Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zv/ministri: Këto janë kamerat që do të heqë policia

2023/01/30 at 10:54 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zv/ministri: Këto janë kamerat që do të heqë policia

Në emisionin “Opinion”, zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka deklaruar se autoritetet do të heqin çdo kamera që është vendosur në mënyrë jo ligjore ose pa vërtetimin e sigurisë.

Lamallari tha se zyrtarisht ka 299 kamera të çmontuara në të gjithë Shqipërinë dhe janë proceduar 50 persona në kuadër të operacionit të koduar “Fijet”.

Artan Hoxha: Zoti Lamallari, këto kamera që keni hequr deri tani, nga cilët persona me precedentë penalë, ose zona ku janë të vendosura grupe kriminale, janë, nëse mund t’i identifikoni se ju nuk i hiqni kot ato? Dhe e dyta, ju do të hiqni kamerat që janë përdorur nga pjesëtarë të botës së krimit, apo do të hiqni çdo lloj kamera e cila gjendet e paligjshme aty. Sepse mund të ketë edhe kamera që i kanë vendosur qytetarë të tjerë për arsye të tjera, për të mbrojtur pronën, banesën, por nuk i kanë vendosur konform ligjit. Kjo gjë do bëhet vetëm për ata me precedentë penalë apo çdo kamerë që është në mënyrë të paligjshme?

Besfort Lamallari: Shumë e drejtë pyetja. Në fakt kërkohet një përgjigje për këtë pasi kam ndjekur debatin këto ditë dhe është e paqartë e duhet sqaruar. Çdo kamera e cila nuk është në përputhje me ligjin, pra si ato që janë nga subjekte që kapërcejnë fuqinë e ligjit, apo nuk kanë marrë vërtetimin e sigurisë, apo e kalojnë perimetrin ku mund ta vendosin kamerën, pra subjekte private…

Blendi Fevziu: Perimetri që mund të vendosësh kamerën është perimetri privat i personit ose biznesit?

Besfort Lamallari: Nëse ti futesh në hapësirën publike, merr dhe trotuarin dhe pjesën e biznesit tjetër… Kjo sigurisht ka dhe një qëllim parandalues të konflikteve të çastit ose të vjedhjeve, gjobvënieve, çdo element i thjeshtë që mund të burojë nga paligjshmëri të tilla.

Blendi Fevziu: Pra çdo element tjetër do hiqet nëse nuk është në përputhje me ligjin me përjashtim kur je brenda gardhit privat pa prekur pjesën publike?

Besfort Lamallari: Sigurisht dhe elementi tjetër është elementi i atyre me precedentë të theksuar kriminalë, por pse është e nevojshme ta sqarojmë këtë. Si është vepruar si metodikë për të ardhur këtu? Unë përmenda pjesën e dokumentimit të veprimtarisë nga ana e policisë ku çdo drejtori vendore ka bërë dokumentimin e këtyre rasteve dhe këto janë krahasuar me lista që disponojnë drejtoritë vendore të policisë dhe komisariatet, pra të cilat duke hequr ato subjekte që sipas ligjit kanë të drejtë të marrin kamera, ose e kanë si detyrim si masë shtesë për sigurinë publike…

Blendi Fevziu: Përtej kësaj edhe në ambientet që konsiderohen private nuk po them shtëpitë, por biznese private. Restorante, bare. Hoxha na ka sjellë një rast që kamerat e vendosura që kapin dhe me zë marrin klientët që janë në privatësinë e tyre. I filmojnë, i regjistrojnë zërin dhe mund të përdoren në një rrethanë tjetër. Ka një detyrim të këtyre që të shkruajnë që ambienti përgjohet me kamera ose regjistrues?

Besfort Lamallari: Ka një detyrim për këtë. Edhe gjatë këtyre ditëve kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm edhe me autoritetet e tjera si ato vendore dhe me komisionerin për mbrojtjen e të dhënave personale ku qartësisht shprehet se ka një shkelje të të drejtave të njeriut në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale, pra përpunimin e këtyre të dhënave pa pëlqimin e atyre personave që u merren, qofshin këta qytetarë të thjeshtë apo edhe persona që kanë biznese ngjitur.

