafshët që ushqehen me to, siç janë zogjtë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com