Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zvicra i ka shitur Serbisë teknologji për përgjime

2025/02/03 at 10:54 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zvicra i ka shitur Serbisë teknologji për përgjime

Kriza politike në Serbi po thellohet. Të martën e kaluar kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviq dha dorëheqjen. Ndërsa në fudjavë janë mbledhur dhjetëra mijëra demonstrues në Novi Sad, për të shënuar tremujorin e vdekjes së 15 personave nga shembja e një kulmi në një stacion të trenit në këtë qytet.


Kryeministri dha dorëheqje pas protestave të shumta, por kjo nuk ka gjasa të kënaqë lëvizjen e protestës, studentët dhe qindra mijëra njerëz të tjerë që po protestojnë prej tre muajsh. Studentët dhe demonstruesit kërkojnë më shumë – ata kërkojnë reforma të thella dhe shpresojnë ndryshimin e politikës në Serbi, e cila është e afërt me Rusinë, shkruan Fabian Eberhard, kryeredaktor i edicionit javor të gazetës zvicerane Blik.

Përgjimet e regjimit të Vuçiçit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është kapur pas pushtetit dhe po përdor metoda jashtëzakonisht të diskutueshme në përpjekje për të ndalur protestat dhe evituar rënien e tij. Në fund të vitit 2024, organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International dhe rrjeti investigativ BIRN njoftuan se qeveria e tij po monitoronte aktivistët dhe gazetarët. Sipas analizës së të dhënave, autoritetet serbe kanë instaluar ilegalisht spyware në dhjetëra telefona të kritikëve të regjimit, shkruan gazeta. Programet e vëzhgimit shkarkonin foto dhe mesazhe me tekst, dhe përgjonin mikrofonat e shikonin kamerat e kundërshtarëve të Vuçiqit.

Ministria e Brendshme e Serbisë dhe shërbimi inteligjent (BIA) i kanë hedhur poshtë akuzat si “të pakuptimta” dhe “të pasakta”. Por dyshimet kanë mbetur.

Teknologji spiunazhi me vlerë dy milionë franga

Hulumtimet e fundit tregojnë se qeveria serbe po mbështetet edhe tek teknologjitë zvicerane për operacionet e saj të spiunimit. Në vitin 2023, autoritetet zvicerane miratuan dërgimin në Serbi të të ashtuquajturave IMSI-catchers, me një vlerë prej gati dy milionë franga. Këto pajisje shumë të sofistikuara mundësojnë zbulimin e vendndodhjes, përgjimin dhe monitorimin e telefonave celularë. Këto janë pajisje që mund të përdoren për të lexuar Identitetin Ndërkombëtar të Pajtimtarit celular (IMSI) nga karta SIM e një telefoni celular dhe për të përcaktuar vendndodhjen e tij brenda një qelize specifike të rrjetit celular. Zakonisht përdoret në luftën kundër krimit.

Sekretariati Zviceran për Çështjet Ekonomike (Seco) konfirmoi dorëzimin e këtyre pajisjeve. Sipas zëdhënësit Fabian Mayenfisch, pajisjet e vëzhgimit u eksportuan në institucionet shtetërore në Serbi. Ai nuk ka specifikuar, por me siguri ka qenë Ministria e Punëve të Brendshme apo shërbimi inteligjent BIA. Nuk dihet gjithashtu se cila kompani zvicerane e ka zbatuar kontratën.

Blik shkruan seshitja e teknologjisë zvicerane të vëzhgimit shtetit serb është e diskutueshme. Rregullorja për eksportin dhe ndërmjetësimin e mallrave për mbikëqyrje të internetit dhe celularëve ndalon shpërndarjen nëse ekziston dyshimi i arsyeshëm se teknologjia do të përdoret për shtypje në vendin e përdoruesit përfundimtar.

Sot eksportet ndoshta do të refuzoheshin

Për vendimin për eksportimin e IMSI, Seco u konsultua me Ministrinë e Punëve të Jashtme (EDA), Ministrinë e Mbrojtjes (VBS) dhe shërbimin e inteligjencës (NDB). Në fund qeveria dha dritën jeshile. Zëdhënësi i Seco, Mayenfish tha: “Gjatë shqyrtimit individual nuk kishte prova të mjaftueshme që përdoruesi do ta përdorte këtë teknologji për presione e shtypje.”

