Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zyrtari amerikan i sigurisë i shqetësuar për mobilizim serb në kufirin me Kosovën: Dialogoni!

2023/09/30 at 8:53 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zyrtari amerikan i sigurisë i shqetësuar për mobilizim serb në kufirin me Kosovën: Dialogoni!

Këshilltari i Shteteve të Bashkuara për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan shprehu të premten në një telefonatë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, shqetësimin për “mobilizimin ushtarak serb pranë kufirit me Kosovën.”

Sipas një njoftimi për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, zoti Sullivan “përcolli ngushëllimet për humbjen e jetës së policit të Kosovës të vrarë në krye të detyrës gjatë sulmeve të dhunshme të 24 shtatorit”.

Telefonata me kryeministrin Kurti u bë në të njëjtën ditë kur zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë një grumbullim të madh ushtarak të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, që përfshin artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara, të cilin ai e quajti “të pashembullt”.

“I bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri, që të kontribuojë në uljen e tensioneve dhe vëmendjes,” shtoi ai.

Në bisedën me kryeministrin Kurti, Sullivan përmendi vendimet e fundit të NATO-s për të forcuar praninë dhe aktivitetin e KFOR-it, veçanërisht në veri të Kosovës, dhe nënvizoi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar me aleatët në mënyrë që KFOR-i të ketë burimet e duhura për të përmbushur misionin e tij.

“Sullivan dhe kryeministri Kurti diskutuan për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që zoti Sullivan theksoi se është e vetmja zgjidhje afatgjatë për të garantuar stabilitet në mbarë Kosovën”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e cilësoi si inkurajuese bisedën me këshilltarin Sullivan.

“E falënderova atë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për sigurinë kufitare të Kosovës dhe i kërkova ndihmë të shtuar kundër planeve luftarake të Serbisë. E sigurova zotin Sullivan për bashkëpunimin e vazhdueshëm të policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi ynë për të mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundur”, shkroi kryeministri Kurti.

Ndërkohë po të premten, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pati një bisedë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç me të cilin diskutoi “rëndësinë e marrjes së masave të menjëhershme për të ulur tensionet me Kosovën pas dhunës së 24 shtatorit”.

Blinken tha se Serbia duhet të shoqërojë uljen e menjëhershme të tensioneve me zbatimin e plotë të angazhimeve të saj sipas marrëveshjes së normalizimit (të marrëdhënieve me Kosovën) në kuadër të bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian./VOA

Etiketa: kosoveserbishba

Ju sugjerojmë

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti
-U tha në Opinion

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti

25 Shtator, 2025 10:34 pm
Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë
-U tha në Opinion

Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë

25 Shtator, 2025 10:09 pm
Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete
-U tha në Opinion

Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete

25 Shtator, 2025 9:43 pm
Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë
Bota

Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë

25 Shtator, 2025 8:28 pm
Vdekja e Navalnyt, Biden: SHBA po shqyrton sanksione shtesë kundër Rusisë
Bota

Donald Trump heq foton e Biden nga Shtëpia e Bardhë

25 Shtator, 2025 7:38 pm
Zëdhënësja e PL ironizon Silva Cakën: Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit
Politikë

Zëdhënësja e PL ironizon Silva Cakën: Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit

25 Shtator, 2025 6:51 pm
Italia dhe Spanja, anije ushtarake për të mbrojtur ndihmat në Gaza
Bota

Italia dhe Spanja, anije ushtarake për të mbrojtur ndihmat në Gaza

25 Shtator, 2025 6:42 pm
Ndërron jetë nga virusi fëmija 5 vjeç në Greqi
Rajoni

Ndërron jetë nga virusi fëmija 5 vjeç në Greqi

25 Shtator, 2025 6:26 pm
VIDEO/ Ish-presidenti i Francës u dënua me 5 vite burg, bashkëshortja sulmon median
Bota

VIDEO/ Ish-presidenti i Francës u dënua me 5 vite burg, bashkëshortja sulmon median

25 Shtator, 2025 5:26 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Durrës/ Përplasi me makinë një 55-vjeçar, dyshohet se donte ta vriste

25 Shtator, 2025 4:47 pm
Para
Njihuni me ushqimet me vitaminë B5, kundër alergjive

Njihuni me ushqimet me vitaminë B5, kundër alergjive

Situata në veri të Kosovës, ministri Sveçla: Koha e bandave kriminale ka përfunduar

Sveçla: Në sulmin e organizuar në Banjskë ishin të përfshirë 80 terroristë

Nis hetimi për një shtetas kinez dhe një turk, nuk deklaruan rreth 29 mijë euro në Rinas

Nis hetimi për një shtetas kinez dhe një turk, nuk deklaruan rreth 29 mijë euro në Rinas

TE FUNDIT

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti
25 Shtator, 2025

Ilir Alimehmeti ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me zgjedhjet që priten të zhvillohen për bashkinë e Tiranës. Ai...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë

Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë
25 Shtator, 2025

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati,  ka kritikuar qëndrimet e Shqipërisë në raport me konfliktet dhe zhvillimet ndërkombëtare, Në emisionin “Opinion”,...

Lexo më shumë

Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete

Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete
25 Shtator, 2025

“Çfarë po ndodh me Palestinën”, është tema që po diskutohet këtë të enjte në emisionin “Opinion”. Për përplasjet mes Izraelit...

Lexo më shumë

Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë

Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë
25 Shtator, 2025

Retorika ndryshuese e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në lidhje me mundësinë e Ukrainës për të rifituar të gjitha territoret...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com