Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zvogëlohet numri i personave që lexojnë libra, më shumë se 1 milion shqiptarë mbi 25 vjeç nuk kanë lexuar asnjë vitin që shkoi

2018/08/21 at 11:49 AM
në Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Zvogëlohet numri i personave që lexojnë libra, më shumë se 1 milion shqiptarë mbi 25 vjeç nuk kanë lexuar asnjë vitin që shkoi

Të lexuarit e një libri po shuhet pak e pak sidomos edhe për shkak të ndikimit të teknologjisë, internetit, por edhe rrethanave të tjera që lidhen me nivelin e arsimimit dhe gjendjen ekonomike.

Sipas të dhënave të INSTAT, të evidentuara në një anketë të posaçme shihet se vitin e kaluar mbi 1 milionë shqiptar nuk kanë arritur të lexojnë asnjë libër.

Teksa pjesa tjetër mësohet se ka lexuar shumë pak. Rreth 320 mijë shqiptarë të moshës mbi 25 vjeç raportuan se nuk kanë lexuar më pak se 5 libra vitin e kaluar. Teksa pjesa e tyre që kanë lexuar më shumë se kaq sa vjen e zvogëlohet.

Rreth 102 mijë shqiptarët raportojnë se kanë lexuar 5-10 libra gjatë vitit të kaluar, ndërsa rreth 44 mijë shqiptarë kanë lexuar më shumë se 10 libra gjatë vitit të kaluar.

Gjithashtu leximi i gazetave vijon të jetë i kufizuar. Vetëm 583 mijë raportuan se lexojnë gazeta çdo ditë, duke përfshirë edhe leximet online. Ndërsa një pjesë e madhe e shqiptarëve, 213 mijë raportuan se lexojnë lajme njëherë në muaj dhe më rrallë se kaq lexojnë 127 mijë shqiptarë.

Lexojnë më shumë ata me arsim të mesëm dhe të lartë

Rënia e numrit të shqiptarëve që lexojnë konfirmohet edhe nga tregues të tjerë. Sipas të dhënave statistikore të kulturës nga INSTAT, numri i frekuentimeve në bibliotekën më të rëndësishme në vend pothuajse është përgjysmuar gjatë vitit 2017. Numri i frekuentimeve në Bibliotekën Kombëtare zbriti në 88 mijë, nga mbi 150 mijë që kishte qenë në vitin 2016. Ndërsa Eurostat raporton se në BE, banorët shpenzojnë mesatarisht 200 euro për frymë për libra, ndërsa rreth 20 % e popullsisë janë lexues të rregullt të librave.

Në vendet perëndimore, rënia do të ishte tregues i sjelljes elektronike, që do të thotë se priren që të lexojnë në web më tepër se sa libra fizik, pra e-libra. Por, në rastin shqiptar e-libri nuk është shumë i pranishëm sepse, sipas përfaqësuesve të shtëpive kryesore, pirateria dhe aksesi i pakët në faqe si Amazon, janë penguesit kryesorë.

Në vitin 2016, Eurostat përllogarit se të gjitha familjet në Bashkimin Europian (BE) shpenzuan 90 miliardë euro ose 1.1% të shpenzimeve totale të tyre të konsumit në libra, gazeta dhe shkrimi. Kjo përfaqëson 0.6% të GDP-së së BE-së ose rreth 200 euro për banor të BE-së. Nga ana tjetër, shpenzimet e familjeve për këto objekte ishin më pak se gjysma e shpenzimeve të tyre në shërbimet rekreative dhe kulturore. Shpenzimet për libra, gazeta janë në rënie. Në vitin 1995, 1.8% e shpenzimeve totale të konsumit të familjeve në BE ishte e përkushtuar ndaj këtyre artikujve./Monitor.al

Etiketa: 1 milion shqiptarelexojne librazvogelohet numri

Ju sugjerojmë

Edlira Cepani në 15-vjetorin e martesës: Dashuria që krijuam s’njeh kufij mes botëve
Kryesore

Edlira Cepani në 15-vjetorin e martesës: Dashuria që krijuam s’njeh kufij mes botëve

18 Korrik, 2025 1:31 pm
Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale
-Shëndeti

Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale

15 Korrik, 2025 11:18 am
Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri
Kryesore

Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri

3 Korrik, 2025 7:15 pm
Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6
Sociale

Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6

3 Korrik, 2025 6:29 pm
“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve
Sociale

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

21 Qershor, 2025 9:31 am
Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët
Kryesore

Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët

20 Qershor, 2025 4:01 pm
Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025
Kryesore

Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025

20 Qershor, 2025 8:32 am
Manastirliu: Modelin e shkollës verore do ta zgjerojmë edhe në shkolla të tjera
Kryesore

Manastirliu: Modelin e shkollës verore do ta zgjerojmë edhe në shkolla të tjera

19 Qershor, 2025 12:10 pm
“Elevate by Floriana Garo”:Ankthi dhe depresioni po përhapen në heshtje në Shqipëri!
Sociale

“Elevate by Floriana Garo”:Ankthi dhe depresioni po përhapen në heshtje në Shqipëri!

18 Qershor, 2025 3:11 pm
Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” i shqiptarëve
Kryesore

Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” i shqiptarëve

18 Qershor, 2025 2:02 pm
Para
Çfarë po ndodh në rrugët shqiptare? Shoferi shmang tragjedinë, përplas me shkëmbin autobusin plot me turistë

Çfarë po ndodh në rrugët shqiptare? Shoferi shmang tragjedinë, përplas me shkëmbin autobusin plot me turistë

Aksident tragjik në Fier/ Vdes gruaja shtatzënë dhe plagoset një fëmijë

Aksident tragjik në Fier/ Vdes gruaja shtatzënë dhe plagoset një fëmijë

Përdhunoi pacienten nën efektin e ilaçeve, lihet i lirë mjeku

Përdhunoi pacienten nën efektin e ilaçeve, lihet i lirë mjeku

TE FUNDIT

‘Kartolina magjike nga Kelmendi’, Rama publikon pamjet

‘Kartolina magjike nga Kelmendi’, Rama publikon pamjet
20 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një video me pamje mahnitëse nga Kelmendi, një prej zonave më piktoreske...

Lexo më shumë

Pretendonte pronësinë e ndërtoi pa leje në Drilon, arrestohet nga policia

Pretendonte pronësinë e ndërtoi pa leje në Drilon, arrestohet nga policia
20 Korrik, 2025

Ndërtoi pa leje në një sipërfaqe toke në zonën e mbrojtur të Drilonit, për të cilën pretendonte pronësinë, Policia e...

Lexo më shumë

Golem/ “Takimi i gabuar” çon në pranga 3 persona për kultivim kanabisi, 2 në kërkim

Golem/ “Takimi i gabuar” çon në pranga 3 persona për kultivim kanabisi, 2 në kërkim
20 Korrik, 2025

Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit të lëndëve narkotike në Durrës. Konkretisht policia finalizoi operacionin...

Lexo më shumë

Në koma për 20 vite, ndahet nga jeta “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite

Në koma për 20 vite, ndahet nga jeta “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite
20 Korrik, 2025

Alwaleed bin Khaled bin Talal Al Saud, princi saudit, i njohur ndërkombëtarisht si “Princi i fjetur”, është ndarë nga jeta...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com