Kryesore

Zvicra nxjerr Francën jashtë Evropianit, Xhaka lojtari i ndeshjes


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:30 - 29/06/21 |
Opi Nion

Franca, një nga pretendentet kryesore për fitimin e kampionatit europian, është eliminuar nga Zvicra në fazën e 1/8 me penallti në Euro 2020. Zvicra befasoi në këtë europian pas serisë së 11-metërshave.

Fillimisht për Zvicrën shëmoi Seferovic. Një goditje me kokë në minutën e 15’çoi topin në rrjetë. Sikur të mos mjaftonte kjo, në pjesën e dytë (55’) Zvicra fiton penallti, por Ricardo Rodriguez nuk mposht dot portierin Lloris, duke humbur rastin më të artë për të dyfishuar rezultatin.

Kjo shënoi pikën e kthesës për Francën, që 4 minuta më vonë barazoi me anë të Benzema. Dy minuta më vonë, ishte sërish Benzema që finalizoi një aksion të përkryer të francezëve dhe i dha avantazhin kampionëve në fuqi të botës. Por Seferovic dhe Gavranovic, në 10 minutat e fundit të takimit, barazuan rezultatin, duke e çuar ndeshjen në shtesë.

Në 30 minutat e shtesës nuk ndryshoi rezultati dhe takimi u zgjidh me anë të 11-metërshave. Vetëm Mbappe gaboi për Francën dhe Zvicra tashmë do të vijojë garën për t’u përballur me Spanjën në çerekfinale.

Ndërkohë Granit Xhaka është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes Francë-Zvicër. Xhaka asistoi në golin e tretë të Zvicrës për Mario Gavranovic, gol i cili çoi ndeshjen në shtesa dy herë nga 15 minuta./Opinion.al

Pas