Armando Sadiku është transferuar te skuadra e FC Luganos.
‘Bomberi’ i kombëtares shqiptare është larguar nga Zurichu dhe është bërë më skuadër të re.
Kjo pasi, ka vendosur të transferohet në skuadrën nga Superliga e Zvicrës, FC Lugano.
Sadiku ka ardhur nga skuadra e ligës së dytë zvicerane në formë të huazimit deri në vitin 2018.
Vlen të theksohet se sulmuesi shqiptar ishte edhe më parë pjesë e Luganos, teksa vendimtar në transferimin e tij është ish-ndihmës trajneri i Shqipërisë, Paolo Tramezzanni.