Sot ndoshta vendimi do të ishte ndryshe. Dëshmia se autoritetet në Serbi po përdorin spyware kundër kritikëve të regjimit tani janë shumë të qarta. Aktivistët dhe gazetarët u thirrën në polici për të ashtuquajturat “intervista informative”, një praktikë e kohës së komunizmit në të cilën personazhet e opozitës u morën në pyetje pa një arsye të qartë. Sipas një raporti të Amnesty International, nga policia u përdor edhe softueri izraelit Pegasus, si dhe softueri serb i vëzhgimit Novispy.

Tani ka mbetur vetëm Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç po qeveris gjithnjë e më shumë duke përdorur metoda autoritare. Media, gjyqësori dhe administrata janë kryesisht nën kontrollin e besnikëve të tij. Por protestat e nisura tre muaj më parë tani po e kërcënojnë seriozisht edhe atë. Vendi është dëshmitar i demonstratave më të mëdha që nga kryengritja kundër Slobodan Millosheviqit në vitin 2000.

Vuçiq, i cili ka qenë në pushtet në funksione të ndryshme që nga viti 2012, ka akuzuar protestuesit se janë nën kontrollin e shërbimeve të huaja inteligjente.

Me tërheqjen e kryeministrit Millosh Vuçeviq, qeveria serbe shpreson të qetësojë opozitën. A do të ndihmojë kjo sakrificë e kryeministrit? Pas dorëheqjes së tij, protestat kanë vazhduar. Lëvizja protestuese ka vetëm një fajtor për situatën në vend: Aleksandar Vuçiqin, përfundon Blik. DW



Ju sugjerojmë

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem
-U tha në Opinion

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

4 Shkurt, 2026 10:42 pm
Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis
Bota

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis

4 Shkurt, 2026 10:38 pm
Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?
Bota

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?

4 Shkurt, 2026 10:08 pm
Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT
Aktualitet

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT

4 Shkurt, 2026 9:39 pm
Drafti i Amnistisë Penale/ Cilat janë kategoritë që përfitojnë, përjashtohen…
Kronikë

Drafti i Amnistisë Penale/ Cilat janë kategoritë që përfitojnë, përjashtohen…

4 Shkurt, 2026 8:23 pm
Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë
Aktualitet

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë

4 Shkurt, 2026 6:53 pm
“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump
Bota

“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump

4 Shkurt, 2026 6:27 pm
Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit
Aktualitet

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit

4 Shkurt, 2026 6:13 pm
Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave
Bota

Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave

4 Shkurt, 2026 5:25 pm
Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start
Bota

Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start

4 Shkurt, 2026 4:26 pm
Para
“Nuk meritoni ta udhëheqni vendin”, Rama i përgjigjet qytetares: Pellgjet e opozitëzave të reja imitojnë bufin stërplak

"Nuk meritoni ta udhëheqni vendin", Rama i përgjigjet qytetares: Pellgjet e opozitëzave të reja imitojnë bufin stërplak

FOTOT/ Debutimi i Bianca Censori në Grammy Awards shënon skandalin e radhës

FOTOT/ Debutimi i Bianca Censori në Grammy Awards shënon skandalin e radhës

Akuzohen për vrasjen e Ramazan Matajt, Apeli lë në qeli vëllezërit Hasaj

Akuzohen për vrasjen e Ramazan Matajt, Apeli lë në qeli vëllezërit Hasaj
















TE FUNDIT

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem
4 Shkurt, 2026

Të huaj që jetojnë në Shqipëri nuk është habi, por padyshim që të bën të kthesh kokën kur ai identifikohet...

Lexo më shumë

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis
4 Shkurt, 2026

Administrata Trump ka tërhequr menjëherë 700 oficerë federalë të imigracionit nga Minneapolis. Kjo u bë e ditur nga “Cari i...

Lexo më shumë

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?
4 Shkurt, 2026

Irani, i cili pritet të rifillojë bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara të premten në Oman, ka paralajmëruar vazhdimisht se...

Lexo më shumë

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT
4 Shkurt, 2026

Ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu, 96 vjeç, është paraqitur ditën e sotme me urgjencë në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com