Sport

Zyrtare/ Sandro Tonali firmos me Milanin, ja numri që do të mbajë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:41 - 09/09/20 |
Al Do

Milani ka zyrtarizuar blerjen e talentit të Breshias, Sandro Tonali.

Mesfushoi 20-vjeçar nënshkroi një kontratë 5-vjeçare me kuqezinjtë, nga e cila do të përfitojë 2 milionë euro në sezon.

Kartoni i Tonalit i kushtoi 35 milionë euro Milanit, i cili synon të garantojë të ardhmen me një nga mesfushorët më premtues të Italisë.

Toniali ka luajtur me Breshian, 89 ndeshje duke shënuar 7 gola.

Ai ka debutuar me kombëtaren e Italisë në 15 tetor 2019 dhe ka luajtur me fanelën e kaltër 3 ndeshje.

Për kartonin e 20-vjeçarit ishin të interesuar Interi dhe Juventusi por në fund ai zgjodhi Milanin ku do të veshë fanelën numër 8 që më parë është mbajtur nga Gatuzo. /Opinion.al

Pas