Ju sugjerojmë

Këto janë dy shenjat e horoskopit më me fat
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 27 mars 2023

27 Mars, 2023 8:24 am
Qëllohet me armë godina e Top Channel, humb jetën roja i sigurisë
Aktualitet

Qëllohet me armë godina e Top Channel, humb jetën roja i sigurisë

27 Mars, 2023 8:08 am
PD ende e përçarë, Alibeaj: Nuk kam asnjë personale me Sali Berishën
Kryesore

Alibeaj zyrtarizon emrat e kandidatëve për 16 bashki,’ngec’ në Kurbin dhe në Vaun e Dejës

27 Mars, 2023 12:53 am
Dyshime për shpërthim të mundshëm në Aeroportin e Prishtinës
Rajoni

Dyshime për shpërthim të mundshëm në Aeroportin e Prishtinës

26 Mars, 2023 9:41 pm
Si u zgjodh Roland Bejko kandidat për Tiranën për grupin e Alibeaj, zbardhet votimi
Aktualitet

Si u zgjodh Roland Bejko kandidat për Tiranën për grupin e Alibeaj, zbardhet votimi

26 Mars, 2023 9:32 pm
Tunizi: Të paktën 29 emigrantë vdesin pas fundosjes së dy anijeve
Bota

Tunizi: Të paktën 29 emigrantë vdesin pas fundosjes së dy anijeve

26 Mars, 2023 9:23 pm
Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
Aktualitet

Emri/Kryesia e PD e drejtuar nga Alibeaj zgjedh kandidatin për Bashkinë Tiranë

26 Mars, 2023 9:01 pm
Rrëshen/ Babë e bir qëlluan me armë në drejtim të një automjeti
Kronikë

Rrëshen/ Babë e bir qëlluan me armë në drejtim të një automjeti

26 Mars, 2023 8:18 pm
Berisha komenton kandidatët e PS: Diku u emëruan me dajak, në zona të tjera me …
Aktualitet

Berisha komenton kandidatët e PS: Diku u emëruan me dajak, në zona të tjera me …

26 Mars, 2023 7:52 pm
I shpërthen lënda plasëse duke peshkuar në liqenin e Fierzës, humb jetën 50-vjeçari
Aktualitet

I shpërthen lënda plasëse duke peshkuar në liqenin e Fierzës, humb jetën 50-vjeçari

26 Mars, 2023 7:27 pm
Para
Horoskopi, 2 korrik 2019

Horoskopi, 31 janar 2023

Vranësira e ulje temperaturash, si parashikohet moti për ditën e sotme

Parashikimi i motit, 31 janar 2023

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë








TE FUNDIT

Horoskopi për sot, 27 mars 2023

Këto janë dy shenjat e horoskopit më me fat
27 Mars, 2023

Dashi Mendja juaj ka të ngjarë të jetë te financat tuaja sot dhe mund të kërkoni mënyra të panjohura më...

Lexo më shumë

Qëllohet me armë godina e Top Channel, humb jetën roja i sigurisë

Qëllohet me armë godina e Top Channel, humb jetën roja i sigurisë
27 Mars, 2023

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit pranë godinës së televizionit Top Channel në Mëzes....

Lexo më shumë

Alibeaj zyrtarizon emrat e kandidatëve për 16 bashki,’ngec’ në Kurbin dhe në Vaun e Dejës

PD ende e përçarë, Alibeaj: Nuk kam asnjë personale me Sali Berishën
27 Mars, 2023

Partia Demokratike e Enkelejd Alibeaj ka konfirmuar se në Bashkinë e Tiranës do të futet me një kandidat të sajin...

Lexo më shumë

Dyshime për shpërthim të mundshëm në Aeroportin e Prishtinës

Dyshime për shpërthim të mundshëm në Aeroportin e Prishtinës
26 Mars, 2023

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është duke u dyshuar për një shpërthim të mundshëm. Rastin për Klankosova.tv e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com