Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zyra e BE injoron njoftimin e Grenell: Lajçak nesër sjell datat e dialogut

2020/06/15 at 9:07 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbledhja e ministrave të Jashtëm/ Lajçek: S’ka datë për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Bashkimi Evropian nuk ka pranuar që të komentojë njoftimin se më 27 qershor, Kosova dhe Serbia do të takohen në Shtëpinë e Bardhë, me ndërmjetësimin e të dërguarit të Shteteve të Bashkuara për dialogun, Richard Grenell.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Dinka Zhival tha se të martën në Prishtinë pritet të arrijë përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, i cili, do të diskutojë për modalitetet rreth rinisjes së bisedimeve si dhe do të sjellë data për rinisjen e këtij procesi.

“Ne nuk komentojmë aktivitetet e të tjerëve. I dërguari i posaçëm Lajçak do të arrijë në Prishtinë nesër (e martë), për të diskutuar rreth modaliteteve dhe ai do të sjellë data për rinisjen e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, një proces që ka sjellë rezultate reale për njerëzit e Kosovës, që kur ka nisur”, tha për REL, zëdhënësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Dinka Zhival.

Lajçak ishte parashikuar që të arrinte të hënën në Prishtinë, por fluturimi nga Zvicra drejt Shqipërisë – prej ku më pas do të vinte në Kosovë – është anuluar.

Por, ndërkohë Grenell publikoi në Twitter se Kosova dhe Serbia do të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ky dialog u ndërpre në fund të vitit 2018, pasi Kosova vendosi një taksë 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë. Kjo masë u pasua me reciprocitet, por në fillim të muajit qershor, qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti hoqi reciprocitetin, me qëllim që t’i jepej shans rinisjes së dialogut./ REL

Ju sugjerojmë

Vlorë/ Aksioni për hapësirat publike, lirohet një sipërfaqe 300 m² te “Uji i Ftohtë”
Aktualitet

Vlorë/ Aksioni për hapësirat publike, lirohet një sipërfaqe 300 m² te “Uji i Ftohtë”

6 Korrik, 2025 2:07 pm
Greqi/ Përplasja me armë zjarri, në pranga 12 shqiptarë e grekë
Kronikë

Greqi/ Përplasja me armë zjarri, në pranga 12 shqiptarë e grekë

6 Korrik, 2025 1:56 pm
Nismat e harruara në Kuvend: 61 projektligje nuk e panë dritën jeshile
Politikë

Nismat e harruara në Kuvend: 61 projektligje nuk e panë dritën jeshile

6 Korrik, 2025 1:53 pm
Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin
Aktualitet

Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin

6 Korrik, 2025 1:16 pm
Sa kanë përfituar klubet e kualifikuara në Kupën e Botës për Klube
Sport

Sa kanë përfituar klubet e kualifikuara në Kupën e Botës për Klube

6 Korrik, 2025 1:12 pm
Pas një shekulli, Parisi hap lumin Sena për notarët
Bota

Pas një shekulli, Parisi hap lumin Sena për notarët

6 Korrik, 2025 1:01 pm
Lëndim tronditës për Musiala, Donnarumma në qendër të kritikave
Sport

Lëndim tronditës për Musiala, Donnarumma në qendër të kritikave

6 Korrik, 2025 12:58 pm
Gjenden bimë kanabisi në Shkodër, nisin hetimet për kryepleqtë
Kronikë

Gjenden bimë kanabisi në Shkodër, nisin hetimet për kryepleqtë

6 Korrik, 2025 12:30 pm
Rama: Qendra Shëndetësore Verore në Palasë, çdo ditë në gatishmëri
Aktualitet

Rama: Qendra Shëndetësore Verore në Palasë, çdo ditë në gatishmëri

6 Korrik, 2025 12:24 pm
Khamenei del nga bunkeri,rishfaqet për herë të parë në publik pas luftës me Izraelin
Bota

Khamenei del nga bunkeri,rishfaqet për herë të parë në publik pas luftës me Izraelin

6 Korrik, 2025 12:19 pm
Para
Zyrtare/ UEFA vendos kur do të luhet Champions dhe Europa League

Zyrtare/ UEFA vendos kur do të luhet Champions dhe Europa League

Ndiqni live emisionin Opinion

Ndiqni live emisionin Opinion

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, reagon kryeministri i Kosovës dhe VV

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, reagon kryeministri i Kosovës dhe VV

TE FUNDIT

Vlorë/ Aksioni për hapësirat publike, lirohet një sipërfaqe 300 m² te “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Aksioni për hapësirat publike, lirohet një sipërfaqe 300 m² te “Uji i Ftohtë”
6 Korrik, 2025

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës pas kritikave të kryeministrit Edi Rama. Policia bën me...

Lexo më shumë

Greqi/ Përplasja me armë zjarri, në pranga 12 shqiptarë e grekë

Greqi/ Përplasja me armë zjarri, në pranga 12 shqiptarë e grekë
6 Korrik, 2025

Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar në Policinë Greke, hetoi një konflikt të armatosur që ndodhi në shtator 2024...

Lexo më shumë

Nismat e harruara në Kuvend: 61 projektligje nuk e panë dritën jeshile

Nismat e harruara në Kuvend: 61 projektligje nuk e panë dritën jeshile
6 Korrik, 2025

Gjatë 4 viteve në sallën e Kuvendit, deputetët folën e propozuan shumë ide, por pak prej tyre e panë kartonin...

Lexo më shumë

Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin

Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin
6 Korrik, 2025

Temperaturat e larta përkeqësojnë gjendjen shëndetësore tek personat që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor. Mjekja psikiatre Irena Thoma shpjegon...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com