Nga sot Neymar nuk është më futbollist i PSG, por tashmë i është bashkuar Kristiano Ronaldos në Arabinë Saudite. Ai ka firmosur një kontratë me Al-Hilal dhe jo vetëm kaq, po sot klubi ka bërë prezantimin e tij spektakolar.
“Talenti i mrekullueshëm… që tërheq vëmendjen e të gjithëve” @neymarjr ”, shkruhet bashkëngjitur me videon.
Negociatat nisën javën e kaluar, u përshpejtuan gjatë fundjavës dhe tashmë gjithçka është konfirmuar. Sulmuesi brazilian ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare dhe përgjatë 2 sezoneve që do të luajë do të përfitojë plot 160 milionë euro.
Braziliani do të bashkohet me Ligën Pro Saudite, ku do të luajë bashkë me lojtarë si Kristiano Ronaldo, Mahrez, Karim Benzema, Kante dhe Mané.
Neymar u largua nga Paris Saint-Germain pas një periudhe të gjatë pasi mbërriti në vitin 2017, ai ka luajtur 173 ndeshje, duke shënuar 118 gola dhe 77 asistime.
View this post on Instagram