Gazetarja Erisa Zykaj, mbrëmjen e sotme, ka deklaruar në emisionin “Opinion”, se BE nga Shqipëria pret arrestime në fillim të vitit.
Zykaj tha se vende të ndryshme të BE-së kanë qarkulluar informacione sekrete në lidhje me gjendjen e kanabisit në Shqipëri.
“Kishte disa informacione që kishin ardhur në Bruksel, kryesisht nga vende anëtare të BE-së, si Gjermania dhe Italia, të cilat kanë paraqitur dhe një raport”,-tha Zykaj.
Fevziu: A ka informacione tani në Bruksel në lidhje me atë se çfarë po ndodh në Shqipëri?
Zykaj deklaroi se Komisioni Europian do të vendosë standardin e ndëshkueshmërisë, pra që ai që merret me trafik droge do të ndëshkohet.
Sipas saj, ata duan të japin shembullin që ata persona që merren me një aktivitet të tillë, njerëzit duhet t’a shohin se ku përfundojnë.