Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zyrtari amerikan: Turp që disa udhëheqës të Ballkanit priten në takime të nivelit të lartë

2017/11/08 at 6:48 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Zyrtari amerikan: Turp që disa udhëheqës të Ballkanit priten në takime të nivelit të lartë

Rryma të rrezikshme janë shfaqur në Ballkan që kërkojnë një angazhim më aktiv dhe më të dukshëm të Shteteve të Bashkuara për të mos lejuar zhbërjen e sukseseve të shënuara që nga ndalja e konflikteve të përgjakshme të viteve 1990. Me paralajmërime për rrezikun që paraqet ngecja e reformave, ambiciet gjeostrategjike ruse dhe penetrimi i islamizmit radikal, njohës të zhvillimeve ballkanike, ndër ta edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Hoyt Yee ofrojnë alternativa për angazhimin amerikan në të ardhmen në një diskutim të organizuar nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë.


Është koha që Ballkani të trajtohet si një përparësi për politikën e jashtme amerikane, shprehet analisti Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins. Një Evropë e preokupuar me presione të brendshme në Bashkimin Evropian, e rënduar nga një krizë e gjatë ekonomike dhe nën presionin e rrymave të ekstremit të djathtë, nuk ka arritur të bëjë sa duhet për të ndihmuar Ballkanin në rrugën e reformave, shprehet zoti Serëer.
Ai propozon një angazhim të profilit të lartë në administratën amerikane.

“Propozoj që të ngarkohet zyrtarisht nënpresidenti amerikan me detyrën e portofolit ballkanik,” thotë Daniel Serwer.

Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Yee, i angazhuar nga afër së fundmi me Ballkanin Perëndimor, thotë se perëndimi duhet të tregohet më i prerë ndaj udhëheqësve të akuzuar për shkelje apo korrupsion në vendet e tyre:

“Është për të ardhur turp se si udhëheqës politikë të Ballkanit, pavarësisht nga akte të dënueshme, mirëpriten në shumë kryeqytete evropiane, sikur aktet e tyre nuk përbëjnë asgjë të keqe. Kur qytetet e këtyre vendeve i shohin udhëheqësit e tyre në takime të nivelit të lartë në Evropë dhe Uashington, ata nxjerrin përfundime. Nëse këta udhëheqës nuk lejohen në takime dhe qarqe të caktuara dhe bëhen të qarta arsyet përse, kjo do të kishte një ndikim pozitiv në zhvillimet e këtyre vendeve”.

Lidhur me reformat në drejtësi që po ndërmerr Shqipëria, diplomati i lartë thotë se ka rëndësi rezultati:

“Ne nuk do të kënaqemi si partner i Shqipërisë me një zbatim të pjesshëm ose me mungesë zbatimi, prandaj do të vazhdojmë të kërkojmë nga qeveria, partitë politike, anëtarët e parlamentit, që të mbajnë zotimet për të zbatuar amendamentet. Synimi nuk është që të kënaqen Shtetet e Bashkuara apo Bashkimi Evropian, por vendosja e sundimit të ligjit, arritja e statusit të pavarësisë për gjyqësorin”.

Pas vizitës së fundit në Ballkan, komentet e zyrtarit të lartë që Serbia nuk mund të ulet në “dy karrige”, duke nënkuptuar perëndimin dhe Rusinë, ngjallën reagime të shumta. Zoti Yee i sqaron edhe një herë komentet e tij.

“Me rëndësi për Serbinë është që, nëse vërtetë synimi i saj strategjik është futja në Bashkimin Evropian, atëherë duhet ta ndjekë këtë synim në një formë që nuk le asnjë dyshim mb aspiratat e saj të vërteta. Ajo nuk duhet të lërë përshtypjen se tërhiqet nga dy forca njëkohësisht: njëra në Lindje, tjetra në Perëdim. Ka rëndësi të pranojmë se Rusia ka një vizion krejt tjetër për Ballkanin, përfshirë Serbinë, se sa Perëndimi. Këto vizione nuk përputhen”.

Zyrtari i lartë amerikan shprehet se Kosova dhe Serbia mund të dërgojnë një mesazh të qartë se kanë vullnetin politik për të marrë vendimet e vështira politike që nevojiten për të dyja vendet, në takimet e ardhshme mes palëve në kuadër të dialogut dypalësh. Zoti Yee thotë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë procesin e dialogut, por shton se përgjegjësia e parë është mes dy qeverive në Beograd dhe Prishtinë.

