Zvicra do të zbresë në fushë në ndeshjen hapëse pa Xherdan Shaqirin si titullar.
Ylli i Chicago Fire është lënë jashtë 11 titullare që Murat Yakin ka përzgjedhur për të hedhur në fushë përballë Hungarisë, në ndeshjen që luhet në stadiumin RheinEnergie të Këlnit.
I vetmi shqiptar në fushë për Zvicrën do të jetë Granit Xhaka, i cili mban në krah edhe shiritin e kapitenit të kombëtares helevete. Ndërkohë në stol përveç Shaqirit, ndodhet edhe Jashari.
Ndërkohë, Marco Rossi ka zgjedhur të hedhë në fushë “artilerinë e rëndë”, të kryesuar nga lideri i mesfushës dhe kapiteni Domenik Szoboszlai.
Ndeshja që startoi në 15:00 pritet të jetë emocionuese, pasi dy skuadrat konsiderohen si rivalet që mund të luftojnë me Gjermaninë pritëse për të dalë kokë e Grupit A.