Katër shqiptarë janë arrestuar në Zvicër gjatë një aksioni policor pas zbulimit të një rrjeti të tregtisë së heroinës.
Policia e Kantonit të Bernës ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, përkatësisht 27 vjeç dhe një tjetër 24 vjeç, si dhe një shtetas kosovar, 37 vjeç. Policia është në dijeni se për një kohë të gjatë këta tre persona kanë tregtuar heroinë.
Vetëm në periudhën midis marsit dhe dhjetorit 2014 ata akuzohen të kenë tregtuar rreth 4 kilogramë heroinë.
Shqiptari i katërt është arrestuar në Kantonin e Tesinës ku i janë gjetur 80 mijë franga. Ai fajësohet se nga marsi 2014 deri në majin e vitit 2015 ka mbledhur paratë e më shumë se 100 korrierëve të drogës, duke grumbulluar gjithsej rreth 500 mijë franga.