Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zyra e Kurtit nuk e pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

2020/06/01 at 7:48 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Zyra e Kurtit nuk e pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Qeveria në detyrë e Kosovës ka thënën se nuk mund të pranojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me formimin e qeverisë së re.


Në një komunikatë për mediat, qeveria ka pretenduar se Gjykata Kushtetuese nuk ka prezantuar përmbajtjen e saktë të punës së Komisionit Kushtetues, në rastin ku është analizuar kushtetutshmëria e vendimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të caktuar të mandatuarin për formim të qeverisë së re.

Përveç atyre që janë konsideruar kundërthënie në procesin e punës së kësaj gjykate, në njoftim është thënë se Qeveria në detyrë nuk mund të pranojë këtë vendim, të cilin e ka konsideruar “absurd”.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga kjo Gjykatë të analizojë nëse Thaçi ka vepruar drejtë kur ka mandatuar Avdullah Hotin, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për të formuar qeverinë e re të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar më 28 maj, se presidenti i Kosovës nuk ka kryer shkelje kur ka marrë këtë vendim.

Mirëpo zyrtarë qeveritarë, kanë thënë përmes komunikatës për media këtë hënë se kjo Gjykatë, “ka paraqitur në mënyrë të shtrembëruar faktet rreth shpërndarjes automatike të Kuvendit pas mocioneve të mosbesimit në vitet 2010 dhe 2017”.

“Përpos kundërthënieve në lidhje me arsyetimin e neneve të Kushtetutës, procedurës së ndjekur nga Presidenti dhe kompetencave të tij në këtë fazë, paraqitjes së shtrembëruar të përgjigjeve të fituesit të zgjedhjeve, Gjykata është kundërthënëse edhe në dispozitivin e saj. Përderisa në arsyetimin e aktgjykimit (tek përfundimet) ajo thekson se gjyqtarët me shumicë kanë votuar për përputhshmërinë e dekretit të Presidentit me “… paragrafin 4 të neni 95 të Kushtetutës”, në dispozivitin e aktgjykimit është fshirë paragrafi 4. Ky nuk mund të jetë një lëshim teknik apo riformulim gjuhësor, por është paraqitje kundërthënëse e vendimit që kanë marrë gjyqtarët. Ata ose kanë votuar për nenin 95 të Kushtetutës në tërësinë e tij ose për paragrafin 4 të nenit 95”, është thënë mes tjerash në njoftim.

Po të hënën, presidenti i Kosovës, ka thënë se ka pranuar vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese rreth çështjes së mandatarit për formim të qeverisë së re. Teksa ka komentuar aktgjykimin e Kushtetueses, Thaçi ka thënë:

“Tani është hapur rruga për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Shpresoj se do të jetë kapitull i ri për stabilitet dhe zhvillim”.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në kuvend nënshkrimet për thirrjen e seancës në të cilën pritet të votohet qeveria e re. Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka bërë të ditur se ka kërkuar thirrjen e seancës së kuvendit për të mërkurën në ora 11:00.

“Presim që ditën e mërkurë të kemi qeverinë e re”, ka deklaruar Gashi në një konferencë për media.

Gashi ka thënë se janë dakorduar edhe me partnerët e koalicionit dhe se është shprehur i bindur se LDK-ja i ka votat e nevojshme për formimin e qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Reagimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese sot publikoi Aktgjykimin e plotë në rastin nr. KO 72/20. Duke marrë parasysh se edhe ne kemi pasur në posedim një kopje të dokumenteve përgatitore të Kushtetutës konstatojmë me përgjegjësi se Gjykata nuk ka paraqitur përmbajtjen e saktë të punës së Komisionit Kushtetues. Ky Komision shprehimisht kishte refuzuar propozimin që pas mocionit të mosbesimit të formohet një Qeveri e re. Gjykata ndër të tjera ka paraqitur në mënyrë të shtrembëruar faktet rreth shpërndarjes automatike të Kuvendit pas mocioneve të mosbesimit në vitet 2010 dhe 2017.

Gjykata po ashtu ju referohet opinioneve të Komisionit të Venedikut përkitazi me rregullimet kushtetuese të shteteve tjera. Këto rregullime kushtetuese dallojnë thelbësisht nga rendi kushtetues i Kosovës dhe si të tilla nuk kanë asnjë relevancë për çështjen në shqyrtim. Sistemi kushtetues i Kosovës nuk ka ngjashmëri as me Moldavinë dhe as me Turqinë, e aq më pak me Mbretërinë e Bashkuar e cila ka një sistem rregullativ që bie në të drejtën zakonore.

Gjykata po ashtu shtrembëron përmbajtjen e Aktgjykimit KO 103/14, në të cilin shprehimisht është theksuar nga Gjykata se Presidenti konsultohet vetëm me partinë politike apo koalicionin që ka fituar shumicën, qoftë relative apo absolute. Ndërkaq ajo që Gjykata thotë tani është se në frymën e atij aktgjykimi Presidenti nuk është i detyruar të konsultojë vetëm partinë e parë.