Në Kosovë, ashtu si kudo tjetër në Ballkan, e ardhmja është në duart e shoqërive ballkanike, shprehet Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Hoyt Yee. Ai shprehet se politikat amerikane në të ardhmen duhet t’i shërbejnë rritjes së kërkesës së llogarisë ndaj udhëheqësve në Ballkan për të përmbushur rolin që kanë marrë përsipër para qytetarëve të tyre.

Analisti Daniel Serwer paralajmëron se Amerika nuk mund të vazhdojë të ndjekë kursin aktual, pasi Rusia e ka bërë të qartë se ka ambicje për influencë në Ballkan dhe po mbështet rryma dhe individë që kërcënojnë paqen në rajon.

“Duhet të pengojmë tendencat keqbërëse të Rusisë duke ulur vartësinë e Ballkanit tek gazi rus dhe duke ndëshkuar ata që financojnë udhëheqës ballkanikë të cilët kërcënojnë paqen,” thotë zoti Serwer.

Analisti flet me shqetësim edhe për mundësinë e ndërhyrjeve ruse në proceset zgjedhore në Ballkan. Zoti Serëer thotë se Amerika duhet të ofrojë konsulencë për këto vende që të mbrojnë integritetin e zgjedhjeve. Një tjetër sfidë që kërkon vëmendje të menjëhershme: propaganda ruse:

“Prej vitesh është folur për të mbyllur shërbimet e gjuhëve ballkanike të Zërit të Amerikës, por është koha të kuptojmë se kemi një problem serioz në sferën mediatike, si rezultat i aktivitetit rus dhe duhet të kemi aftësinë të përgjigjemi”.

Zoti Serwer diskuton një numër nismash diplomatike, me kosto relativisht të ulët, por që kanë dëshmuar sukses deri tani, ndër to lidhje direkte me institucione e struktura amerikane, si forcimimin e lidhjeve mes gardës kombëtare të Ajovas dhe Kosovës. Ai flet gjithashtu për rëndësinë që të kishte një traktat tregtar mes Shteteve të Bashkuara dhe rajonit, për t’u dëshmuar popullsive të Ballkanit se ky rajon mbetet me rëndësi për Amerikën./VOA

 

Etiketa: ballkanidisa udheheqestakime ne nivele te lartezyrtari amerikan


Ju sugjerojmë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

30 Shtator, 2025 11:03 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

30 Shtator, 2025 9:52 pm
Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
Bota

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

30 Shtator, 2025 8:56 pm
Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
Bota

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

30 Shtator, 2025 8:26 pm
Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë
Bota

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë

30 Shtator, 2025 7:22 pm
Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
Bota

Trump-udhëheqësve ushtarakë: Nëse dikush nuk më pëlqen, do ta shkarkoj menjëherë

30 Shtator, 2025 6:56 pm
Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin
Bota

Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin

30 Shtator, 2025 6:01 pm
Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi
Bota

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi

30 Shtator, 2025 5:24 pm
Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?
Bota

Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?

30 Shtator, 2025 4:38 pm
Operacioni i SPAK kundër trafikut të emigrantëve, disa persona të arrestuar
Kronikë

SPAK dërgon në GJKKO kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, akuzat

30 Shtator, 2025 4:11 pm
Para
Ghetto Geasy indiferent ndaj krizës në BabaStars

Ghetto Geasy indiferent ndaj krizës në BabaStars

Ndodh në Gjermani/ Transgjinorët do kenë seksin e tyre

Ndodh në Gjermani/ Transgjinorët do kenë seksin e tyre

Shqipëria në vend numëro, BE jep datën e anëtarësimit për Serbinë dhe Malin e Zi

Shqipëria në vend numëro, BE jep datën e anëtarësimit për Serbinë dhe Malin e Zi
















TE FUNDIT

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
30 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hodhi poshtë kërcënimet bërthamore ruse në një fjalim para qindra gjeneralëve dhe admiralëve. "Kohët e...

Lexo më shumë

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
30 Shtator, 2025

Një figurë e lartë e Hamasit i ka thënë BBC-së se grupi ka të ngjarë ta refuzojë planin e paqes...

Lexo më shumë

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
30 Shtator, 2025

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës i ka njoftuar qytetarët e vet se nga data 12 tetor do të...

Lexo më shumë

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
30 Shtator, 2025

Sekretari Amerikan i Luftës, Pete Hegseth, kritikoi ashpër gjeneralët dhe nismat e diversitetit që ai tha se çuan në dekada...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com