Aktualitet

Zyrtari gjerman: Reforma në drejtësi, parakusht për integrimin


               Publikuar në : 12:22 - 16/09/19 |
geliano fataj

Berlini zyrtar kërkon më ngulm krijimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, SPAK dhe BKH.  Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, i cili ndodhet në Tiranë e ka bërë të qartë se këto institucione duhet të ngrihej sa më shpejt në muajt e ardhshëm.

Reforma në drejtësi është një parakusht i rëndësishëm për procesin e përafrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Qeveria Federale mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Një sistem drejtësie i pavarur, profesional dhe transparent është themeli për çdo shtet të së drejtës dhe çdo demokraci. Reforma e drejtësisë në Shqipëri është një proces unik në të gjithë rajonin, i cili tashmë ka arritur synime të rëndësishme dhe hap rrugën për një drejtësi të reformuar tërësisht, e cila duhet të orientohet vetëm nga e drejta dhe ligji. Unë përshëndes faktin që reforma në drejtësi po përparon në mënyrë të vazhdueshme dhe që institucionet e krijuara të drejtësisë kanë filluar punën. Tani më duket e rëndësishme që ndër të tjera Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, SPAK dhe BKH të bëhen funksionale në muajt e ardhshëm. Në mënyrë që reforma në drejtësi të marre më tej vrrull, duhet që të gjithë institucionet e përfshira të vazhdojnë të punojnë në mënyrë profesionale dhe të fokusuar. Gjermania mbështet me ekspertizë dhe resurse reformat në shumë fusha dhe do të vazhdojë ta bëj këtë edhe në të ardhmen”, ka thënë zyrtari gjerman Christian Lange.

Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ndodhet në një vizitë dy ditore në Tiranë me një axhendë të ngjeshur. Ai ka takime me Presidentin Meta, kryeministrin Rama, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi si dhe me Ambasadorin e EU-së Luigi Soreca dhe përfaqësues së EURALIUS-it./ Opinion.al

Pas