Përpos kundërthënieve në lidhje me arsyetimin e neneve të Kushtetutës, procedurës së ndjekur nga Presidenti dhe kompetencave të tij në këtë fazë, paraqitjes së shtrembëruar të përgjigjeve të fituesit të zgjedhjeve, Gjykata është kundërthënëse edhe në dispozitivin e saj. Përderisa në arsyetimin e aktgjykimit (tek përfundimet) ajo thekson se gjyqtarët me shumicë kanë votuar për përputhshmërinë e dekretit të Presidentit me “… paragrafin 4 të neni 95 të Kushtetutës”, në dispozivitin e aktgjykimit është fshirë paragrafi 4. Ky nuk mund të jetë një lëshim teknik apo riformulim gjuhësor, por është paraqitje kundërthënëse e vendimit që kanë marrë gjyqtarët. Ata ose kanë votuar për nenin 95 të Kushtetutës në tërësinë e tij ose për paragrafin 4 të nenit 95.

Këshilltarët tanë ligjorë bashkë me ekspertë të fushës janë duke përgatitur një analizë të detajuar në lidhje me komplet aktgjykimin. Kjo analizë do të publikohet vetëm për të sqaruar absurditetin e këtij vendimi të cilin nuk mund ta pranojmë.

Kjo ka qenë një çështje kushtetuese tepër e thjeshtë. As 162 mijë faqe interpretimesh të shpikura, lëre më 162 faqe, nuk mund ta fshehin këtë fakt. / Opinon.al



Ju sugjerojmë

Sylvinho fton për herë të parë mesfushorin që po dhuron spektakël me 15 gola
Sport

Sylvinho fton për herë të parë mesfushorin që po dhuron spektakël me 15 gola

7 Tetor, 2025 8:32 pm
9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet
Kryesore

9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet

7 Tetor, 2025 8:32 pm
Ndeshja me Serbinë, kuqezinjtë nisin përgatitjet
Sport

Ndeshja me Serbinë, kuqezinjtë nisin përgatitjet

7 Tetor, 2025 7:56 pm
Shkatërrimi në Gaza ka qenë sistematik, 82% e territorit është bërë zonë luftimi
Bota

Shkatërrimi në Gaza ka qenë sistematik, 82% e territorit është bërë zonë luftimi

7 Tetor, 2025 7:22 pm
PS dërgon kërkesën në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, këta janë kandidatët e PS për 6 bashkitë

7 Tetor, 2025 6:47 pm
PD kundër zgjedhjeve në Tiranë, Celibashi: Nuk gjykoj dot Begajn, zbatoj dekretin
Politikë

PD kundër zgjedhjeve në Tiranë, Celibashi: Nuk gjykoj dot Begajn, zbatoj dekretin

7 Tetor, 2025 6:23 pm
Çfarë janë raketat Tomahawk dhe si mund të përfitojë Ukraina prej tyre?
Bota

Çfarë janë raketat Tomahawk dhe si mund të përfitojë Ukraina prej tyre?

7 Tetor, 2025 5:22 pm
Dy vite më parë shiste në rrugë, sot merr ftesën e parë nga kombëtarja e Argjentinës
Sport

Dy vite më parë shiste në rrugë, sot merr ftesën e parë nga kombëtarja e Argjentinës

7 Tetor, 2025 4:20 pm
OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike
Bota

OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike

7 Tetor, 2025 3:17 pm
Gjermani/ Kryetarja e bashkisë së Herdecke qëllohet 13 herë me thikë para banesës
Bota

Gjermani/ Kryetarja e bashkisë së Herdecke qëllohet 13 herë me thikë para banesës

7 Tetor, 2025 3:09 pm
Para
“Duhet t’i dominoni”, Trump kërkon qasje më të ashpër ndaj protestave

"Duhet t’i dominoni", Trump kërkon qasje më të ashpër ndaj protestave

Covid-19/Spanja merr lajmin më të mirë në 3 muaj,asnjë viktimë në 24 orë

Covid-19/Spanja merr lajmin më të mirë në 3 muaj,asnjë viktimë në 24 orë

FSHF miraton kampionatet e reja të futbollit shqiptar

FSHF miraton kampionatet e reja të futbollit shqiptar
















TE FUNDIT

Sylvinho fton për herë të parë mesfushorin që po dhuron spektakël me 15 gola

Sylvinho fton për herë të parë mesfushorin që po dhuron spektakël me 15 gola
7 Tetor, 2025

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të ndeshjeve ndaj...

Lexo më shumë

9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet

9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet
7 Tetor, 2025

Partia Socialiste ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor aktet për zgjedhjet vendore të 9 nëntorit, pasi Komisioni Rregullator në KQZ nuk i...

Lexo më shumë

Ndeshja me Serbinë, kuqezinjtë nisin përgatitjet

Ndeshja me Serbinë, kuqezinjtë nisin përgatitjet
7 Tetor, 2025

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen me Serbinë në Shtëpinë e Futbollit. Grupi nuk ka qenë i plotë,...

Lexo më shumë

Shkatërrimi në Gaza ka qenë sistematik, 82% e territorit është bërë zonë luftimi

Shkatërrimi në Gaza ka qenë sistematik, 82% e territorit është bërë zonë luftimi
7 Tetor, 2025

Amal Barka, 37 vjeçe, dëshiron vetëm dy gjëra. "Paqen. Dhe të kthehem në shtëpi". Që kur ka nisur lufta, na...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com