Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu do takohet me kryeprokuroren e Krimeve të Rënda Donika Prelën. Takimi do të zhvillohet në ambientet e Prokurorisë. Ky takim vjen në ditën kur janë thirrur për të dëshmuar në Prokurori 3 zyrtarët e Partisë Demokratike, Enkeljd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi, për të dëshmuar në lidhje me audiopërgjimin e Agron Xhafaj.