Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zv/ministri i Arsimit dhe deputetja e PS heshtin për vjedhjen intelektuale

2018/10/09 at 10:50 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Zv/ministri i Arsimit dhe deputetja e PS heshtin për vjedhjen intelektuale

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti dhe zëvendësministri i Arsimit Ervin Demo dyshohen se kanë bërë plagjiaturë në botimet e tyre shkencore. Ata kanë përvetësuar idetë dhe punën e të tjerëve, pa cituar burimin origjinal, duke shkelur të drejtat e autorëve dhe produktet e tyre intelektuale.

Ky rast u denoncua nga Taulant Muka, mjek dhe studiues, në vazhdën e një raporti për kërkimet shkencore në Shqipëri.

Sipas Mukës, artikulli shkencor me titull “Universitet dhe transferimi i teknologjisë”, botuar në vitin 2011, shkruar nga Ervin Demo, që në atë kohë mbante titullin Doktor dhe nga Blerina Gjylameti, që në atë kohë ishte kadidate për doktorante, në të vërtetë nuk është punë origjinale e tyre.

Ky artikull është kopjuar, pa u cituar, nga një raport i shkruar nga Diana Palmintera në vitin 2005. Pagjiatura e bërë nga Demo dhe Gjylameti është vërtetuar përmes programeve software që përdoren për të dalluar se sa autentik dhe original është një shkrim.

Në Shqipëri, bazuar në Kodin e Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor, plagjatura kondisiderohet si “shkelje e rëndë e integritetit në kërkimin shkencor”.

Rastet në botë

Por, pavarësisht se plagjiatura nuk përbën vepër penale, i ka kushtuar karrierën disa ministrave në Evropë.

Kështu, në vitin 2011, ministri gjerman i Mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg dha dorëheqjen pasi u akuzua se kishte kopjuar disa fragmente nga publikimet e personave të tjerë dhe i kishte përfshirë në doktoraturën e tij në vitin 2006. Guttenberg, për me tepër, hoqi dorë nga titulli Doktor.

Në vitin 2013, Annette Schavan, ministrja gjermane e Arsimit, dha po ashtu dorëheqjen, sepse Universiteti i Dusseldorfit, i hoqi punimin e doktoraturës, pasi rezultoi se Schavan kishte bërë plagjiaturë.

Dy javë më parë, në shtator 2018, ministrja spanjolle e Shëndetësisë Carmen Montón dha dorëheqjen pasi në temën e saj të Masterit kishte bërë plagjiaturë duke përfshirë pasazhe të tëra nga Wikipedia dhe punime shkencore të të tjerëve si punë të vetën origjinale.

Në Shqipëri, rasti i Demos dhe Gjylametit, përveç si shkelje e Kodit, vlen të përmendet dhe për faktin se të dy autorët kanë poste publike të rëndësishme. Karriera e tyre ka lindur në arsim dhe të dy kanë pasur poste të rendësishme në sektorin e arsimit— Ervin Demo është aktualisht zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe që prej vitit 2004 ka qenë pedagog në Fakultetin e Ekonomisë dhe më pas u emërua zëvendërektor në UT; Blerina Gjylameti, është sot deputete e Partisë Socialiste dhe që prej vitit 2008 ka qenë pedagoge në të njëjtin fakultet./ exit.al

Etiketa: demogjylametiplagjiatturevjedhje

Ju sugjerojmë

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë
Aktualitet

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë

20 Nëntor, 2025 8:10 pm
Balluku takim në zyrën e Ramës, Shehaj: Menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë
Aktualitet

Balluku takim në zyrën e Ramës, Shehaj: Menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë

20 Nëntor, 2025 7:19 pm
Moti i keq/ Rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë, rrezikohet dalja nga shtrati
Aktualitet

Moti i keq/ Rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë, rrezikohet dalja nga shtrati

20 Nëntor, 2025 7:15 pm
SPAK njoftim zyrtar për Ballukun:Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit…
Aktualitet

SPAK njoftim zyrtar për Ballukun:Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit…

20 Nëntor, 2025 6:33 pm
“Jan nis me t’vra”/Kërcënohet sërish me jetë presidentja Osmani.Ja mesazhi në e-mail
Kryesore

Më 28 dhjetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë

20 Nëntor, 2025 1:56 pm
Novosela nën ujë, ushtria nis largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve
Aktualitet

Novosela nën ujë, ushtria nis largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve

20 Nëntor, 2025 1:41 pm
GJKKO e pezulloi nga detyra, Balluku shkon në Kryeministri
Aktualitet

GJKKO e pezulloi nga detyra, Balluku shkon në Kryeministri

20 Nëntor, 2025 12:44 pm
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend

20 Nëntor, 2025 11:31 am
Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun
Kronikë

Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun

20 Nëntor, 2025 11:24 am
Rrezik nga prurjet në Mifol, Çako paralajmëron evakuime nëse lumi del nga shtrati
Aktualitet

Rrezik nga prurjet në Mifol, Çako paralajmëron evakuime nëse lumi del nga shtrati

20 Nëntor, 2025 11:01 am
Para
Video/ Pështyu picën e klientit, shpërndarësi rrezikon 18 vite burg

Video/ Pështyu picën e klientit, shpërndarësi rrezikon 18 vite burg

Në mbrojtje prej datës 1 tetor, FNSH rrethon sot shtëpinë e Xhisielës

Në mbrojtje prej datës 1 tetor, FNSH rrethon sot shtëpinë e Xhisielës

Jona Spahiu poston foton e ëmbël me të birin

Jona Spahiu poston foton e ëmbël me të birin

TE FUNDIT

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA
20 Nëntor, 2025

Ukraina njoftoi sot se ka marrë një projektplan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i  dhënë fund luftës me...

Lexo më shumë

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij
20 Nëntor, 2025

Kanë kaluar mbi 12 vjet nga aksidenti i rëndë me ski që i ndryshoi jetën legjendës së Formula 1, Michael...

Lexo më shumë

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë
20 Nëntor, 2025

Pas rreth shtatë orësh bisedime me Belinda Ballukun, kryeministri Edi Rama sapo është larguar nga ambientet e kryeministrisë. Ndërsa zv.kryeministrja...

Lexo më shumë

Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?

Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?
20 Nëntor, 2025

Ministrat e jashtëm të BE-së diskutojnë të enjten mbështetjen për Ukrainën. Koha nuk pret, ky vend mund të mbetet pa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com