Mesditën e sotme është regjistruar një vatër e madhe zjarri në zonën e Zvërnecit në qytetin e Vlorës.
I ndihmuar dhe nga era, zjarri rrezikon të djegë një sipërfaqe të madhe me pisha në pyllin e Sodës.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohë që ka nisur dhe një hetim për zbulimin e shkaqeve të këtij zjarri./ Opinion.al